“Viti terribel” do lotonte pambarimisht, nëse V. Hygoi do jetonte kohën e Klodianit…

0
355
Astrit Memia

⚠️ATTENTION⚠️
‼️VËMËNDJE‼️

Pjesa I
Klodiani drejt parajsës, vrasësit në rrethin e 9 të Ferrit…

Ngjarja tragjike e vrasjes së të riut, Klodian Rashës, ka marrë vemendjen e mbarë opinionit publik mbarëshqiptare si rrallë ndonjëherë në këto 3 dekadat e fundit.

Duke mos marrë përsipër investigimin dhe hulumtimin drejt shterrimit të së vertetës se si ndodhi ky krim dua të shpreh pikllimin dhe dhimbjen që pllakosi mbarë qytetarinë dhe familjen shqiptare.

Lajmotivi” Unë jam Klodiani” u bë nukel e energjisë së pa cak të rinjëve shqiptarë, jo vetem në Shqipëri, por edhe në emigracion e diasporë.

Gjenerata ime ishim mësuar me vrasje e ekzekutime, në kufi para viteve 1990, në Kosovë nga çetnikë e paramilitarët e Harkanit, para Luftës së Kosovë( 1998- 1999), apo nga bashbozukët në Maqedoni para Luftës së 2001.

Kemi përjetuar, vrasjet e ekzekutimet e 02 Prillit 1991, vrasjet e ekekutimet e 38 demokratëve dhe të liberatorit, Azem Hajdari(1997- 2000). Kemi jetuar me ngjarjet rrënqethëse të gazit helmues dhe keqtrajtimet makabre ndaj qytetarëve te” Unaza e Re” dhe ndaj mbrojtësve të trashëgimisë kulturore, të Theatrit Kombëtar, unik në Evropë.
Enumeracioni i ngjarjeve mund të zgjasë fa fund, por goditja pas shpine nga një polic përbën precedent që lipset reagim dhe vendimarrje prej shtetari, që të shuhet njëherë e mirë dhuna e vrasja shtetërore model i regjimeve diktatoriale dhe fashiste.

Përmes strategjisë së ndarjes agresive, Edverizmi do të realizojë veçimin e shtresëzimeve si prioritet kryesor.

Diskriminimi nga fyrje verbale e mospunësim deri në dhunë fizike dhe eleminim sistematike të grupit apo genocidit është në filozofinë shpirtërore të qeveritarëve të sotëm.
Psikologu i famshëm, Gordon Alport tregoi se, kur nuk flet asnjëri në fillim, paragjykimi kundër një grupi njerëzish mund të zhvillohet deri në viktimizim dhe eleminim sistematik ose genocid…

Diskriminimi mund të jetë ndërpersonal, kolektiv dhe institucional, si në rastin e fundit të policisë së shtetit të Ed- verit.

Etiketimet e tij si “halabakë, rrugaçë, shpellar, alpin” janë simbolet kyçe te psikikës dhe pashpirtësisë së Edvin Kokministrit.


Pjesa II

Pse heshtin poetët e shkrimtarët shqiptar? Ja, pse s’mund të prodhojë realizmi socialist një Hygo shqipatar, prandaj edhe nuk e “meritojmë” çmimun “Nobël” në letërsi.

Klodian, po ju drejtohem me” Ju” për politesë pasi nuk ju njoha para se të shkoni në jeten e pasosur nga një plumb-polic, apo polic- plumb i mllefit e urrejtjes së kamikazëve- mercenarë të pusht- etarëve të sotëm…

Klodian, Ju, ju vranë në derë të shtëpisë, por sot, jeni bërë simbol i një levizjeje qytetari për drejtësi e paqe sociale;

Klodian ne s’ ishim të zotët e të aftë si shoqëri të ju mbronim Ju, as sa V. Hygoi, që në vitin 1872, mbrojti një fëmijë 12 vjeçar që mos ta vritsnin Versajasit, veçse ishte bashkuar me Komunarët…

V. Hygoi njihet si babai i romantizmit e babai i letersisë franceze, me veprat e mirënjohura” Të Mjerët”,” Njeriu që qesh” ,” Viti 93″, “Kozeta”, “Gavroshi” “Katredralja e Parisit”.

Ndërsa poemen” Mbi Barrikadë” e ngriti në lartësitë e epërme të paqes e humanizmit. ( Shkurtimisht; Pasi Versajasit, një kapiten me disa ushtarë ndalun mbi një barrikadë një femijë 12 vjeçarë dhe donin ta vrisnin, fëmija i kërkoi leje oficerit që ta lejonte dhe t’i dërgonte orën nënës së tij. Oficeri duke ngrit virtytin, moralin e ndjenjen humane në ndjesinë e subkoshiencës e lejoi fëmijen të largohej. Në moment shpërthyen të qeshurat dhe ironia tallëse e ushtarëve me oficerin, kinse fëmija ia hodhi, u largua dhe s’ do kthehej më. Por, e qeshur e tillë, kur fëmija vjen mbështet për mur për ta vrarë e thotë: ” Ja ku jam!( Me voila). Oficeri i prekur thellë në shpirt për këtë gjest fisnikërie të fëmijës dhe i ndjerë triumfator ndaj talljes së ushtarëve hodhi për tokë urrejtjen e mllefin që kishte ndaj Komunarëve dhe e fali fëmijën, nuk e vrau” armikun”…

