Vetëtradhtuesit nga vetëmashtrimi, a jemi ne?

0
89
Gjetjet e Vardarit

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Gjithmonë na është fshehur e vërteta e jonë dhe me daljen e saj në dritë, vetë po e sjellim veten në mëdyshje duke mos i zënë besë vetvetes. Faktet janë, faktet kanë qenë por ato na ishin fshehur historikisht. E na nuk dinim, mashtroheshim lehtë, pastaj mohoheshim edhe më lehtë dhe së fundi tradhtoheshim deri në humbje të së vërtetës kombëtare. E mirë kjo për një komb?

Mbeturinat e qelbësuara ne bërllogun me miza dhe mushkonja, aty ku sëmundja ngjitëse vdekjeprurëse e fillonte inkubacionin, na lyenin kryet me akull, me broçkulla dhe të pavërteta dhe fillonte epidemia e vetëtradhëtimit. Nuk dinim edhe pse donim ta ruanim t ‘tonën; vetëbllokoheshim, vetëngujoheshim dhe vetëdëmtoheshim.

”E vërteta e jonë nuk mund të gjendët as ne librat që janë shkruar në Romë e as në Librat qe janë shkruar në Mekë, e as në ato të Konstantinopolit e as të Athinës e Stambollit por jashtë tyre, sepse edhe ne shqiptarët kemi shekuj të panumërt evolucioni, edhe ne jemi pjesë e njerëzimit, pa te cilën pjesë nuk plotësohet historia e njeriut, dhe e gjithë kjo histori është e shkruar në librin tonë të ndërgjegjes dhe është trashëguar brez pas brezi me mijëra e mijëra vite, mirëpo ne në vend që të shpalosim librin tonë dhe ta njohim vetën, po mundohem të gjejmë ate në librat e huaja dhe aty po e takojmë atë që nuk na duhet (jo- shqiptarin ) dhe po i falënderohemi asaj që nga ne mundohet te krijoj jo-njeriun (jo-shqiptarin). (Fatmir Osmani)”. E bukur kjo? Na jep pak mend që të mendojmë më shumë?

Duke ”mos pasur” fakte njeriu bie në një pikëpyetje shpirtërore se kush isha dhe kush jam.

”Mospasja ” e fakteve i shkakton një mori simptomash ligështie të cilat e sulmojnë trurin dhe një ”lëvizje” të vogël të ”dikujt” ,njeriu bie në vetëmashtrim. Larte madhëria e tij e ”dikushit” e krijon rrethin e tij i cili përditë e më tepër rritet duke ngërthyer në vete shumë e më shumë të vetëmashtruar. Të gjithë ata që futën brenda rrethit e shohin botë plotësisht ndryshe nga ata që nuk janë në rreth. Paaftësia e njeriut për të kuptuar se e ka një problem me vetveten quhet vetëmashtrim. Vetëmashtrimi është gjëja më e lehtë dhe më e zakonshme në botë. Kur njeriu futet në rrethin e të vetmashtruarit atëherë të gjithë ata që janë jashtë tij (rrethit) janë : përtacë, shpërfillës, të pa ndjenja, ziliqarë, shpirte këqij dhe tradhtarë.

Dhe njeriu kur e tradhton vetën ai fillon ta shoh botën në atë mënyrë që e përligjë vetëmashtrimin e tij. Hapi tjetër i të vetëmashtruarit qëndron në atë që ai fillon ta shtrembëron realitetin. Të vetëmashtruarit brenda rrethit të tyre nuk munden më të dalin jashtë apo të ç koqen nga ai rreth. Futja në rreth i ka pasojat e veta në atë se njeriu fillon t’i zmadhoj të metat e të tjerëve ; i zmadhon virtytet e tija, i zmadhon gjërat që e përligjin vetëmashtrimin e më e keqja fillon atëherë kur ai e fillon fajësimin e të tjerëve.

