Klajd Kapinova
Në sallën kulturore Nënë Tereza, pranë kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, kishte ardhur për të marrë pjesë në përkujtimin e 550-vjetorit të Heroit Kombëtar edhe amerikania Victoria Muzakaj Murphy.
Ajo ishte e ftuar e nderit në meshën përkujtimore dhe Simpozium e mbajtur me këtë rast. Ajo sipas traditës mikrptëse shiptare, ishte vendosur në sofrën e nderit të miqëve dhe të ftuarve të tjerë nga Shqipëria, Kosova etj.
Ka disa dekada, që nga themelimi i saj nga mons dr. Zef Oroshi (1912-1989) dhe sot nga vazhduesi i denjë dom Pjetë Popaj, kisha katolike Zoja e Këshillit të Mirë, sot me emrin Zoja e Shkodrës, ka qenë dhe është ende sot një besëlidhje e mdhe e vlerave etnike arbërore në SHBA. Gjatë viteve të fundit institucionet kulturore në ambientet e bukura të kishës shqiptare në Neë York, janë bërë epiqendra në përkujtimin e fytyrave të ndritshme të pushkës (liri) dhe pendës (dituri).
Viti Jubilar 2018, është caktuar më të drejtë nga trojet shqiptare dhe në diasporë si viti historic i përkujtimit i 550-vjetorit kushtuar figurës më të madhe të kombit tonë, si Viti i Kryetrimit të Arbërisë Gjergj Gjon Kastriotit.
Vazhdimisht ai po përkujtohet kudo ndër shqiptarët në SHBA. Në disa shtete, si: Neë York, Michigan, Philadelphia, Florida, Texas etj., ku ka shumë shqiptarë të trojeve etnike, mësojmë se diaspora jonë kudo ndodhet po organizohet me veprimtari të ndryshme përkujtimore kushtuar kryetrimit legjendar. Breza të ndryshëm shqiptarësh mblidhen për të ndarë gëzimin e përbashkët, duke përkujtuar faqet e ndritura të historisë sonë të përbashkët.
Mbas meshës solemne, të gjithë të pranishmit u drejtuan në ambientet e bukura të Qendrës Nënë Tereza, ku, u zhvillua akademia përkujtimore, në nderim të 550-vjetorit të kalimit në amshim të Heroit Kombëtar dhe kryetrimit të Arbërisë të pavdekshmin Gjergj Gjon Kastriotin.
Flamuri amerikan dhe ai shqiptar me ngjyrë të kuqe dhe shqiponjën dykrenare qëndronte përkrah një busti të madh të Gjergj Kastriotit, punuar në fibër glass, krijim artistik i skuptorit të talentuar Kristaq Kapidani, i cili, hijeshtonte ambientin shqiptar, të cilët, ndiheshin krenar për Kryetrimin e njohur të trojeve të Arbërisë.
Ndër miqtë special të ftuar ishin anëtarët e trungut të familjes princërore të Muzakajve, Victoria Muzakaj Murphy me bashkëshortin, që kishin udhëtuar nga Texas-i në Neë York, enkas për të marrë pjesë në shënimin e përkujtimit të 550-vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit. Kjo familje prej vitesh jeton e punon në SHBA. Victoria bën foto para bustit të Gjergj kastriotit dhe mban në duar flamurin shqiptar, duke thënë se jam shumë krenare që jam shqiptare.
Victoria dhe familja e saj dëgjojnë me vemendje ligjerimet në gjuhën shqipe dhe buzëqesh kur dëgjon emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të vetëm fjalë që ajo kupton në gjuhën shqipe. Ajo është shumë e thjeshtë dhe e hapur për cdo pyetje që i bëjnë gazetarët dhe miqët e tjerë shqiptarë. Ajo flet me passion për Gjergj Kastriotin dhe familjen e saj princerore në Shqipëri.
