Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës

0
321
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Dy shtetet shqiptare sundohen nga grupe rivale kriminelësh që luftojnë secili kundër secilit, por megjithatë pak të dobët në të shtënat. Mëkat (gjynah) që qitjet nuk janë përherë aq precize, kur “takohen”.

* * *

Një konflikt është një përplasje midis qëllimeve, interesave, vlerave, veprimeve ose drejtimeve që krijojnë një tension mes dy ose më shumë palëve të përfshira. Historia përbëhet nga kufijtë. Konfliktet tregojnë se kufijtë janë tejkaluar. Interesat dhe ideologjitë bien ndesh.

* * *

Fundërrinat e shoqërisë synojnë zhdukjen e shqiptarizmit. Politika duhet pastruar nga krimi. Dy shtetet shqiptare janë kapur nga interesat kriminale.

Gazetat më të famshme botërore kanë shkruar për numrin e sajuar të veteranëve të UÇK-së. U kemi dhënë material të duhur të na përqeshin.

O ju “luftëtarë” veteranë të rrejshëm të UÇK-së! Ai që fshihet nën dimitë e gruas kur fillon lufta, dhe i lë të tjerët të luftojnë për çështjen e tij, ai le të ketë mendjen dhe të mos dërdëllit kinse ka luftuar, sepse kush nuk e ndau luftën me shokët dhe kërkon shpërblim, ai me armikun do të ndajë disfatën.

* * *

Më mirë do të mbretëroj në ferr, sesa të shërbej në qiell
Udhëheqësit fetarë të trojeve shqiptare, veçanërisht të besimit ortodoks dhe mysliman, kryesisht janë burrec të “shenjtë” hipokritë. Paguhen nga shtetet armiqësore për të keqpërdorur fenë dhe “Shtëpitë e Zotit”. Detyra e tyre është shpërbërja e kombit/shkatërrimi vendit. Një interpretim i fjalëpërfjalshëm i Islamit, i nxitur nga imamët radikal (agjentë të huaj) e pengon forcimin e patriotizmit (atdhedashurinë) te shqiptarët e kësaj feje, e zbehën atë deri në tjetërsim me pasojë: Shpërbërje kombëtare.

* * *

Qytetarët kanë nevojë që policia të jetë në nivelin e duhur ashtu që të ndihen të sigurt.
Në Shqipëri dhe Kosovë, është përhapur një psikologji “moderne”, ku krimineli barazohet me viktimën e pafajshme. Prandaj, polic të ndershëm profesionist që deklarojnë se nuk u interesojnë të “drejtat e krimineleve” por viktima (njerëzit që i binden ligjit), kritikohen nga pseudo-mediume dhe pseudo-intelektual. Kur dalin në mbrojtje të kriminelit, jo vetëm që i ofendojnë viktimat dhe nënvlerësojnë vuajtjet e tyre masive, por në një formë apo tjetër, bëhen pjesëmarrës në veprat kriminale të tij.

* * *

Asnjëherë në historinë e rruzullit tokësor, nuk ka ndodhur që udhëheqësit e një shteti, të vrapojnë si zagarë të zgjebur pas pushtuesve të pabesë (terroristëve kriminel gjakpirës), dhe me lot në sy t`i lutin ata që tua copëtojë pjesën tjetër të territorit të vet. Por ama kjo ndodhi me ne, sepse lejojmë të na sundojnë bastardët.

“Duaj” armiqtë tuaj në rastin kur miqtë tuaj rezulton të jenë një bandë bastardësh.
Nuk është kriminale të jesh një politikan kokëtrashë dhe i ngathët siç janë këta dylberët tanë, por veprimet kriminale antikombëtare.