[N. B. Togfjalëlishin e fundit të poemës” et l’ oficier fit grâce”= e oficeri e fali(Folja është në kohën e shkuar narrative,( passé simple), që nuk përdoret në të folur, por vetem në të shkruar), gjatë letersisë së realizmit socialist, para viteve 1990, nuk e kishin lejuar të përkthehej. Mos lejimi bëhej, se binte ndesh me parimet e ideologjisë m- l, se nuk ka paqe me armikun, pra hidhej posht komplet ndjenja, morali, humanizmi hyjnor e shpirtëror i njeriut, për të krijuar” Njeriun e ri rrobotik” pa ndjenja…

E solla këtë rast për të treguar analogjine që ekziton në fenomenet shoqërore në kohë e hapësirë e sisteme të ndryshme siç ekzistojnë kalket gjuhësore.

Pra, Hygoi evokon në veçanti temen e femijërisë në violencë dhe rreth moralit të njeriu me pushtet të ndjeshëm ndaj vdekjes.

Ky ishte gjeniu Hygo. Po pse vallë ne nuk kemi nxjerrë deri tani një të tille edhe pse po konkurojme të dështuar prej 3 dekadash për çmimin” Nobël” në letërsi. Kur heshtin poetet e shkrimtarët ç’ pret nga frikacakët e strukur shtetar…


Pjesa III

Kush e vrau Klodianin? – Kush tjetër veçse shoqata e kompraçikove shqiptarofovë të shtetit drejtuar nga Kryekompraçikoja Ed- ver.

Klodian, ne nuk mund ju mbrojtem si Hygoi komunarin 12 vjeçar para mëse një shekulli, jo se ata si komb kanë virtyte, fisnikëri e moral kombëtar më sipërior se ne, por ata janë vetëudhëheq, kurse ne në shekuj jemi drejtuar nga imperiali, nga albanofobët dhe tani së fundmi nga shqiptarofobët me devizen- ” përça e sondo”…

Klodian, Ju, ju vranë strateget platformave të “Megali Idea” (1844) dhe e” Naçertanje” e Ilija Garashaninit.

Neçertanie synonte shfarosjen e shqiptarëve si dhe aneksimin e shumë territoreve të Ballkanit. Kjo platormë ishte plan program i Pashiqit, Krajl Nikollës, Çubrilloviçit, Andriqit, Rankoviqit, Mugoshet, Tempos, Joviqit, Trajkoviqit, Milosheviqit, mirëorganizuar e me gjithë forcë vepruar për implimentim në vitin e mbrapsht 1997, përmes simbolit të 3 gishtave dhe teorisë së” Revolucionit Demokratik të vonuar” me lider politikë mbarëkombëtarë të majtë e të djathtë, revolucion në prag të luftës civile. Shqiptarofobia arriti deri aty sa një ish- deputete i piu gjakun një shtetari, djali nane shqiptare, thjesht për urrejtje racore, revolucion që vazhdon sot, e gjithë diten… Tendencat e këtij revulucioni u ushfaqen së fundmi edhe në idenë e shkëmbimit të territoreve të Ramës- Thaçit- Vuçiçit…

Klodian, Ju, ju vranë ata që vranë psikiken e momorien shqiptare, ata që vranë 5 B( Budi, Bardhi, Bogdani, Biçikeni, Barleti), ata që vranë gjuhën e letrat shqipe, albanologjinë e historinë….

A. Kostarllari, J. Thomaj, E. Lafe, Xh. Lloshi etj, etj…
A. Koçollari i quan” kolon” arvanitasit dhe shqiptarët në Greqi…
I rrokatuni Xh. Lloshi (që fshehu e s’ lejoi të përkthehet Tunmani), tani së fundmi u shpreh se një korigjim duhet të bëjë Kongresi i Drejtëshkrimit i 1972, që fjalen” Evropë” me e shkruajt” Europë” dhe se gjuhët s’ jetojnë më shumë se 2000 vjet…!?!?!? E pastër shqiptarofobi…

Klodian, Ju, ju vranë ata që thanë se gegnia nuk ka intelektual e s’ dinë me drejtue shtet që nga S. Maleshova e te E. Lafe e së fundmi, P. Milo.

Ky, tipi i fundit që në vitin e 1997, në vitin e Kryengritjes komuniste të Jugut, përfundoi përkthyes i një andarti grek para pak kohë në një emision televiziv pyetjes së gezetarucit përvers se përse Veriu i Shqipërisë s’ e përqafoi komunizmin ju përgjigj, se Veriu s’ kishte intelektual, kurse Jugu e përkrahu se kishte shume intelektual…!?!?!?( p.s. harroi komunistin e parë Ali kelmendi që 1929, solli programin e PK nga IK).

