VJEN DIMRI KAH DERA

0
403
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Trokitja e papritur në derë më zgjoi nga gjumi. E di, se: Nuk është Ajo, E përcolla Natën. Mund të jetë Xhadia me dy shami lidhur për brezi. Ose, Hojdodolja. Zgjohem. Përgjumshëm, e hap derën: Është, Shërbyesja e hotelit.
– Zotëri, keni nevojë edhe për diçka?
– Jo, i përgjigjem, për asgjë mes këtij bërlloku historik shqiptar.

E urrej Veten, pse në këto çaste nuk jam as për një gotë raki rrushi. Mos, them: Dy shtamat me verë të Mikes Di me ferexhenë e zezë, hedhur krahëve. E hap dritaren, dhe i bërtas Liqenit përtej dallgëve. Matanë, kufirit Shqiptaro – Shqiptar:
– O Liqe, jam i Vetmuar! Përtej kufirit, i çmendur… Nuk e di pse, më dukesh si një shtamë me verë pa dy vegë?! Pakrëndësi, ka Sot: Vera, është e kuqe, apo e bardhë. Tymeflakë, të ma çojë Kryengritësin nga gjumi, në Luftë për Liri. Nuk dua, se: Po të dua, për një natë të shterë me fund, në BregLiqe të Drinit Zi.

E di, ju do të thoni, se: Kaherë ju kemi thënë, është i çmendur. E kanë pushtuar xhindet pasmesnate, qysh në djep. Lyrekun, natën e kanë hedhur duar më duar mbi çatia. Majë lisave. Nusja me pashterkë të kuqe, e ka rrahur gjithë natën e gjatë deri në vdekje. Pak para mëngjesit e ka dhunuar dhe e ka hedhur si një leckë të përdorur pas dere.

Përsëri. nuk më besoni si Shkrimtar i publikimit të shkrimeve të mia publicistike në mjetet e informacionit dhe Libra, edhe para tridhjetë viteve (1992)?! Kohë, e “ndryshimeve demokratike” politike, kur politikanët tanë të Partive “Demokratike” Shqiptare me “vëllazërit” i ndanin lugët dhe enët. Dhe, jo: Shtëpinë. Pasurinë e Babait: Arat, livadhet dhe malet.

Vëllezër të një Nane dhe Babai, një gjaku. Por, vjen koha: Kur, pasi të martohen dhe lindin fëmijë: Duhet, edhe të ndahen vëllai me vëllanë?! Ligje, Natyrore. Pse, atëherë: Shqiptarët dhe “maqedonasit”, nuk mund të ndahen edhe Sotekësajdite, me gra dhe fëmijë: “Vëllai Vogël” me “Vëllain e Madh”?! “Vëllazërim-bashkimi”, si ide komuniste, e cila dështoi gjatë pesëdhjetë viteve në praktikë. Edhe, ky “vëllazërim-bashkim” si ide Neokomuniste, dështoi gjatë këtyre tridhjetë viteve si “vëllezër” në një Shtet të “përbashkët”. “Vëllezërit”, nuk duan të jetojnë në një Shtëpi të përbashkët me shqiptarët. Edhe, unë pajtohem me vendimin e tyre Natyror. Nuk e them Unë, si shkrimtar: E thanë, më në fund dy liderët e Partive Politike “Maqedonase” më të madha në Maqedoninë e Veriut: Zaevi, “Shpëtimtari” i shqiptarëve dhe Mickovski (LSDM dhe BMRO-DPMNE) para kamerave televizive në debate parazgjedhore.