* * *

Evropa është nën pushtim, por Brukseli nuk e mbron kontinentin. Kriza e fundit e Evropës vetëm ka intensifikuar humbjen e ndjenjave dhe konflikteve edhe në trojet shqiptare. Vështrim provokues i revolucionit islamik që po ndodh në Evropë. Është një paraqitje e tmerrshme se si vetë-kënaqësia, relativizmi moral dhe dogmat socialiste ngriu në akull imagjinatën evropiane, në të njëjtën kohë që luftëtarët e islamit radikal të ardhur ilegalisht nga Afrika dhe Azia vazhdojnë me një kurs të qëndrueshëm, për të nënshtruar Evropën, lagje për lagje.

* * *

Policia e Shqipërisë duhet të fuqizohet të refuzojë, kthej nga kanë ardhur dhe dëbojë automatikisht, qysh në kufi, emigrantët e paligjshëm afrikan/arabik/aziatik (karvanët pushtuese demografike). Përndryshe do të jetë e “detyruar” që përveç atyre 8 pakicave kombëtare false, të sajuara (trilluara) nga fqinjët djallëzor dhe rumunët (në bashkëpunim me “akademik” bërllok të shitur shqipfolës), të shpallë edhe 400-500 pakica tjera “kombëtare”; ashtu që brenda 2-3 vitesh, shqiptarët etnik autokton do të bëhen vet pakicë kombëtare, në vendin e vet.

Tashmë, është siguruar numri që edhe muxhahedinët iranian të shpallen pakicë kombëtare.
Shqiptarët duhet ta kenë të shenjtë Identitetin Kombëtar, Shqipërinë natyrale, dhe të mos njohin asgjë tjetër para këtij interesi.
Shqipëria londineze është një vend sovran, nuk është një shërbëtore nën BE. Shqiptari është një komb i pavarur. Ne duhet të kontrollojmë politikat tona dhe kufijtë tanë. Dhe kështu duhet të mbetet.

* * *

Pushteti dhe gënjeshtrat shkojnë dorë për dore.
Ne jetojmë në një kohë emocionuese dhe në pritje. Perëndimi ndryshon më shpejt se sa na pëlqen, por a e ndryshon vetveten për të mirë?
Doktrina e realizmit gjeopolitik thotë se më e mira që u këshillohet shteteve kombëtare është të ndjekin interesin e tyre vetjak të përcaktuar nga pozita gjeopolitike.

Lufta e Ftohët nuk ishte rend i pëlqyeshëm, por ai kishte brenda një element të fortë stabiliteti. Ishin dy superfuqi, që përfaqësonin dy forma të forta diametralisht të kundërta organizimi shoqëror, të mbërthyera në një betejë të pamëshirshme. Por ata qenë të shtrënguar të respektonin interesat jetike të njëri tjetrit, sepse vepronin në kushtet e shkatërrimit të sigurt të ndërsjellë. Ky sistem mori fund.

Rrezikohemi shumë nga fqinjët, Rusia dhe Turqia. Duhet të forcojmë lidhjet me shpëtuesit tanë historik SHBA-në, pa marrë parasysh se nga kush udhëhiqet. Na lidhin interesat e përbashkëta, miqësia duhet të forcohet dhe të mbetet përgjithmonë.

* * *

Komuniteti (shoqëria) është i bërë nga njeriu (është krijuar nga qeniet njerëzore), gjithashtu në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera etnike të shqiptarëve autokton. Duhet të jetë e mundur që njerëzit të krijojnë një shoqëri më të mirë aty ku jetojnë, në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet tjera etnike, e jo t`i braktisin ato dhe të ikin jashtë atdheut. Çfarë është ajo që i pengon ata? Bastardët që e kanë kapur shtetin?

* * *

Isha një Zot! Një ndjenjë e mrekullueshme, intensive, por mund të jetë shumë e rrezikshme. Pushteti lehtë mund t’ju deh dhe t`ju kthejë në një faqezi të madh apo një shenjtor. Unë nuk jam bërë as njëri as tjetri. Unë kurrë nuk kam qenë një njeri i qetë, i tërhequr; vazhdimisht jam endur, kërkuar, vë në pikëpyetje kufijtë, provokoj jetën…