Ai shkeli edhe mbi gjakun e 40 martirëve të krishterë të arsimuar në Perëndim, ekzekutuar nga regjimi diktatorial dhe të lumtunum nga Vatikani e promovuar nga Papa Françesku në Tiranë…

Klodian, Ju, ju vranë ata që vranë e ia zhduken eshtrat Homerit, Orfeut, Krishtit e Muhamedit Shqiptar, At Gjergj Fishtës, i pari shqiptar që konkuroi për çmimin” Nobël”…
Klodian, Ju, ju vranë ata që vranë e plagosen psikiken, etnokulturën, doket e zakonet e 3 kolonave, shtyllave të etnogjenezës mijëra vjeçare të ADN-së, shqiptare; 1. Eposit të Kreshnikëve

2. Kanunit të Lekë Dukagjinit
3. Historisë së Skenderbeut.

Klodian, Ju, ju vranë ata që nuk lejuan qytetarët e Tiranës të protestonin në 1990, në Bllok…

Klodian, atë që s’ arritem ta bënim ne, në vitin 1990, po bëjnë sot, gjenerata Juaj, të rinjtë e të gjitha moshave deri në vogli…

Klodian, të rinjtë që po protestojnë për drejtësi për Ju, u kanë kallë tmerrin bijëve të etërve të Bllokut dhe sot, në gjithë qënie e këtyre të rinjëve jeni ju i gjallë…( neobllokmenët po jetojnë me haluçinacione e në sonambolizëm dhe mercenarët e tyre janë të shqetësuar se u është prish luksi e qetësia nga dëmtimi i disa tabelave që s’ kanë ku i parkojnë makinat e tyre të orgjive mijëra euroshe. Për ta nuk ka rëndësi jeta dhe njeriu, se i quajnë qytetarë të dorës së dytë. Për këtë racë shqiptarofobësh rëndësi ka përversiteti, droga e prostitucioni, vrasja e krimi…)

Klodian, Ju, ju vrau Megali Idea e Detit me andartët që struken në institucionet e shtetit shqiptar; Klodian, Ju, ju vrana ata që nuk lan fjalë pa thënë e fyer ndaj Nobelistës shpirtërore, humanistës së globit” Nans Terez(ë)”;

Klodian, Ju, ju vrana ata që Nobelistin e shkencës në SHBA, Ferid Muratin, nuk e quanin shqiptar;

Klodian, Ju, ju vranë, ata që likuiduan opozitën me aspirata përendimore duke u hequr mandatin, arrestuar dhe dënuar një grup deputetësh të Kuvendit Popullor në vitin 1947.

(N. B. Siç njihet“Grupi i deputetëve”, për të cilët u firmos dënimi me vdekje & ekzekutimi i gjashtëmbëdhjetë deputetëve të opozitës së parë në tetorin e vitit 1945.

Akt-akuzat u paraqitën dhe formuluan nga N/Prokurori i Përgjithshëm J. Pashko).
Klodian, Ju, ju vranë ata që në mesnatën e 26 shkurtit 1951 pushkatuan pa gjyq dhe pa faj 22 intelektualë pro-përendimor të shquar të Tiranës dhe Shqipërisë, me shkas” Bombën” në Ambasaden Sovjetike.( u groposen në një grop te” Ura e Beshirit”, gjysmë të gjallë e gjysmë të vdekur, ndërsa të nesërmen dha pretencen prokorori ushtarak S. Çarçani).
Klodian, Ju, ju vranë ata që në vitin 1967 shembën kisha e xhamia;

Klodian, Ju, ju vranë ata që ushqejnë urrejtje të thellë e të thekshme ndaj zonove rurale, urrejtje me pasoja të një spiraleje të pandalshme tragjike- personale dhe kolektive;
Klodian, ne nuk po mund të mbrojmë as sot, aq sa i mbrojti Hygoi, Komunarin 12 vjeçar e Gwiplenin(Gwynplaine).

Kompraçikot e Hygoit e shemtuan Gwiplenin” Njeriun që qesh”, por nuk e vranë pas shpine;

Klodian, kompraçikot shqiptarofobë pusht-etarë, gajasen së qeshuri me gjakun e bijve të nanave shqiptare;

Klodian, ne s’ po mund të mbrojmë as nga fjalë-helmet e masmedias oligarkike njellazeze të shit- blera; Klodian sa më shumë që ngjitesh nga purgatori drejt parajsës në amshim, aq më thellë zhyten e humbin në 9 rrathët e Ferrit të Dantes, këta avokat të djallit;

Klodian, Ju, ju vrau, kokë-avokati i djallit, i njohur me nofken” kthesa” i mbështetur në teorinë polpotiane” të ecjes mbi kafka”. Në vitin 2011, qe shpreh, se edhe po të vriten deri në 3 mijë qytetarë shqiptarë për marrjen e pushtetit s’ ka rëndësi, ia vlen;

