Për dallim nga luftërat tjera, Lufta për Liri, në çdo rast ka karakteristika të ngjajshme, ajo “ niset nga idealistët” (të cilët në të shumtën e rasteve tradhëtohen dhe bijnë heronjë), “ e mbarojnë trimat” (pas lufte dalin disa trima që në luftë kanë qenë larg frontit) dhe “ fitoren e gëzojnë horrat”.
Zgjidhja e këtij problemi ishte më së miri siç thoshte gjenerali amerikan që të paguheshin këta mercenar dhe të dëboheshin nga vendi, kështu t’i vehej kapaku punës së tillë. Derisa në botën komuniste shoqërohej edhe me shprehje tejet banale, të cilat duket që disa i kanë praktikuar edhe në vendin tonë.
Ne, si në Kosovë (UÇK), në Luginë të Preshevës (UÇPMB) dhe në Maqedoninë e Veriut (UÇK), nuk morëm mësimet nga praktikat e kaluara, madje as nga përvoja e vendeve të ish-jugosllavisë, të cilat pak vite para nesh, ishin ballafaqu me këtë fenomen.
Idealizmi i Kombit tonë, nuk ishte vetëm Çlirimi i këtyre Trojeve, por edhe Bashkimi i tyre me shtetin Amë, pos kësaj idealizmi ishte Çlirimi nga çdo robëri nga armiqët, pra përfshirë edhe çlirimin shpirtërorë nga ndikimet e huaja kulturore, fetare, ekonomike. Një pjesë e idealistëve tonë, në luftërat e fundit për liri kanë qenë të frymëzuar nga majtizmi, ateizmi, komunizmi, si rrjedhojë sot ndeshemi me më shumë problem derisa aspirojmë anëtarësim dhe integrim në BE dhe NATO, problemet e tilla s’do ekzistonin sikur të aspironim anëtarësim dhe integrim në bllokun e rënë komunist.
Luftërat tona Çlirimtare fatkeqësisht nuk u udhëheqën nga institucionet tona paralele, madje kishte edhe fërkime dhe konfrontime të fraksioneve oponente, kjo e rëndoi edhe më shumë situatën, si gjatë ashtu edhe pas. Keqpërdorime, sabotime, tradhëti, spijunazhe e deri edhe akte kriminale ndodhën gjatë luftërave tona, të tillat u shoqëruan edhe pas lufte.
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ka publikuar shifrën prej 13458 pjestarë, me këtë ndarje: shtabi i përgjithshëm kishte 39, Zona e Drenicës 2611 pjestarë, Zona e Pashtrikut 1715 pjestarë, Zona e Dukagjinit 1537 pjestarë, Zona e Shalës 1253 pjestarë, Zona e Llapit 4523, Zona e Nerodimes 1253, Zona e Karadakut 347 pjestarë, Batalioni 1/60 me 110 pjestarë, Qendra Shkollore me 30 pjestarë, Brigada 200 e Logjistikës me 40 pjestarë.
Nga 13458 pjestarë të vërtetë, në vitin 2019, shifra kishte arritur në 66500 aplikime, apo 46230 veteran. Hipokrizia shkon edhe më tej, duke u zhvillu gjoja hetim nga një prokurorë dhe duke nxjerrur rreth 19.060 veteranë të rrejshëm, e që për të diskreditu tërësisht këtë proces prokurorë politikë futën edhe rreth 3000 emëra të veteranëve të vërtetë në listën e veteranëve të rrejshëm. Për 19.060 veteranët e rrejshëm, për çdo muaj nga 170 euro, shteti i Kosovës, i jep 38 milion euro brenda një viti. Apo nga numri total i veteranëve, Kosova jep pensione për 37.771( duke përfshirë këtu edhe 19.060 veteranët e rrejshëm). Për vitet 2015- gusht 2018, llogariten që mbi 88.769.217 milion euro i janë dhënë për veteranët nga buxheti i shtetit.
Utopia shkon deri aty, sa edhe pas reagimit të ambasadorit zviceran Jean-Hubert Lebe në mars 2019, i cili kishte thënë:” ju paguani veteran të rrejshëm, ne investojmë në projektet tuaja-s’ka logjikë”, këtë e kishte përkrahur edhe ambasadori amerikan e të tjerë. Ndërsa politikani i Kosovës, gjoja “katolik”( me porosi të patronit të tij) del për ta demantuar ambasadorin zviceran( mos të harrojmë, se kjo taktikë është e njohur më parë në sistemin e drejtësisë, kur të dyshuar për terrorizëm islamik, kryenin akte terroriste kundër nacionalistëve Shqipëtar, prokurorët politik gjoja “katolik” dhe policët hetues gjoja “katolik” trajtonin rastet e tilla dhe dihej përfundimi i rastit!). Po ashtu edhe disa zyrtarë të organizatës së veteranëve të UÇK-së, dalin kundër, duke nënkuptuar mbrojtjen e veteranëve të rrejshëm.
