Vettingu, Apeli shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini

0
247
Anton Martini

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK. Mësohet se Martini kishte probleme me pasurinë. Kujtojmë se Anton Martini doli për herë të dytë para KPK-së, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër.

Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr. Por pavarësisht kësaj procedure, ai u konfirmua në detyre nga KPK. Ndërkohë që shkalla e dytë, KPA, e shkarkoi atë nga detyra.


Aktualitet

U shkarkua nga vettingu, Martini: Shteti im më “pushkatoi”

Opinion.al11/06/21

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra ditën e djeshme prokurorin Anton Martini. Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Ai thotë se ka qene i përgatitur për këtë vendim, pasi sipas tij kishte të gjithë të dhënat e nevojshme që po punohej në menyrë të kamufluar kundër Martinit.

Më tej Martini thotë se dje, shteti për të cilin punoi prej 23 vitesh, e “pushkatoi” prokurorin dhe familjen e tij, në mënyrë krejt të padrejtë e të pabesë.

Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të mi! Dje nuk ishte një ditë e mirë për mua dhe familjen time. Padyshim, që isha i përgatitur edhe për këtë vendim, sepse kisha të gjithë të dhënat e nevojshme që po punohej fort dhe në menyrë të kamufluar kundër meje. Me këtë, nuk dua ta mbivlerësoj për asnjë moment veten time, më besoni. Dje, shteti im më “pushkatoi” mua dhe familjen time, në mënyrë krejt të padrejtë e të pabesë, shtet për të cilin, prej 23 vitesh punova shumë shumë fort, duke u munduar te ruaj e të mos cënoj për asnjë moment besimin ndaj qytetareve të mi.

Dje, faktori ndërkombëtar dështoi të monitorojë procesin kompleks ndaj meje, rol të cilin parlamentarët e vendit tim, j`ua besuan nëpërmjet dispozitave kushtetuese. Jam sigurisht i mërzitur nga vendimi i djeshëm, por pavarësisht kësaj, dua që sot, të falenderoj çdo mik dhe bashkëpunëtor timin, që kam pasur ndër vite, me të cilët kemi ndarë orët e gjata dhe netët pa gjumë, për të punuar që ky vend të behej më i sigurtë.

Falenderoj nga zemra çdo qytetar që më ka mbështetur me fjalë e komente gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë besuar te parimet që unë mbroj. Beteja ime ligjore do vazhdojë, me shpresë, që e drejta e cënuar, të vihet në vend. Duke e përfunduar këtë përshendetje me plot emocion nga unë, dua ta mbyll me një pasazh nga një bashkëbisedim që pata mbrëmë në orët e vona, me një mikun tim të ardhur nga larg në shenjë solidariteti me familjen time në këto momente, i cili më pyeti; “këta që të kanë rënë në qafë ty dhe fëmijëve te tu, si mund t’i zëjë gjumi të qetë”? – e si përgjigje nga unë, mori një shprehje biblike e cila mu kujtua në çast; ”Fali o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë”!”, shkruan Martini.