Viktimat pa faj të komunizmit…

0
480

Ju shkruaj si drejtore e qendres MEMO, te krijuar pak kohe me pare, me qellim perballjen me te shkuaren, me te verteten dhe krimet e diktatures.

Pak kohe me pare, u perballa me te verteten e Kampit te Internimit ne Tepelene, ku ne 500 te vdekur nga uria e semundjet rreth 300 ishin femije, “fajtore” vetem pse kishin lindur.

Femije, shumica e te cileve nuk munden te kishin as varr, e nje pjese e tyre, as emer, ndjeva dhe ndjej pergjegjesine sociale, te bej cfare mundem per te thyer heshtjen, per te nxjerre ne pah te verteten, per ti sjelle pak paqe(aq sa eshte e mundur) per nje shpirt te paster e te trazuar nga absurditeti i kohes.
Mendoj se eshte mjaft e rendesishme, qe sot, brezi i ri, te njihet me kete te shkuar.

Besoj, se, ne se shoqeria jone, perballet me te shkuaren, do te filloje te ndertoje e te perdore institucionin e faljes, tolerances e empatise, e ndoshta do te mund te kuptojme shume fenomene shoqerore te diteve te sotme, te cilat na e bejne te parehatshme jeten!

Qe harresa mos te jete nje vdekje e denim i dyte per keta shpirtra, mendoj se duhen vepra konkrete!

Ne, duam te filojme me Memorialin e Femijeve te Vdekur ne Kampin e Tepelenes!
Dhe deshirojme, qe te jete nje akt social, nje veper qe mund te ndertohet nga te gjithe ata qe duan ti perkasin te ardhmes e te mbeten ne kujtesen e shoqerise!

Me poshte po te shkruaj pak gjate per punen e deritanishme per ndertimin e ketij Memoriali si edhe veshtiresite ne te cilat ndodhemi e qe shpresojme ti kalojme se bashku.

Memoriali i Femijeve te Vdekur ne Kampin e shfarrosjes ne Tepelene, eshte ideuar dy vjet me pare. Idea apo deshira e Znj Sula, u perkrah nga arkitekti Z.Gjon Radovani i cili edhe projektoi Memorialin si investim professional, moral e shpirteror.

Qe prej krijimit te MEMO, pak kohe me pare, vendosem qe kete projekt ta bejme realitet, e te mos presim me. Ky Memorial, nder te tjera do te jete nje akt real e i rendesishem, per ta bere te pakundershtueshem apo te diskutueshem krimin e diktatures. Mendojme se duke filluar nga te tilla akte, e nesermja do te na gjeje me me shume kurajo, per tu perballur me sfidat e zhvillimit te nje shoqerie te denje.

Ne nuk mund te harrojme qe mbeshtetitesit e diktatures kane patur tanime kohen e mjaftueshme per tu bere te forte, ndaj e dime qe perplasja me ta do te jete e madhe. Ata nuk do te lejojne tu prishim reahtine e heshtjes dhe ndikimin e saj ne shoqeri, por as ne nuk do te lejojme me, as heshtjen e as harresen.

Sulmet tashme kane filluar, dhe kjo eshte nje shenje e mire, qe tregon se jane shqetesuar.

Pikerisht per kete situate, ne, MEMO, vendosem qe Memorialin ta ndertojme se bashku, me kontributin e shume qytetareve, apo biznese, brenda e jashte vendit, pasi keshtu kjo veper do te marre nje vlere te rendesishme sociale, per ditet e sotme, e per te ardhmen, pa mbarrtur konotacione te kahjeve politike.
Sa me shume te jemi sot aq me shume do ti perkase te vertetes e historise kjo veper!

Kjo eshte rruga me e gjate e me veshtire, ndaj kemi nevoje per mbeshtetjen e gjithkujt!
Deri tani MEMO pa asnje interes financiar:
Ka bere te mundur projektin teknik.
Ka bere te mundur dokumentacionin e nevojshem.

Ka bere fushate sensibilizimi, permes aktiviteteve artistike, per njohjen e historise.

Ka bere akorde lehtesuese per materialet e ndertimit te Memorialit
Permes fushates sensibiizuese, kemi mberritur te kemi 100 qeparise , nga 300 te nevojshem me fushaten 1 qeparis – nje emer – 5000 lek

Çdo kontribut Juaji personal apo ne grup, do te jete i publikuar, dhe per cdo hap apo shpenzim, ju do te njoftoheni ne mail, si edhe per cdo pyetje apo kerkese!
Lidhur, do te gjeni edhe preventivin e plote, te ndertimit te krejt Memorialit.

Ju falenderoj paraprakisht
https://www.facebook.com/MemoAlbania/?ref=settings

Ema Andrea
Memo