VIDEO e zhdukur nga interneti: Një arsye pse duhet dalë në shesh për Ilirin dhe Monikën

0
600
Vila e Monikës

Ilir Meta ka thirrur një protestë sot, kundër Qeverisë.

Ky është një rast i rrallë në botë, kur një president organizon protesta si kryetar opozite, kundër Qeverisë, që e ka zgjedhur në atë post.

Ai thotë se po del të mbrojtë Kushtetutën, por në fakt po del të mbrojë veten nga shkarkimi.

Të gjithë e njohin historinë e Ilir Metës dhe akuzat që rendojnë mbi të.

Por ne po ju japim një “arsye” pse sot duhet dalë në shesh.

Video e mëposhtme, e cila është zhdukur nga interneti, tregon vilën luksoze të Ilir Metës në Lalz.

(TemA)

Bëhet fjalë për emisionin e famshëm të Sonila Meços, e cila mori në një intervistë Monika Kryemadhin disa vite më parë, e cila mburrej për jetën luksoze që bëjnë.

Kryemadhi tregonte se shkonin me helikopter, se vila kishte 11 banja, madje kishte banja edhe për macen, se aty kishin bërë ditëlindjen e Metës që kushtoi 500 mijë euro etj.