Klodian, Ju, ju vrau përsi mbremë i njëjti avokat i djallit, kur në një nga televizionet kombëtare u shpreh, se për një plesht nuk digjet shteti…

Klodian, Ju e mposhtët të keqen e këtij djalli, se fituat zemrat e shpirtërat e qindra mijërave të rinjëve shqiptarë, kurse ky përversi nuk ka fare familje, as fëmijë, prandaj ju krahasan me” plesht”;

Klodian, Ju sa më afër drejtësisë, paqes e faljes të shkoni, këta djajë e terroristë racistë të psikikës shoqërore shqiptare, aq më thellë në ferr do digjen;

Klodian, Ju, ju vranë të gjithë ata që s’ njohin, Zot, familje, fe, pronë, as atdhe!
Klodian, bashkëkombas i dashtun, Ju në prag të shtëpisë nuk ju “vrau” polici që shkrehu armën!?…;

Klodian, Ju, ju vrau S. Tahiri, F. Xhafa, S. Lleshi, G. Ruçi, H. Isai, K. Azbiu, K. Xoxe…
Klodian, Ju, ju vrau E. Rama, K. Rama, M. Shehu, R. Alia, E. Hoxha…

Klodian, Ju vrau masmedia e Car Bolit, Çorapes, Balton Haxhioviçit, Lo- rrencit, Mutçit…
Klodian, Ju, ju vrau platforma raciste shqiptarofobëve pusht- etarë në Tiranë, duke ju frustruar e fyer si” çeçen”,” malok”, ” halabak”, ” qafe lesh”, ” kokë pa larë”, ” shpellarë” ” alpinë”, etj, etj në masmedia, institucione, rrugë e kudo…;
Klodian, Ju, ju vranë, ata që ju quajnë qytetarë të dorës së dytë…;

Klodian, Ju, ju vranë pusht- etarët e oligarkët e inkriminuar, që ndjehen të shqetësuas, se moshatarët tuaj dhe minorenët prishen ca tabela tek “Blloku”… ;

Klodian, Ju, ju vranë oligarkët e inkriminuar të incineratorëve, të cilët u mërziten se u dogjen ca kazana me plehra( më shumë për kazanat, sesa për plehrat)…;

Klodian, Ju, ju vrau për herë të dytë Kok(t)ministri që u lidhi një pension duke shpik terminologji në jurispondencë-” Vdekje aksidentale”, që nuk ekziston në asnjë kod penel në Botë…;

Klodian, Ju, ju vranë me armen e shtetit, ato segmente të shtetit që dhunuan, ndalun, burgosen, rrahen e keqtrajtun me mënyrat nga më poshtruese e shtazarake gazetarë dhe minoren…

Klodian, Ju, ju vranë ata që lypset të akuzohen e të dënohen për dhunë e genecid psiqik  ndaj etnogjenezës së ADN-së, shqiptare…;

Klodian, rrënjët e konflikt janë shumë më të thella se sa i trumpetojnë” psikoanalistët” hajna pusht- etarë…, që ndryshe flasin për rastin e vrasjes së afroamerikanit, George Floyd në SHBA e ndryshe për rastin e ekzekutimit me dashje të Klodian Rashës në Shqipëri.


Pjesa IV

Etnokultura dhe psikika hyjnore shqiptare injorohen nga institucionet shtetërore…, po si qëndron në kombe të ndryshme?

Remineshencat e së kaluarës, të ” Njeriut të Ri” nuk përfille, biles anashkaluan dhe shkatërruan me projekt afatëgjatë etnokulturën e psikiken hyjnore shqiptare në rrafshin diakronik e sinkrinik.

Në çdo shtet kërkohet të respektohet, të njihet, të vlerësohet psikika e kultura e tyre.
Më posht po ju sjell disa tradita që janë të shenjta në kombe të ndryshme;

Tailanda: Tajlandezët e përshëndesin njëri- tjetrin me një bashkim të duarve në gjoks, si lutje dhe me një përkulje të lehtë.

Egjipti: Përdorimi vetëm i dorës së majtë, për të shkëmbyer diçka me një egjyptian, konsiderohet gjest i pahijshëm.

Franca: Francezët presin përpikmëri. Ata nuk janë të mësuar të qëndrojnë në radhë.
Gjermania: Gjermanët shpesh përplasin grushtat mbi tavolinë për të treguar vlerësimin e tyre në fund të një takimi.

Japonia: Kur ju ofrohet një dhuratë, duhet ta refuzoni në fillim me modesti dhe qetësi. Me pas duhet ta pranoni atë duke përdorur të dyja duart.

Izraeli: Kur izraelitet ftojnë dikë në shtëpinë e tyre, ky është një gjest i rëndësishëm. Është e nevojshme të çoni një libër si dhuratë.

Spanja: Pas një vakti ngrënieje, ju duhet të vendosni thikat dhe pirunjtë mbi pjatë, përndryshe i zoti i shtëpisë, mund të mendojë se nuk jeni i kënaqur.
Polinezia franceze: Nuk është e nevojshme të jepni bakshish. Në vend të saj, japin dhurata simbolike.