Pa dashas i tilli si i vetë mashtruar ndikohet shumë lehtë, fillon pra të veproj kundër asaj që e mbronte pa hyrë në rreth, gjithnjë duke e arsyetuar dhe përligjur vetëmashtrimin e tij. Duke e përligjur vetëmashtrimin, njeriu kalon në fazën tjetër të vetëmohimit; mohimin e çdo gjëje që para futjes në rreth ishte për te e pranueshme, e kapshme për realitetin dhe të vërtetën personale. Ky është një moment kritik që në mohimin e së vjetrës në favor të një të reje që as vet nuk e di se pse. Nuk pranohet qenja, roli, rëndësia, vlera, domosdoshmëria e të mirave psh. kombëtare. Mohon dhe zhdukë çdo gjë që i jep krah zhvillimit. E mohon të drejtën mbi vetveten; nuk e merr parasysh as të kaluarën e tij. I mohon të mirat. I mohon fjalët e thëna, mësimin e parë, e mohon evolucionin shoqëror.

E mohon rolin dhe rëndësinë e vetvetes që e kishte dikur. Nuk ia pranon meritat dhe virtytet dikujt. Nuk i përmbahet etikës shoqërore me të cilën ka jetuar ; i quan të pa vlerë e pa dobi. Vazhdimisht shprehë mohim, mospajtim, mospëlqim. Jeta i fillon me kuptim mohues, me të bëma mohuese, me pjesëza mohuese. Mishërohet në kundërshtimin e mospranimin e çdo gjëje që është jashtë rrethit. I ha fjalët, e harron vetveten dhe e pohon vetëm atë që e bindë rrethi. Pra, një kukull në duar të askushit për qëllime të rrezikshme të cilat i servohen çdo moment.

Gjendje e rëndë, e rrezikshme për familjen e rrezikshme për kombin

Si i vetë mashtruar dhe vetëmohues e fillon bashkëpunimin që sa më shumë njerëz të ketë në rrethin e vetëmashtrimit; e fillon rrezatimin e asaj që tani i duket se është më e mirë, më joshëse; por në të vërtetë vetëmashtruese dhe vetë mohuese. Po të tjerët si i duken atij ,ata që nuk janë në rreth? Ata janë ngatërrestar, të papërgjegjshëm të pa respektueshëm ndaj çështjes së tyre madhore. “Madhore” të porositur nga brenda rrethit. Tani fillon lufta në mes atyre në rreth që rrezatojnë ide të brenda rrethit me atë jashtë rrethit. Kjo është një luftë e cila i futë në rreth të tretët me bindje, me frikë ose me para.

Futja në rrethin e të vetëmashtruarit dhe vetëmohuesit, me kalimin e kohës e bën gdhendjen në mendjet e tyre me karakteristika që i bartin gjithë kohën me vehte. Bëhet mendari ”mençur”, ”i zgjuar” dhe dëshiron që ta mbajnë për të mençur. Fytyrë dhe personalitet prej mendari. Por në të vërtetë behet bartës i një ”virusi” ndjellakeq.

Tani kur e krijuam vetëmashtrimin dhe vetëmohimin, a e dini çka na pret? Vetë tradhtimi.

Vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk njeh asgjë e askënd, përveç urdhërdhënësit. Shenjat janë mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në rrjedhat normale të shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit:

Kemi shumë shembuj të kësaj rrymeje të vetë shkatërrimit; por një është e sigurtë që ideologët janë të fshehur, të siguruar nga çdo rrezik, të pasur dhe vetëm i infektojnë qelizat e shëndosha të shoqërisë, dhe sëmundja kombvdekjepturëse sa vjen e rritet

Për të pasur më të qartë se si duket shembulli tipik i vetëmashtrimit dhe vetëmohimit është arrijta përfundimtare e Kristo Papës:”… midis tyre edhe deputete greke, ra në sy një figurë e njohur per opinionin ne Greqi, deputeti i Partise neonaziste “Agimi i Arte”, Kristo Papa, i cili tha se “… nuk ka Epir te Veriut dhe Epir te Jugut, por është një i vetëm (tokë greke). Pakkush e di se deputeti ne fjalë është me gjak e origjinë shqiptare.”…

Vetë tradhtimi është mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në rrjedhat normale të shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve.

Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit: ”Tradhtoje Kombin”!

Vetëmashtrimi e sjellë vetëmohimin kurse vetëmohimi e sjellë vetëtradhtimin. Që të trijat na sjellin shuarjen kombëtare dhe na drejtojnë drejt vrimës së zezë e cila me fuqi kozmike na përpinë në vorbullën (vortexin) e saj, në një rrugë të pa kthim.