Vjeshta e mbrame e poetit Ramadan Musliu

0
479
Ramadan Musliu

Nga Agron TUFA

Ikja e papritur e Ramadan Musliut, poetit dhe kritikut të shënuar të letrave tona më goditi dhe mua, si shumëkënd tjetër besoj, që e ka çmuar letërsinë e tij, kontributin krijues e intelektual të Danit. Ai ishte një natyrë e urtë, sqimatare, një burrë jashtëzakonisht i këndshëm e i çiltër kur gjente kuvendues.

Kam mësuar shumë prej dijeve të tij në mes të viteve ’90. Përtej fj alëve dhe mpirjes që më pushton, dua t’ju sjell një pjesë nga ajo pavdekësi e poetit Ramadan Musliu, i cili gjatë gjithë karantinës së këtij viti na solli zërat e padekësisë me poetë nga gjithë kulturat.

E hidhur të mendosh se kjo paska qenë vjeshta e mbrame e poetit. Prandaj për vete dhe për miqtë e poezisë po sjellim një pjezës të tij, ku mendoj se harrimi nuk është i pushtetshëm: Poezitë. Dhe mendoj se mbijetesa e poetit s’ka ku provohet më mirë, përveçse në silabet e vargjeve të tij.

Lamtumirë Dan, poet e njeri fisnik!


METAMORFOZAT E VJESHTËS

Me gishtërinjtë prej kristali
dielli gdhend fytyrën e vet
në gjethet plastike të hardhisë.Fryma ime
ngjitet trungut
kah palca
për ta thithë rrëshirën e kësaj dite vjeshte
Ai lëng i ardhur në tetrapak
mbështjellë me cipë alumini
që ruan ujin të mos thartohet
nga fryma e borës
Frutat po piqen
dhe avulli me përtaci është shtrirë
nëpër gjithë sipërfaqen e sheshit
Th ell në ne
si në një shporet të ndryshkur
nën dritën e llambës elektrike
zbardhet drama e ndërrimit natyral
të gjendjeve agregate të ajrit
Energjia e fshehur në asht
zgjohet dhe lëviz
zingjirin e ndryshkur
të metabolizmit
Ja tani po fi llon me shumë lëngje
fotosinteza
në gjethin prej plastike
dhe ngjyra jonë
ndërron: kuq e zi
vetëm kuq e zi, vëlla
në gjethin që mbulon
pjesët e padiellosura të trupit.

VJESHTË E VONË

Si një petk i vjetruar plot arna
rri e varur vjeshta
në gozhdën e ndryshkur të stinës
E tund era
netëve me hënë
fëshfërin si celofan
me të cilin mbështjellë e kam
një medalon të harruar
Statujës metalike mbi komodinë
ia numron vitet
që mosha ia gdhendi
në boshtin e saj pa unaza
Këmishën varur ma ka
në akrepat e orës
që trupin tim e kërkon
nën hijen e zverdhur të lisit
Dhe pas pak nga ora
do të dalë qyqja të këndojë
këngën e ushtarit të vjetër
që fi toret gdhendur i ka
në dorëzën e fi ldishtë të shpatës.

PARALAJMËRIMI I DIMRIT

Kam frikë nga dimri
nga mumiet e ngrira të borës
që dalin natën
nga hijet e pemëve
nëpër rrugë. Një hap larg është vjeshta
nga hija e trashë e arrës
që shtrihet përtace nën gjethet e kalbura të kopshtit
që i mbulon fshehtësitë nën lëkurë
Mbase rrëkeja e parë e shiut
mnund ta shpërlajë atë gjurmë të thembrave
që shkon deri
deri te kanalin
buzë rruge
Ku e derdh kohën time të lirë. Diçka si acid
më është derdhur në gjuhë
dhe s’ më lë të më zërë gjumi
e t’i harroj
të gjithë rrathët e pagërvishura
në trungun tim të moshës.