Irlanda: Irlandezët janë shumë krenarë për historitë e tyre.
Jordania: Njerëzit janë krenarë për trashëgiminë e tyre arabe dhe janë tmerrësisht mikpritës me të ftuarit e tyre.

Fixhi: Koha është joformale dhe mund të jetë e pranueshme të mbërrish me shumë vonesë.

Singapori: Përpikmëria në takime është e pritshme.

Egjipti: Ndërtimi i besimit është aspekti mëi rëndësishëm për çdo lloj marrëdhënieje. Ju duhet të përpiqeni të përfshiheni në një bashkëbisedim të zgjatur dhe gjatë pirjes së kafes, para fillimit të takimit.

Turqia: Kur jeni duke bërë biznes me turqit, është e rëndësishme të merreni me personin që ka autoritetin më të lartë.

Meksika: “Manana” (shtyrja e një detyre për nesër) është një normë mbizotëruese. Kjo nuk do të thotë që meksikanët janë dembelë, por tregon se ritmi i tyre është më i ngadaltë se sa në vende të tjera.

Tahiti: Është gjest i hijshëm të provosh pak me gishta nga të gjitha llojet e ushqimeve në një shtëpi tahitjane.

(Burimi: “Selling Destination: Geography for the Travel Professional”, botimi i katërt, nga M.
Mancini, 2003, Clifton Park, NY: Thomson Delmar Learning)

Sipas antopologëve Fred Strodtberk dhe Florence Kluckhon zgjidhjet ndaj çështjes njerëzore lidhen me praktikat dominuese ligjore dhe fetare si dhe te mirësia e natyrës njerëzore.

Ndërsa psikologu social hollandez Gert Hofstede flet për distancen e pushtetit dhe humbjes së tij duke theksuar qe sa më pak hirearki, aq më mirë.

E verteta mbi virtytin dhe virtyti mbi te verteten do shmangin pasigurinë dhe kërcenimin e njërëzve nga situata te pasigurta. Lypset të përgatiten orientime afatshkurtër dhe projekt programe e plane afatgjata( Konfuciane), gjë e cila ka munguar nga të klonuarit e rilindjes në këto 7 vite të PPP- ve, korruptive të tyre.

Kultura përveçse përceptim është edhe ndjenje e vlerë e një forme të etnocentrizmit të rrënjosur dhe identifikimi i secilit ka ndërvarësi nga ndryshimet reale psikologjike dhe fiziologjike.

Grupet kulturore e grupet e interesave në Shqipëri dhe Evropen Juglindore, “vullnetarisht” e jo” vullnetarisht” bazohen mbi moshen, racen, gjininë, aftësitë fizike, orientimin seksual dhe pjestarët e familjes.

Kemi grupe të bazuara tek profesionet, shoqtat politike, hob- et bazuar në fe, kombësi dhe status social- ekonomik etj, për të cilat qeveria Ra- Rama nuk e ka vu fare ujin në zjarr siç thotë populli.

Kultura është dinamike e heterogjene, jo homogjene e ngurt, në epokën e globalizmit si në Shqipëri, ashtu edhe në shqiptarizëm. Shpesh herë ka mëri, qefmbetje deri në konflikte mbi modelet dhe kuptimet kulturore në trevat dhe krahinat e Shqipërisë, sepse u fryn negativisht shqiptarofobia, mentaliteti dhe injoranca e qeveritarëve kamikaz politik rilindas.

Vallë a ka dhe pse nuk gjendet një studim, trajnim etnokulturor që të përdoret nga institucionet shtetërore shqiptare për njohur psikiken kombëtare, të krahinave, grupeve të interesit, të etnive, feve, OJF-ve, OJQ- ve, fondacioneve, organizatave, grupimeve social- politike, social- ekonimike të shumta që vegjetojnë në Shqipëri…

Sot, në epokën e revolucionit të 4 teknologjik të robotit- njeri, të dronit luftarak pa pilot e të inteligjences artificiale, pandemi për shqiptarët është COVI’eD- 20…


Pjesa V

Me Kotministrin Ed- ver në prag- përplasjet sociale…

Konflikti individual i Klodianit është maja e ajzbergut, ndërsa konfikti shoqëror po lind cdo ditë, minutë e sekondë nga marrëdhëniet e padrejta apo të pabarabarta shoqërore të segment- shtetit të korruptuar e imoral rilindas…

Shteti, COVI’eD- 20, model Machiavellist i kohëve moderne që e trajton politiken jo si çështje morale, por si dukuri objektive shoqërore e njeriun si një qënie, një egërsirë ndaj të cilit vepron pa mëshirë me të vetmin qëllim për të mbajt karriken e gjakosur dhe pushtetin e inkriminuar. Ai, Ed- veri, tanimë nuk vepron si njeri, por si bishë; si dhelpër me dinakëri dhe si hijen me egërsi.

