Zymer Mehani: POEMË
Kulçedra shtatëkrerëshe
Kur n’këtë qiell u duk
Hijena gjakpirëse
Me ari e ujk
Doli një kreshnik
Me gjoksin sa bjeshka
Që për atdhe i digjej
Zemra porsi eshka
Doli një dragua
I lindur n’këtë vatan
Vëllai i Adem Jasharit-
Trimi SANDOKAN
Sa me fat je Shqipe…
I dashur Atdhe….
Që linde këtë trim
Gjak i gjakut tim
Kur po ndodhte ploja
N’ Drenicën e kuqe
Kur u përgjak dasma
Me dhëndër e nuse
Kur dhe foshnjës n’djep
Ia rrasën hanxharin
Plakut qindvjeçar
Ia përdhosën varrin
Doli Sandokani
Porsi llavë vullkani
-Këtu-, tha-, unë jam mbret
N’këtë fole shqiptari
Po për gjakatarët
Që erdhën nga Karpatet
Trim Abedin REXHA…
Së bashku me ushtarët
Seç ua bënë gjëmën
Seç ua bënë varret
-Kosova është shqiptare
Prandaj, kurrë nuk falet!
II.
-Komandant i dashur
O trim SANDOKAN
Atdheu dhe liria
A thua, çmim a kanë?
-Çmim atdheu s’ka
I dashur vëlla
As liria s’falet
Pasha fushat malet
Por me gjak fitohet
Sepse nuk dhurohet
-O trim SANDOKAN
Vallë, ku e ke LETEN
SOKOLIN e vogël
Që jua ke dhënë jetën?!
-Janë n’male t’atdheut
Si fëmijët e tjerë
Çdo fëmijë i kombit
Për mu’ ka shumë vlerë
Kjo që po ta them
Është realitet
T’gjithë fëmijët shqiptarë
I kam SOKOL e LETË!….
Kështu m’tha SANDOKANI
Ashpër më vështroi
Porsi shqipe mali
Iku, fluturoi
Se hujena e ujqër
Ngado bënin plojë
Ttrimi u doli para
Turinjtë ua përvëloi
Ua theu dhe qafën
Ua bëri dërmën
Gjakatarët në ikje
Seç e nisën gjëmën
Me duar në kokë
E mallkonin nënën
E shanin dhe diellin
E shanin dhe hënën
Dhe Zotin e shanin
Rënkonin, ofshanin
S’ndalet SANDOKANI
M’sa ndalet tufani
III.
Trim Abedin REXHA…
Ti o Yll i qiellit
I dëlirë si ujëvarë
Si drita e diellit
Gjaku yt freskoi
Kuq e zi flamurin
Armiqëve të kombit
Ua ndale turrin
U tregove ç’është
Të kenë punë me burrin
Shtrat e pate trollin
Jastëk pate gurin
Nënë e babë e pate
Shqipen e Flamurin
Unë poeti vetë
Seç jam në siklet
Po më ikin fjalët
Dhe vargjet vërtet
Por jam shumë i bindur
Dhe shumë krenar jam
Që n’atë mugëtirë
Të patëm FLAKADAN
Prandaj ta puth atë dorë
Të bardhë si dëborë
Që e mbajte pushkën
Për këtë truall arbnor
Re, por nuk u shuave
Porsi METEOR…
Sot n’rreze t’lirisë
Kudo në vatan
Për Ty janë nisë vargjet
Të tëra, vargan
Që nuk kanë të sosur
As mbarim nuk kanë
Për ty, o trim lirie
Për Ty, SANDOKAN!…