NGA KALOSH ÇELIKU
Vite e shekuj, “studiuesit shkencor”, armiq shekullor të popullit shqiptar janë marrë me studimin e mentaltetit të popullit shqiptar: Besën, trimërinë dhe mikpritjen shqiptare. Shpërngulejn e tyre mga Trojet Etnike Shqiptare. Kryengritjet e tyre shqiptare. Që, për çdo vjet, e kanë nisur nga një luftë.
Edhe, siç duket: Gjatë zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare (2020), ia arritën qëllimit me “fitoren” e “shpëtimtarit” të shqiptarëve (Zaevit), dhe “Abazit” fushës (Ali Ahmetit). E votuan njëzëri Qeverinë e Zaevit 2. Unë, përsëri them: Ali Ahmeti (“Abazi” i fushës), bën politikë “madhore”. Ndërsa, Zaevi (“Shpëtimtari” i shqiptarëve), luftë politike për pushtet, Qeverinë e re, Zaevi 2, në Maqedoninë e Veiut!
Gra e burra mejdani, një gjë duhet te dini në politikë dhe jetë deri në vdekje, se: Politika, është profesion shekullor. “Art”. Më rrene, të rrena. Vodhe, të vodha. Më vrave, të vrava. Pak veta, deri më Sot kanë dalur fitimtarë në fushëbetajat luftarake. Akull, nëse nuk di të rrëshqasësh me ski, ose sajë Sharrit Plak, e thyen kokën.
“Shpëtimtari” i shqiptarëve (Zaevi), dhe “Abazi” i fushës (Ali Ahmeti), edhe kësaj radhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare (2020), rrëshqitën me sajë, por nuk e di Nesër: A, do të rrëshqasin edhe me ski bythekrye në përrua?!
Dhe, vërtetë: Sotpërsot, bënë politikë “madhore”: “Abazi” (Ali Ahmeti) me “kryeministrin shqiptar”, “Shpëtimtari” i shqiptarëve (Zaevi) me parullën politike neokomuniste publike, “BDI (DUI), koha është të shkojë në opozitë!”
Shekuj me radhë, është përdorë kjo metodë politike “shkencore” për t’i përzënë shqiptarët nga Trojet e tyre Etnike, dhe mbajtur nën zgjedhë si argatë partiak politik. Studim i mirënjohur “shkencor”, se: Populli shqiptar çdo gjë e bënë për inati.
Edhe, kësaj radhe doli sheshit: Studimi “shkencor” i armiqëve shqiptar. Inatit të shqiptarëve, që: Për inatë të Zaevit (‘Shpëtimtarit” të shqiptarëve), votën e shenjtë do t’ia jap Ali Ahmetit (“Abazit” fushës). Identike, me hakmarrjen e Nuses me pashterkë të kuqe (Xhadisë): “Për inatë të vjehrrës, do të flej sonte me mullisin!”
Dhe, jo rastësisht: Të gjitha partitë politike shqiptare Qeveritare dhe opozitare, prisnin radhën para derës të “Shpëtimtarit” të shqiptarëve (Zaevit) për të hyrë kush e para në Qeveri. Për inatë të vjehrrës, Nusja me pashterkë të kuqe do të flej me mullisin!
Përçudi, ndodhi e kundërta: Kësaj radhe, nuk fjeti Nusja me dy shami lidhur për brezi me mullisin, po Vjehrra me pashterkë të kuqe…