Përmes artit të mashtrimit dhe propagandës duke shkatërruar psikiken shoqërore, institucionet trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës të identitetit të Kryeqytetit kërkon të sigurojë pushtetin dhe të vjedh me çdo çmim edhe një mandat tjetër para cofjes së shpejtë duke” fsheh” rrokaqiellsat e veprave kriminale.

Ai, i verbuar dhe i mbuluar nga krimi e keqja ka zgjedh urrejtjen dhe pakënaqësinë ekstreme të popullit para një nami të keq, duke vepruar sipas diktatit të domosdoshmërisëdhe jo diktitatit të moralit. Kjo do e dërgojë në humnerë dhe theqafjen e shqiptarofobisë.

Ithtarët e pusht-etarëve dhe oligarkëve të inkriminuar, Velia, Braçe, Spiripale, Beqja, Lleshi, Çuçi me kodoshë veprojnë kundër personave të pambrojtur e të pavetëdijshëm për t’ i çuar drejt instiktit të vdekjes. Por, luksi ju ka verbua sytë dhe ata harrojnë, se urrejtja ndaj shtetit prodhon izolim, mosbesim dhe mbyllje.

Dhuna bashkohet me dhunën në një spirale tragjike, që implikon edhe brezat e rinjë të cilët trashëgojnë urrejtjen që kanë ndarë brezat paraardhës dhe do i marrin përpara si s’ ka më keq… Përmbytja e madhe po u vjen nga lëvizja e vogë e fillit të parë të Klodianit ngadhnjimtar…

Tranzicioni i stërgjatur si kompleks social qoftë në planin horizontal social dhe atë vertikal hierarkik, të konsolidimit të sjelljes institucionale dhe atë të ligjit në ndihmë të konsuliditetit të progresit kërkon të selektohet mendimi për abuzim social të nëpunësit shtetëror ndaj lirisë së individit dhe të drejtave të njeriut.

Njeriu i thjeshtë,( në rastin konkret, Klodiani), i cili konsiderohet si lëndë e parë për të krijuar themelin dhe materialitetin e opinionit, shpeshherë ndikon në krijimin e rregullave dhe ligjit madje është real në ndërgjegjen e tij, pavarësisht se” indoktrinimi” nga media është i madh dhe i çdo momenti, është i prirur të dënojë gabimin e çdo lloji dhe niveli qoftë të njeriut të shtetit konkretisht rendit dhe sigurisë së qutetarëve të Shqipërisë.

Në këtë opinion e mundësi ai sikur nuk ka shumë nevojë për ligjin e ka një përjetim të ashpër dhe opinioni i tij është i tillë, por ai harron rrethanat në të cilën njëri apo tjetri ka ushtruar violencë ndaj tjetrit. Kjo dhunë e vrsje segmenteve të shtetit ndaj qytetarit, Klodian, është disekuilibruese në rrethanat që kanë të bëjnë dhe me privatësinë. Të drejten që gëzon individi duhet ta mbrojë ligji.

Mbështetur në rregullat morale dhe juridike, lipset të indentifikohen fajtorët, domosdo duhet të provohet, sepse përgjegjësia penale gjithmonë është personale. Në rastin konkret morali prevalon dhe pavarësisht përgjegjësisë penale të kryepolicit Velia, ai duhet të japë dorëheqje për të letuar shumëçka, pasi Ministri Lleshi në mënyren më të keqe të mundshme e më fyese u shpreh se dha dorëheqje për asgjë… Edhe kanibal po të ishte s’ do shprehej kështu për shqiptarin… Oh, Zot!…

I velur nga krimi , Velia, mos të hamendësojë se është Derriku apo Polat Alemdari i filmave, por një polic i rëndomtë si njëri prej 12 mijëve të tjerë , ose edhe më keq…

Ky veprim do lehtësonte edhe prindërit e familjen e Klodianit që gjithë jetë luftuan, punuan, sakrifikuan për bimen e zemrës e në fund, ja sharruan rivjedhësat me armë të shtetitit hibrid.( populli thotë mashkulli nuk është kastravec me lulzue dy herë. Jeten ta fal Zoti, e veç Ai ka të drejt me ta marrë, askush tjetër mbi këtë tokë e nën këtë qiell).

Për krimet, arrogancën e abuzimet me pushtetin, Ed- veri do marrë ndëshkimin dhe turpin e historisë më keq se plehrat e neobllokmenëve që i dogjen minoren e të rinjtë klodian.

“Çdo drejtues kur i jep detyrë dhe pune një njeriu të paaftë duke mos ja dhene atë njeriut të aftë dhe që e meriton bën tradhëti ndaj ZOTIT”
Muhamedi a.s.

Fondamentalizmi fanatik ed- verian, për t’ ju imponuar të gjithëve pikpamjet e tij për të verteten përmes propagandës e gjysmë të vertetave gebelsiane kërkon të përligj reagimin shkatërrues të tij edhe ndaj jetës së njerëzve në këtë kohë pandemie.