Personalisht kisha komunikuar edhe më parë, me disa nga zyrtarët e organizatave të veteranëve të luftërave tona, kyresisht në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës, për largimin e veteranëve të rrejshëm. Nga bisedat kisha kuptuar që veteranët e rrejshëm janë produkt i disa individëve të këtyre organizatave dhe partive politike. Interesi i tyre ishte thjeshtë përfitimi në aspekte të ndryshme, nga ngritje të vetëlavdisë (me madhështim të luftës, duke falsifiku Historinë) e deri tek përfitimi i pastër politik dhe material- të njejtin interes pothuajse kishin edhe veteranët e rrejshëm. Vlerat e Luftërave tona, askush nuk i mbrojti, madje disa individ në organizatat që thirreshin në emër të saj, në jo pak raste janë politizuar nga parti politike, e për më keq kanë patur edhe dorë në fryrjen e listave të veteranëve të rrejshëm.
Fushatën për veteranizimin e partizanëve politik e kemi vërejtur fare mirë, madje edhe nëpër medie janë publikuar mënyra të shumta kriminale, sesi janë shitur-blerë statusi i veteranit. Mirëpo me dukurinë kriminale të veteranëve të rrejshëm, si Kosova, Lugina e Preshevës ashtu edhe Shqipëtarët në Maqedoninë veriore, janë ballafaquar që gjatë zhvillimit të luftërave, por si dukuri me elemente kriminale u intensifiku më pas.
Pas luftërave, një pjesë e veteranëve u instrumentalizuan nga qarqe të ndryshme:
1. Disa të tillë u instrumentalizuan nga partitë politike, duke u përdorur nga ato, për qëllime politike, si benefit veteranët e tillë, përfituan vende pune, shkollim jomeritor, karrierë jomeritore e disa edhe plaçkë lufte! Disa dhjetëra veteran të vërtetë, shkaku i mos instrumentalizimit të tyre, iu imponu të vritnin veten, shkaku i papunësisë dhe problemeve tjera shëndetësore dhe psiko-sociale. Madje disa të tillë kemi pa, që nën urrejtjen politike kundër një partie tjetër Shqipëtare, kanë deponuar akuza për krime lufte, krime politike pas lufte.
2. Pak veteran janë instrumentalizu nga agjensitë informative armiqësore me Shqipëtarët, duke i radikalizu, ekstremizu në islamizëm, me qëllim të etiketimit të luftërave tona çlirimtare, si luftëra me elemente të luftërave fetare islamike, për qëllime politike të Serbisë, si kundërshpërblim morën ndihma e pagesa sidomos nga organizatat fetare gjoja humanitare islamike, të ndikuara nga personat e lidhur me Serbinë.
Një pjesë e veteranëve të rrejshëm të publikuar në listat e tilla në Kosovë, kanë disa specifika karakteristike kriminale, të cilat do duhej hetuar, gjykuar edhe për më shumë vepra kriminale, nëse të tillët lidhen edhe me luftërat tjera si në Luginë të Preshevës( UÇPMB-ën). Ato janë që:
1. Në luftën e Kosovës, në asnjë mënyrë, asnjë anëtarë i familjeve të tyre nuk ka qenë aktiv( dalloni nga ata të cilët janë veteran të rrejshëm por që kanë patur familjarë pjesëmarrës në luftën e Kosovës!);
2. Kanë ardhur disa ditë apo disa orë në UÇPMB, apo si ushtar turist( siç i quanim), e pastaj kanë ikur mbrapa;
3. Kanë promovu, propagandu ideologji politike të ndonjë partie politike( duke futur frymën përçarëse brenda ushtarëve apo duke kry detyra të porositura); fetare( kryesisht me porosi të agjenturave serbe, për ta identifiku Luftën tonë për Liri të UÇPMB-së, si luftë me elemente ekstreme islamike) etj;
Nga këta veteran të rrejshëm, të përfshirë edhe në listën e veteranëve të rrejshëm tashmë, por edhe disa të tillë, që i njohim, por që ende nuk janë larguar nga lista e veteranëve, keqas janë keqpërdorur nga qarqe brenda Kosovës por edhe nga qarqet e huaja. Përdorimi i këtyre është bërë:
1. Për luftë politike, duke u përfshirë në propagandim e deri në luftë politke, e jo pak raste edhe deri në akte kriminale me motive politike. Janë tashmë disa dhjetëra raste të rënda, të cilat ende nuk kanë përgjegje të drejtësisë.
2. Janë prodhuar disa qindra dëshmitarë që kanë shkaktu nisje hetimesh dhe kanë dëshmuar e do dëshmojnë gjoja për krime të luftëtarëve shqipëtar gjatë luftërave të fundit.
Derisa Agjensia e Kosovës për Inteligjencë, ashtu edhe policia, prokuroria dhe gjykatat e Kosovës, të stërmbushura me partizan politik të partive politike, një pjesë e të cilëve edhe me “peng të së kaluarës” apo me kontrata e shërbime për shtetet e huaja( kryesisht Serbisë, Turqisë etj), nuk trajtuan asnjëherë meritorisht, mbrojtjen e vlerave të luftës, hetimin dhe gjykimin e personave që manipulonin, falsifikonin, keqpërdornin a kryenin akte tjera kriminale që kishin të bënin me vlerat e luftërave tona.
Më: 24.11.2019
Skender Jashari – ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.