Gjatë një bisede e shkurtër me shqiptaro amerikanen Victoria Muzaka Murphy e emocionuar tha se ka zbuluar prejardhjen e saj nga familja e madhe e Muzakajve, dhe se ndjehet thellësisht krenare për rrënjët e saj të lashta shqiptare, që shkojnë deri në epokën kastriotiane të Gjergj Kastriotit.
Ajo ndër të tjera tha se: ”Unë, mund të mos e flas gjuhën shqipe, por gjakun e kam shqiptar. Dhe gjaku shqiptar na bën një familje. Ju jeni familja ime dhe unë jam familja juaj”.
Kisha katolike Zoja e Shkodrës, është besëlidhje e vlerave etnike arbërore në SHBA. Gjatë viteve të fundit institucionet kulturore të kishës në Neë York, janë bërë epiqendra në përkujtimin e fytyrave të ndritshme të pushkës (liri) dhe pendës (dituri).
Pak fjalë për historinë e Muzakajve
Burimet historike të botura para vitit 1944 dhe më pas nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe në websitet e ndryshme në internet sot, tregojnë qartë se Muzakajt, janë familje feudale e aristokracisë mesjetare shqiptare e njohur në lidhjen historike me Kastriotët të pinjolles Donika Kastrioti me Gjergj Gjon Kastriotin
Historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, përmend e para emrin e një fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth vitit 1090 ishte ndër komandantët më të besuar të perandor Aleksi I Komneni. Origjina e familjes ishte nga zona e Oparit, ku Muzakajt kishin zotërimet fillestare të tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan, Zerec etj. Kronisti Gjon Muzaka (1510) kujton se varret e të parëve të familjes ndodheshin pranë kishës së Shën Triadhës në Lavdar të Oparit.
Autoriteti dhe roli politik i Muzakajve dëshmohet qartë që në shek. XIII. Gjatë luftërave me anzhuinët e Napolit (1273-1281), i pari i derës së Muzakajve, Gjoni I Muzaka, u shqua si një ndër krerët kryesorë të qëndresës.
I zënë rob gjatë një beteje, në tetor të vitit 1279, Gjoni u burgos në kështjellën e Brindizit bashkë me tre bashkëpunëtorët e tij, Dhimitër Zogun dhe Kasnec e Guljelm Blenishtin. Por, nën presionin e krerëve shqiptarë, mbreti Karli I Anzhu u detyrua ta lironte atë vitin tjetër, kundrejt premtimit se “nuk do të fliste e nuk do të vepronte më kundër tij”.
Në fund të shek. XIII, duke përfituar nga marrëdhëniet e tyre me pushtetin qendror bizantin, Muzakajt mundën të siguronin prona të shumta në krahinat fqinje të Tomoricës, Skraparit, Këlcyrës e Beratit në perëndim dhe në ultësirën e Korçës në lindje. Atë kohë Muzakajt afrohen me anzhuinët, që vazhdonin të mbanin Durrësin, dhe nëpërmjet tyre me Papatin, i cili ishte vënë në krye të koalicionit të fuqive evropiane e ballkanike kundër mbretërisë serbe.
Në vitin 1319 papa Johanit XXII i njoftuan gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar frontit antiserb shumë fisnikë shqiptarë, mes të cilëve edhe tre vëllezërit Muzakaj, zotër në Këlcyrë. Qëndresa e organizuar nga bujarët Muzaka kundër ekspansionit të serbëve në trevat shqiptare, ende nën sundimin bizantin, u vlerësua edhe nga perandorët e Bizantit, të cilët i shpërblyen ata me prona të reja e me tituj fisnikërie. Familja fisnike Muzakaj sundoi në shekujt XIII, XIV e XV.