Kur padrejtësitë lejohen për një kohë të gjatë dhe të drejtat e liritë e njeriut merren nëpër këmbë nga sulltan Edi e” paria” e” Mbretit Diell” nën filozofinë e slloganin famëkeq se” shteti jam une”, e keqja në kontekste sociale jeton kudo e mes nesh, prandaj kërkohet reagimi përmes mos bindjes civile për të fituar lirinë e nëpërkëmbur nga ky shtet hibrid gjysmë diktatorial i korruptuar hajn e i inkriminuar.
Duhet të shembet një minutë e më parë kryeneobllokmeni Edi- Vin( e kuqe).


Pjesa VI

Pse ka shpresë jeta në Shqipëri?

E vjetër sa vet jeta: ” Nuk ka luftë pa paqe & nuk ka paqe pa luftë”! Çdo luftë e gjatë përfundon në paqe e çdo paqe e gjatë përfundon me luftë….

Pas drejtësisë vjen falja dhe pas faljes vendoset paqja e qëndrueshme!

Moralisht, vrasja me dashje e të pafajshmit është një mëkat i rëndë kudo dhe pa përjashtim. Kjo rëndohet shumëfish, kur vrasësi është shtetar në shërbim e me armë të institucionit nga i cili paguhet përmes taksave të qytetarëve, si rasti fatkeq si i vëllaut tonë Klodianit.

Papa Gjon Pali II, në një shkrim ekskluziv që i pata marrë për Revistën” Diplomacia”(2002) ndër të tjera që shpreh se pas 11 Shtatorit 2001, mbarë bota është bërë më e ndjeshme për cënueshmërinë e personit dhe shoqëria njerëzore duhet të ngjallin shpresën e gjendjeve shpirtërore me optimizmin e jetës e me bindjen që e keqja, il mysterium iniquitatis nuk e ka fjalen e fundit.

Sh. Tij, anonçoi devizën aksiomatike: ” Nuk ka Paqe pa Drejtësi, e nuk ka Drejtësi pa Falje”!
Tani të gjithë aktorët e të mirës së shtetit shqiptarë, qytetarët, opinionistët dhe institucionet e standarteve perëndimore si dhe lëvizja e të rinjëve Klodianist kërkojnë Drejtësi, përfshirë këtu edhe familjen.

Nëse vendoset drejtësia nga shteti për këtë krim makabër me dashje, me shumë vështirësi po do vijë edhe falja e paqja e qëndrueshme. Atëherë, Klodiani do na shikojë nga qielli i 7, nga kopshti i Beatriçes i paqtë e i qetë…

Paqja është fryt i drejtësisë, virtyt moral e garanci ligjore për të drejtat e detyrat dhe shpërndarjen e barabartë të të mirave dhe detyrimeve në një shoqëri demokratike, siç kërkojmë të ndërtojmë ne, në Shqipni prej mëse 3 dekadash.

Vrasjet, ekzekutimet, hakmarrjet, gjakmarrjet, larja e hesapeve, vetëgjygjësia kanë ekstremizuar shoqerinë shqiptare prej mëse shumë vitesh e sidomos këto 7 vitet e qeverisjes së rilindjes, sepse s’ ka funksionuar shteti i së drejtës. Sistemin e drejtësisë e ka drejtuar vet” Mbreti Diell” i Bunk’ Burgut të Surrelit. Prandaj, është domosdoshmëri drejtësia për Klodianin që të vendoset paqja në vend e të shkohet drejt pedagogjisë së faljes si dhunti hyjnore e shqiptarit në shekuj…

Drejtësia ligjore e ekspozuar në kufinjtë egoizmit personal dhe të grupit, kompletohet me faljen që shëron plagët në thellësi të marrëdhënieve njerëzore të turbulluara, sidomos për tensionet mes individëve, që kohët e fundit shfaqen në çdo ekran televiziv fatkeqesisht për shqiptarët në pusht-etin e krimit e organizatave kriminale me monopole partiake e politike…

Shqiptari, historikisht e ka vlerësuar”Faljen” si Institut që i sherben drejtësisë për të garantuar rend e qetësi, për të ndaluar armiqësinë e brisht dhe për një shëndoshje të plagëve që kullojnë gjak në shpirt. Pra, drejtësia dhe falja janë thelbësore.

Por, Falja është e vështirë për t’ u arrit edhe në vendet e kombet e emancipuara anglo- sanksione. Po ju sjellim një rast që e verteton çfarë thamë më lart; Që nga 1972, Sam Malcomson, rekrut i policisë Irlandeze, i plagosur nga IRA në një prit kur i kërkojnë ta falë e ta harrojë shprehet, se ata po kërkojnë tmerrësisht shumë…

Prandaj, gjykojmë se Shqipëria ka nevojë që pas drejtësisë për krimet e komunizmit dhe rastet e fundit të krijoi një Kuvend institucianal me gjithë faktorët relevant mbarëkombëtar e të ndërtojmë institucionin e FALJES.
Falja është thelbësore për të ndërtuar paqe të qëndrueshme brendashqiptare dhe për të shmangë konfliktet me dhimbjet e tyre.