Po, të jetë nevoja pas zgjedhjeve parlamentare (15 korrik 2020): Njëri – tjetrit t’i huazojnë edhe disa deputetë në themelimin e Qeverisë. Vetëm e vetëm, që “Kryeministri i parë shqiptar”, edhepse vjen nga shkollat dhe strehimet e “vëllazërimit-bashkimit” jugosllav, të mos jetë me etiketën në ballë – shqiptar?! Punemadhe. Shqiptarëve, sipas Meje: Edhe, nuk u duhet një “Kryeministër Shqiptar”, në një kusi me ujë kënete komuniste, kur vlon dhe derdhet me vite mbi zjarr. Shqiptarët, kanë pasur edhe Kryetar Shteti të Jugosllavisë Komuniste (Sinan Hasani), dhe plotë poste politike edhe me më shumë përgjegjësi partiake, sesa të Sotmit Neokomunistë në Qeverinë e Maqedonisë Veriut. Edhe ushtarake, edhe policore. Nuk është ky problemi kryesor politik mes “vëllwzërve”, por është “vëllazërim-bashkimi” i rrejshëm me shekuj.

Atëherë, Veten e paqit në qafë. Unë, kam problem edhe me macen time Xhadinë, e cila ka lindur në dhomën time të fjetjes. Edhe, fëmijtë e saj: I Lindi në dhomëm time të fjetjes, për të cilat ajo ka besim në Mua, dhe kujdesem edhe Unë.
Vetëm, mund t`ua hap Derën e Madhe të Shtëpisë Shqiptare. Qofshi miq, apo armiq. Dritaren e keni të hapur krah më krah. Oxhaku nuk ju duhet, se: Nuk jeni fis kaçakësh. Frika u ka hyrë në bark deri në palcë… Frika… Frika… Frika…
Edhe ditën.
Edhe natën.

Mëngjesin me Diell në shtrat, dhe Hënën e plotë mbi mal, e keni Larg me vite… Vite… Dhe, vite… Dielli, e ka humbur rrugën shkurreve, pas Malit Çelëvjollcë, në Kërçovë. Yjet, nuk ju bëjnë dritë. Hëna i ka shti në një thes dhe i ka nxjerrë t`i shes “toptan” edhe pa pare “patriotët kuqezi”, shqiptar në “Bit-Pazar.” Dexhalli me trumbeta u pri sokaqeve në Shkup, duke ua vënë nga një vulë në ballë si adhuruesë të muzikave me trumbeta të Xhadisë. Edhe, në këto zgjedhje të parakohshme dhe të “lira demokratike”, dilni të përçarë kokë më vete me marrëzira politike partiake: Njëra parti politike, me “kryeminstri për herë të parë shqiptar”. Tjetra, me slloganin: “Vjen vera ka dera”, dhe kërkon postin e zv/ kryeministrit shqiptar. Hi-hii-hiii. Poste, deri më tani që i kanë pasur Partitë Politike Shqiptare me bollëk. “Besa”, martohet me “Vëllain e Madh” të na pjellë kopila, dhe natën të na i lë pas dere si “shqiptarë”. Asnjëra Parti Politike Shqiptare, në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare (2020), nuk del me kërkesën politike Natyrore Parlament Dydhomësh: Maqedonisë Veriut (“maqedonasit”), dhe Maqedonisë Perendimore (shqiptarët). Shteti i “përbashkët”, të ndahet mes dy popujve shumicë: Shqiptarëve dhe “maqedonasëve”. Ose, me slloganin partiak politik të Ditës Nesërme: Vjen Dimri kah dera.

E këtyre marrëzirave partiake të partive politike, me këmbët dhe trutë në legen: Askush, nuk u beson Sot, përveç Xhadisë me dy shami lidhur për brezi. Ajo para se të më përcjellë në Shpellë (Shtëpinë Publike), më tha: Të kanë bërë magji, që të të duket e ftohtë Shtëpia… Gruaja… Fëmijët me djepa… Vështirë e kam të gjej ndonjë hoxhë me nam për hajmali. Yt At, i provoi të gjithë hoxhallarët në Kërçovë. Edhe, në Gostivar. Tetovë e Shkup. Nëna yte, me prejardhje nga familje hoxhallarësh, nuk la mollë e dardhë pa larë nëpër hoxhallarët e dëgjuar që kishin studjuar edhe në Kajro, dhe kishin doktoruar atje, në mesin e librave, afër Allahut. ¨

