Shkruan: Marjan Sebaj Sopi
Promovimi i librit të parë të autorit të zellshëm, Zymer H. Haliti punëtor i palodhshêm nê edukimin e gjeneratave tê reja ku tani e 26 vite me gëzim, plotë vrullë dhe elan punon në SHMU “4 Prilli” në fsh. Zllatar të Ferizajt.
Z. Zymer Haliti është i lindur me 30. Tetor 1960 në Tërstenik, komuna e Vitisë dhe ka të mbaruar fakultetin e Edukimit, dega Gjuhë shqipe dhe Letërêsi.
Z. Haliti është një veprimtar i madh, i dalluar dhe i papërtesë në shumë veprimtari e aktivitete si ato kulturore po dhe ato patriotike. Për veprimtarinê e tij është shpërblyer disa herê me mirênjohje e çmime tjera nga institucione të ndryshme kulturore dhe arsimore.
Kuptohet se me shkrime filloi të mirrët që nga mosha e re (shkolla e mesme), ku poezitë e para i zunë vend në revistên “Rilindja” (për fêmijê), pastaj “Zëri i Rinisë” etj. Kjo vepër e z. Haliti është përmbledhja – libri i tij i parê; “AGDRITA E VONÊ” por i thash: “mik i im, je te presja dhe për të ardhë te pika të nevojitet kohë e kohë prandaj vazhdo me shëndet të mirë”
Gjatë promovimi morën pjesë shumë miqê të autorit si dhe dashamirë të fjalês së shkruar, eh kjo nuk po e befason askend kur Vitinê, Karadakun, e kemi qerdhe të arsimit shqip. Në fund autori me urtësinë, urtinë dhe modestin që posedon si dhunti nga Zoti e trashêgimi nga tê parët e tij, familiarët, falenderoj përzemërsisht gjithê musafirët duke thënë: “Nuk po flas asgjë rreth librit e vetës sime sepse tani ate e keni në duar, kështu le të flas ajo edhe për mua/ne…”
Programi ishte i begatuar edhe me poezi të përzgjedhura të autorit e ku njêrën nga to e lexoj me emocion të theksuar aktorja e jonë e mirënjohur znj. Emine Toska.
Poetit dhe shkrimtarit tonë të dashur Vitias i urojmë shëndet e suksese dhe të na gëzoj sa më parë me botime të këtilla të mira në vazhdim.
Dërgoi për publikim, Lekë Mrijaj, gazetar