Vitet e humbura në Kosovë

0
352
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Nga Skënder MULLIQI

Këto vitët e fundit, për Kosovën ishin krejtë të humbura?! Më stagnime, më thellimin e përçarjeve, vite që na brengosën. Vite që ja huqëm më ka krejt me politikat miope, pamë rënie edhe të moralit publik, krim e korrupsion, të cilave u paraprinë politikanët. Këto ishin vite të rënda, kur kemi pritur zhvillime pozitive për një të ardhme të mirë të shtetit të Kosovës. Sikur mos të ishin këto struktura të deritashme politike, sigurisht se do t’i kishim punët shumë më mirë. Nuk reflektuan pozitivisht, por vetëm futën frikë për të ardhmën tanë. Kosova u përballë me kriza të vazhdueshme institucionale, të prodhuara për të mbuluar mos punën e tyre, për t’i mbuluar abuzimet rënda në kurriz të qytetarëve.

Nuk dështën të mësojnë asgjë nga e kaluara historike, dhe nga lufta e fundit. (Se racat e ulëta – thotë Le Bon, nuik mësojnë nga përvoja). Dhe, hajde pse nuk mësuan për të mirë, por si mësuan që me këmbë e duar, me sy dhe vesh, në mënyrë të fshehur e më shumë haptazi, mësuan për së mbrapshti! Kjo ngjan më shumë me njerëzit shizofrenikë. E vërteta, është se këta u përcaktuan që t’i përdorin metodat e mashtrimit dhe manipulimit. Krijuan gjendje, që periudhën e paqes ta shfrytëzojnë si vazhdim të luftës politike në mënyrë jo parimore.

Dhe, kjo gjendje as e paqes dhe as e luftës të shprehem ashtu, nuk po ndalet. Nga lufta më Serbinë, na mbetën varreza masive të gjenocidit serbomadh. Nga të gjitha këto të liga, nuk mësuam as si individë as si kolektivitet! Jemi duke i dhënë njeri-tjetrin grushta të forta nën brez. Ne vend të unitetit, kemi zgjedhur metodat më brutale të mundshme. I kemi harruar masakratë gadi në çdo cep të Kosovës ! Dhe, askush nuk e vuri gishitin në kokë, e të pyesë ku jemi ne, dhe se çka po i bëjmë njeri-tjetrit, dhe ta pyesim veten, çfarë shoqërie po ndërtojmë?

Unë do të kisha thënë, e ju si të dëshironi, të errët, gadi fashiste, në suaza të kulturës më shumë të vdekur?! Si të shprehem ndryshe. Urdhëroni na sqaroni. Kur një shtet i ri po braktiset masovikisht. Kur Kosovën dhe popullin e saj edhe në kushte pandemie e futët në lojëra të ndyta politike, kur po rrezikohet sovraniteti dhe shtetësia…?! Çfarë sqarimi na duhet më tepër?! Kënd kemi të fajësojmë ? Njerëzit kërkojnë drejtësi, mirëqenie, që na i ofron qeveria të cilën e rrënuat. Kosovës nuk i duhen kërcënimet, shantazhet për interesa përsonale të grupeve politike përfituese, të cilët nuk dojnë më pranu se epoka e tyre në politikë ka përfunduar…!