Ditë për ditë, njëri pas tjetrit hiqnin dorë. Nuk e zënë dot magjitë, i thanë më në fund me inatë Nanës dhe Babait. Nuk lamë hajmali pa i varë përqafe. Ndonjëra, i zvarritej si këmborë dashi edhe deri në fund të këmbëve, por kotë pasmesnate. Të gjorët prindër, sa të patën dashur, dhe hoqën gjithë jetën me ty, duke të shkruar e kënduar hajamali nëpër hoxhallarë. Fallxhesha (Hojdodolja), duke të shkrirë plumb në një enë me ujë dhe eshtra të vdekurish. Vetëm, unë nuk heq dorë, tha Gruaja ime besnike me dy shami lidhur për brezi. Mos, harro: Edhe, unë vij nga familje hoxhallarësh! Gjyshi im, si Hoxhë Rumunie dhe mik shtëpie i Asdrenit në Bukuresht, asaj kohe për së gjalli e ka vizituar Kërçovën me katunde. Edhe: Ka punuar gjithë jetën si hoxhë shqiptar pa çallmë turku, me kësulën e bardhë të Bajram Currit, në fshatrat e Strugës dhe Kërçovës. Edhe, pse: Kohën e fundit Ti, e ke “mik” Hoxhën e Shkupit me pantollona të shkurtëra me dy-tri kësula nën setre. I arratisur, dhe dalldisur pas partive politike, që një ditë me shpresë se do të bëhet edhe Kryetar i ndonjë Partie Politike Shqiptare.

Dhe, flitet me të madhe në Shtëpinë Publike, se: Ty, nuk të zë asnjë hajmali e hoxhallarëve me “Din e Iman”, në xhami. Pamarrë, parasysh: Që, dy herë me radhë ta kanë djegur Shtëpinë. “Xhipin”, pasmesnate para dritareve. Sulmet fizike, mesdite. Që, edhe sot e kësaj dite, ende nuk i kanë zbardhur kriminelët. Përinatë, unë do të ta varë një hajmali përqafe, deri në fund të këmbëve. Ndoshta, më në fund: I heq hajmalitë e hoxhallarëve shqiptar, që i mbanë përqafe nateditë: Atë, të Skënderbeut (Shqiponjën Dykrenare, dhe Babashehut Llagjeve që ta shpëtoi Jetën). Dhashtë Zoti Madh, edhe kjo hakmali nuk të zë në Shkupin Shqiptar! Vetëm, pak besoj në një gjë të këtillë mes “Bit-Pazarit” me Ferexhenë e zezë krahëve. E kam kënduar te Xhamia e madhe në Shkup, te një kryehoxhë që tha pas faljes të “Bajramit” para kamerave televizive: “Koronavirusi, ka vdekur! Është i njohur si shërues i grave shterpa anё e mbanё Atdheut, në Tyrbe. Prandaj, edhe Zoti e shpërbleu me nje Melaqe njëzetëvjeçare.

E ke kot oj grua, i them me ironi. Habitem, Sesi: Nuk të mbushet medja se, mua nuk më zënë hajmalitë e hoxhallarëve, po të grave. Megjithatë, të forta janë ato sukuj nën jastëk. Një Zot e di se, ku i kanë futur në shtrat, te hambarët, në mesin e librave, apo nën Pragun e Shtëpisë. Hoxhallarët e provuan veten si profetë: Nuk lanë Kur’an e Divan pa çfletuar nëpër rafte. Kohën e fundit, edhe në mjetet e varura e të “pavarura” propagandistike partiake: Gazeta e portale elektronike. Propagandat e tyre partiake, e përfunduan fushatën parazgjedhore politike-“fetare” me nga një hajmali ose, mollë të kuqe partiake. Radhën, siç duket: Tashti, e ka ndonjë Hoxhicë Shqiptare. Vetëm ajo ndodh të m`i përzë xhindet, të më shpëtojë nga magjitë partiake.

– Hi-hi-hiii… Qeshi, Xhadia ime, me dy shami lidhur për brezi. Megjithatë, Unë si duket me siguri një ditë do të t`i përzë magjitë: Matanё, Pragut Shtëpisë.
I thashë: Vjen, Dimri kah dera…