Mustafa SPAHIU, Shkup
1.
(Eva – lumi Marga)
Eva febrile heshtake si çupërlinë
fatin e ndjelle – humbe virgjërinë –
hapash rrugëtove në qytetin e bardhë
Adamët pazvanë ruanin sakramentin
e çehreëmblës mirëluh serafine
Scripta manent gugëzove shkencë
siringave u ktheve kariatideve –
karizmë diabolike Kupë Odini
verë rrushi Serezi servire darovë
kallinjarta, korrtarflakëta Anamoravase
II.
Akronimia BSK – as Taxh Mahall
s’je miriadë as Arxhumand Banu
flokët kashtore nuri s’ësht’i tëri
faqkat avers – përmbrapa revers
në Prehërinë e Perëndisë prore
qiellin se preke – kambana zjarri
kumbonin melodi nëpër organo
i nderove për vepër jetësore sarafe
gur’t e mullirit nën barrë kalamenden
pas teje ngasin trajtat tua mëkatare
III.
Madërgonë e ferrit – Zymbyle!
2.
(Mos ardhshi – para udhëtimit)
Vazhdojnë të ndrijnë krojet tona
prapë dashurohen agimet s’vijnë
në çarkun e bukur të diellit, vallë –
një mot do këputet peri i jetës
mos ardhshi para udhëtimit, se –
mbi flatrash ylberet bartin ëndrra
lajmërim: paqe rrugëve gjetëm, ose –
ta ndërtojmë tempullin Derës’artë
ndehen pëlhurat e irnuara t’azurit
mos ardhshi para udhëtimit arabeskë
3.
(Maestrali – ballkoni)
Gjëmë pushke gulfa pas mesnate
dielli enigmë gjallërohet në heshtje
fytyrat shikohen ujërave memece
palma fletët shkundi në ninëza
maestrali ballkonit është nguruar
zogjësh të pastrehë gdhendi lule
drithërojnë degëzat gratë e mira
legjionet e zjarrta beft nisen
“Magji të Ngjyrave” …tha M. Kërkezha,
E. Mekuli, shënoi: “A asht fajtor shqiptari?”
4.
(Anës lindjes s’agut – Dielli)
Bien diell zgjohen gjymtyrët molisur
procesionet e priftërinjve t’tmerruar
ndërkaq cepit të vetëvarrrimit të tyre
legjionet e uritura krrokin korbërisht:
“kush na cyti prej Karpateve të marrim
rrugën e gjatë me neverinë e shlivës
ne jemi mizerabël grabisim lirinë, e –
Ilirëve faltoret bazilikat e tyre…!”
Anës së lindjes së diellit i tmerrohen
janë të mjerruar në lumturin’e tokës
5.
(Xixë e fjetur – flakëron stralli)
Eshka s’është pushkë e zbrazur
as në det, as në qiell paarritshëm
xhyrymlitë e Jeni Pazarit brenda
pragut të shtëpive thellë kërkojnë
rritjen me rrënjë gjyli shqiptare ,se –
e kaluara fshehur nuk mbahet
prej shkëmbinjve heshtja të sëmbon
çastin e ri e nxjerrin dy vasha trime
nuk e duan gjumin e mashtrimit
për gjuhën shqipe s’janë mëkatare
6.
(Boritë ëngjëllore – jone ngjyrash)
Nën syrin e diellit komponohet agimi
flaka e poetit heshtarake dëgjohet
kovaçët e psalmeve brohorisin lartë
rrezet e diellit mpleksen me zambakët
muzikës hyjnore vallëzojnë lugjet
boritë ëngjëllore simfoni ngjyrash
të paepur si shkëmbinj të denjë
me thesarin e shpirtit qëndrojmë
këndoni flladitshëm këngë shpirti
ngazëllehem e lartësohem Dardanisë.
E mërkurë, 19.02.2020
Në Dardaninë Ilire