Bota – Opinion.al – 09/03/20
Televizioni italian “La Sette” transmetoi disa pamje të rënda, të xhiruara brenda repartit të terapisë intensive, në një spital të Kremonës në veri të Italisë, ku duket stafi mjekësor që trajton pacientët me koronavirus.
Sikurse raporton programi “PiazzaPulita”, që transmetoi materialin, stafi punonte pa pushim në kushte tepër të vështira pune ndërsa spitali është tejmbushur me pacientë qe po trajtohen në dhoma të posaçme për të shmangur përhapjen.
Disa prej tyre, shihen të lidhur pas ventilatorëve, ndërsa të tjerë të kthyer përmbys për të ndihmuar frymëmarrjen.
(Pamjet brenda spitalit i gjeni në videon e mëposhtme pas minutës 03:36)