BARDH E ZI

Na buzëqesh nga ekrani
na përshëndet
me dorën në zemër
me pjesën e brendshme të syrit
fotografon pamjen tonë
sipas teknikës bardh e zi
Për të kremtë
rri gju më gju me ne
dhe ngre dolli
për gjithë ata që s’ janë më
në mesin tonë
Të etur
na kalon
matanë lumit
Na prin në labirinth
dhe na merr për dore
kur shkojmë kryelart
nga humnera

CIKËL POETIK NGA RAMADAN MUSLIU

Ramadan Musliu

ZEMRA E GJËRAVE

Vendi ku shpërthen shpirti
ka formë eliptike
në një thjerrëz
prej nga pikon kristali
dhe drita astrale
aty është pika
ku drita kalon në akull
Gjërat materiale
nëpër vrimën e zezë në bebëz
treten në pafundësi
nga fuqia e ëmbël e gravitacionit
Dhe qenia ime
nëpër një gjandër të padukshme
bie e lirë në zemrën e gjërave

KOMETA E HALLEJIT

Fluturoi kometa e Hallejit
fl uturoi e shkreta
duke lënë bishtin plot pluhur
në qiellin e vizatuar në letër
Nuk e di në cilën koordinatë
u rrëzua hija e saj
se u përplas te këmbët e mia
që ngarendin nëpër vite
Edhe sot e tërheq këmbën zvarrë
nëpër oborrin mbushur me gropa
mbase e tërheq fatin
me shtatëqind dreqën përmbrapa
Po erdhi edhe një herë
do ta kap për bishti
e ta tërheq zvarrë
si Rexha kalin e vet
para se të hyjë në gjerdek
Shih si po më rreh zemra nga gëzimi
si uzengjia në timpanin e veshit
kur ora e mësimit të edukatës
merr fund

ANDRRA E JETËS

Me një krahër me brymë
kaloi tinëzisht vjeshta
nëpër flokët e mi: fijet e argjendta
ndahen në dysh mbi vetulla
dhe vazhdojnë krela-krela
rritjen në bronz
Dhe prapë dritë neoni
përzier me borë
ndriçon ballin tim
me shiritat magjikë të moshës. Lëng
vetëtimash
pikon nga damari i fshehur i dritës
në strall. Ndërsa netëve të vona
nën ndriçimin e ft ohtë
zgjohet në kafaz
dhe zë e këndon bilbili
për retë e bardha në qiell tek pikojnë
currila kristali
për gjethet e verdha të vjeshtës
që dridhen në erë nga frika e moshës
O imagjinatë që trillon në errësirë
peizazhe të gdhendura në metal
porta të hapura të parajsës
bunacën e detit në pëlhurë. Derisa të fryjë
era mbi xham dhe t’i fshijë
të gjitha mbetjet
nga andrra e madhe e jetës

PSHERËTIMA

Sa çel e mshel sytë u ngjit mbi çati
nëpër ato shkallë të thyera të moshës
për ta ndrequr tjegullën
prej nga pikon shiu
Një gëzim i papërshkrueshëm
lëkund gjandrat nga vendi
sa telat nga vjen drita jeshile
u këputën
Ato re të zeza, ai peizazh gri
ajo ëndërr e përhimtë e fëmijënisë
filluan të zbardhen nga psherëtima

NË ASHENSOR

Posa hyra në ashensor
iku rryma. Në terr të zihet fryma
sa s’ta merr mendja kurrë
sa të duket vetja si pupla
si të ishe hije në purgator
Përjashta dikush fl et
për mushkonjat që po vijnë nga plehrat
se gjithçka është bërë pleh
edhe jeta
edhe vdekja
ndjenjat dhe fantazia
se vetëm njeriu vazhdon të qëndrojë
në degën e vet të tharë
dhe prapë të hedhë gurin nga lart
dhe ta fshehë dorën
Optimizmi më jep sinjal se po soset
se sa pak jam i përgatitur për jetë
se një dreq hije
fshehur është në mushkëri
e se prej atje kërcënon
se do të më hedhë në humnerë
Dhe përnjëherë nëpër flegrat e hundës
një vrushkull ajri më thotë
se erdhi rryma
se drita e optimizmit u ngjall
nga drita e ndezur e llambës
dhe tani plot gëzim mund të ngjitem përpjetë
deri në dhomën time nën çati.