Sundimi i Principatës së Muzakajve ndahet në dy periudha. E para lidhet me vitet 1286-1343 dhe periudha e dytë me vitet 1350-1417. Në dokumentet historike Muzakajt përmenden qysh më 1090. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinë, kryesisht, në Muzaki (Myzeqe) dhe Toskëri me qendër (pas vitit 1350) Beratin, i cili ishte dhe qyteti më i madh i fortifikuar i Shqipërisë. Ky qytet dikur pat qënë qendër administrative dhe ushtarake e Despotatit të Beratit i cili më 1308 përfshiu në territoret e veta qytetin e Janinës dhe më gjërë. Atëkohë perandori bizantin Androniku II Paleologu pati emëruar si qeveritar në Berat Sevastin Skurra (1308-1336). Kulmin e lulëzimit të formacionit të tyre shtetëror e arritën në kohën e sundimit të despotit Andrea i II – të Muzaka (1335-1372), i cili para vitit 1335 mori titullin “despot” që në shkallën e hierarkisë bizantine ishte i dyti pas atij të perandorit. P Androniku i III Paleologu.
Despoti Muzaka gjatë viteve 1335-1341 ishte në krye të lëvizjeve antibizantine në Arbëri. Më 1336 njeh për kryezot mbretin Robert Anzhu të Napolit, i cili nga ana e vet ia pranoi titujt, trashëgimet dhe gradat dhënë Andreas së II Muzaka prej perandorit të Bizantit, por me kusht të lënies peng në Durrës, pranë përfaqësuesit të mbretit të Napolit, njërin djalë të tij.
Vdekja e despot Andrea II Muzakës menjëherë pas marrjes së Kosturit (ai u varros në kishën e Shën Ndoit në Durrës) ndikoi gjithashtu në dobësimin e zotërimit të Muzakajve. Ky u nda midis tre bijve të tij: Gjonit, Teodorit e Stojës. I pari trashëgoi zotërimet stërgjyshore të familjes, i dyti Beratin e zonën e Myzeqesë, kurse i treti viset nga Devolli në Kostur. Shumë shpejt, në vitin 1375, Stojë Muzakës iu desh të përballonte një sulm të Mark Krajleviçit, i cili me një ushtri mercenare osmane u përpoq pa sukses të rimerrte Kosturin…
Stema stratiostësh me emrin Muzaka. Në dokumente historiko-heraldike njihemi dhe me dy stema të tjera stratiotësh me emrin Muzaka. Të dyja i përkasin gjysmës së parë të shek. XVI. Janë të botuara nga Sturza në veprën e tij “Fjalori historik dhe gjenealogjik i familjeve të mëdha të Greqisë, Shqipërisë dhe Kostandinopojës”, botuar në Paris më 1983.
Këto stema kanë qenë të njohura nga perandori gjerman Karli V. Njëra stemë përbëhet nga një shqyt i kaltërt me dy yje të artë gjashtëcepësh të vendosur vertikalisht, njëri pas tjetrit të cilët ndahen prej tyre nga një brez i artë mbi të cilën paraqitet një gjysmëhënë e argjendtë, e shtrirë. Kjo stemë paraqitet në blazon e punuar nga N. Manesku. Stema tjetër vjen vetëm e përshkruar: e kaltër me një qiparis të blertë e qarkuar me dy luanë të artë përballë njëri–tjetrit me nga një shpatë të ngritur lart. Në ballin e artë të shqytit qëndron një shqiponjë e zezë dykrenore. Mbi mburojë qëndron një përkrenare stratioti.
Nga të gjithë këto stema, stema autentike e Muzakajve do ta thoja këtë në një kuptim të thellë të fjalës autentike, sepse në heraldikë fenomeni autentik merret gjithnjë me një lloj rezerve, është stema e parë, njohur më 1336 Andreas së II Muzaka, ku historikisht jemi në kulmin e lulëzimit të familjes së tyre dhe simbolet heraldike lidhen natyrshëm me veçori natyrore të vendit ku ato u lindën dhe lulëzuan dhe këtë informacion e përcjellin deri më 1510 vit kur u shkruajt “Memoria”.
Gjithsesi studimet e mëtejshme heraldike mund të hedhin mendime të reja dhe më të plota në këtë fushë. Hulumtimet e thelluara mbi Muzakajt vazhdojnë ende sot…