Edhe pse e vështirë për t’ u pranuar nga shqiptari, modeli i Gjeniut, Anton Çeta lypet të jetë busull orientuese. Falja në thelb është një zgjidhje personale, opsion i zemrës kundër instiktit spontan të shpagimit të së keqes më të keqe. Ne, shqiptarët pa dallime, feje, ideje, krahine duhet të arrijmë që përmes etikës e kulturës shpresohet në një” politikë të faljes”, në familje, shoqëri e institucione juridike, ku drejtësia merr fytyrë njerëzore. Rasti i Klodianit është një precedent për të arrit këtë hop cilësor në shoqërinë e vlerave e standarteve të civilizimit perëndimor që mendojmë të ndërtojmë të gjithë së bashku.

Falja nga individi bëhet e nevojshme edhe në nivel shoqëror.
Njerëzimi vuan sepse s’ di të pajtohet e s’ di të kërkojë falje. Kusht i zhvillimit për një paqe të vertetë është e mundur vetëm me falje si forcë e madhe shpirtërore, hyjnore te ADN- ja, hyjnore Pellazgo- Iliro- Dardano- Shqiptare.

Papa Gjon Pali ndër të tjera shprehet se Shpresa përmes sundimit të paqes së vërtet, prek zemrat më të ngurta edhe me faktin e gjakut që ende e kam të freskët në mendje, më ka nxitur të rimarr një refleksion që shpesh e përherë buron nga thëllësia e zemrës time e ndjenjës shpirtërore ndaj të mirës.

Rendi social në sistemet totalitare të nazizmit e komunizmit barbarisht është dhunuar, prandaj që të vendoset plotësisht rendi i thyer duhet të bashkohen dy shtyllat e paqes së vërtetë; drejtësia e falja si formë e veçantë e dashurisë në caqe alternative.

Falja i kundërvihet mërisë hakmarrjes e jo drejtësisë. Paqja e vërtet në realitet është “vepër e drejtësisë”. Qysh prej 15 shekujsh tingëllon mësimi i Agustinit të Iponës, se kur paqja arrihet me ndihmën e të gjithëve, konsiston në tranquillitas ordinis( në qetësinë e rregullt), ( Cfr. De civitase Dei, 19, 1e).

Paqja është fryt i drejtësisë, virtyt moral e garanci ligjore për të drejtat e detyrat dhe shpërndarjen e barabartë të të mirave dhe detyrimeve.

Drejtësia ligjore e ekspozuar në kufinjtë egoizmit personal dhe të grupit, kompletohet me faljen që shëron plagët në thellësi të marrëdhënieve njerëzore të turbulluara, sidomos për tensionet mes individëve.

Familja shqiptare ka nevojë të ndjejë në kujtesë arsyet e sigurta të shpresës sonë në një shoqëri vullnetmirë nisur nga e mira e vërtetë e njeriut me perspektivën e të mirës së përbashkët , larg urrejtjes, hakmarrjes e lakmisë për shkatërrim.

Vullneti i drejtësisë e i pajtimit duhet të sundojë mendjen e zemrën e çdo shqiptari për një marrëveshje historike konstruktive. Kjo kërkon dimensionimin e dinjitetit e madhështinë e personit duke përhapur një vetëdije më të madhe të unitetit brendashqiptar.

Për një qasje jo të dhunshme drejt ndryshimit, Dr. Martin Luther King pati thënë: “Rezistenca jo e dhunshme nuk është një metodë për frikacakët: ajo ekziston ….(Ajo) nuk kërkon të mposhtë ose -poshtërojë kundërshtarin, por të fitojë miqësinë dhe mirëkuptimin e tij. Rezistenti jo i dhunshëm, shpesh duhet të shpreh protestën e tij përmes mosbashkëpunimit dhe bojkotimit, por kupton se këto nuk janë qëllime në vetëvete; ato janë thjesht mjete për të zgjuar një ndjenjë të turpit moral tek kundërshtari”.

Tani jemi në fund. Ka ardh koha për ndryshim. Kjo është koha e duhur! Ky është momenti t’ i largojmë shqiptarofobët nga shtetit, pusht- eti, qeveria e kudo qofshin e jetofshin…

Ka ardh koha për rotacion, politik, rotacion, elitash, rotacion, brezash e vlerash para se të jetë vonë e të ndodhi revolucion nga adoleshentët e me pasoja shkatërruese…

Të gjithë së bashku për më shumë Drejtësi, Paqe, Liri- Demokraci, Shqiptarizëm, Falje Hyjnore!

Mjerë Ata që gajasen së qeshuri nga Lufta e qajnë, nga Paqja e Falja!
Oh, sa mirë me qenë Shqiptar, pa këta pusht- etarë!

Je suis Klodian!

Përkushtimisht me dashamirësi vëllazërore, sinqerisht e shpirtërisht si gjithmonë, Juaji Astrit Memia!

P. S. Kryetari i Forumit” Imazh & Media”, Prof. Asoc. Dr. Av. Astrit Memia

Dërgoi për publikim, Ëngjëll Koliqi, gazetar