AV. XHABIR ZEJNUNI
Tek emisioni PROVOKACIJA (titull me prejardhje sllave!), moderatori Mustafa Nano kishte ftuar edhe analistin Ilir Demalia, i cili në fillim u tregua
shumë evaziv në lidhje me sistemin e kaluar komunist. Madje ai konsideroi viktima ish hetuesit dhe ish operativët e sistemit të kaluar komunist(….)!!!
Paka thënë mirë dikur Sali Berisha “Bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”(….)!!!
Më pas, “provokatori serial” Mustafa Nano, hodhi dy teza:
1. “Tek kryevepra e Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis”, fokusi është tek një ngjarje LOKALE”;
2. “Sikur të kishim adoptuar alfabetin CIRILIK, çfarë do ndodhte? Asgjë nuk do ndodhte!” Tezës së parë, ja dha përgjigjen Ilir Demalia duke cituar vetëm katër vargjet e para të kësaj vepre magjike dhe nuk kam se çfarë të shtoj më shumë këtu.
Tezën e dytë, po përpiqem ta shpjegoj modestisht.
Alfabeti cirilik, është shpikur nga Shenjti San Cirilo dhe vëllai i tij Metodio në shekullin e IX dhe është alfabeti i tretë zyrtar në BE.
Si bazë, po marrim alfabetin rus, i cili ka 33 gërma të ndara si vijon: 21 bashkëtingëllore, 10 zanore dhe 2 gërma të pashqiptueshme.
BASHKËTINGËLLORE.
Б,б-B,b(bregu); В,в-V,v(veza); Г,г-G,g (guri); Д,д-D,d (dera); Ж,ж-ZH,zh (zhurma); З,з-Z,z (zilja); Й,й-J,j (jeleku); К,к-K,k (kali); Л,л-L,l (llampa); М,м- M,m (macja); Н,н-N,n (nata); П,п-P,p (pema); Р,р-R,r (rosa); С,с-S,s (stufa); Т,т-T,t (toka); Ф,ф-F,f (fletore); Х,х-H,h (hëna); Ц,ц-C,c (cicërimë); Ч,ч-Č,č (çaji); Ш,ш-SH,sh (shatërvan); Щ,щ-SHÇ,shç (….).
ZANORE.
А,а-A,a(ara); Е,е-JE,je(jeta); Ё,ё-JO,jo(jodio); И,и-I,i(Ilir); О,о-O,o(organ); У,у- U,u(ura); Ы,ы-Y,y(shqiptim mes ë-së dhe i-së); Э,э-E,e(Ermira); Я,я-JA,ja java); Ю,ю-JU,ju(jurist). GËRMA TË PASHQIPTUESHME. Ь,ь (dobëson germën që ndodhet para saj); Ъ,ъ (forcon germën që ndodhet para saj).
Nga sa më lart, vërehet se në alfabetin cirilik rus mungojnë gërmat që i korrespondojnë gërmave shqipe në vijim: DH-dh(dheu); GJ-gj(gjilpëra); Q- q(qepa); Y-y(yll); X-x(xixëllonjë); TH-th(thikë); Ё-ё(ëndërra); NJ-nj(një); RRrr(rrjeta); TH-th(thika).
Kurse XH-ja shqipe, formohet në cirilike nga bashkimi i Д-së me Ж-në: ДЖ.
Mustafa Nano. Sipas Jush, si do tingëllonte më mirë gjuha shqipe: në bazë të alfabetit cirilik, apo atij latin? Pse do duhej të shkruhej me alfabet cirilik një gjuhë me prejardhje indo-europiane? Mos vallë as Ndre Mjeda, i cili kërkoi para një shekulli që gjuha shqipe të shkruhej me alfabetin cirilik, nuk i dinte këto fakte?
Nuk duhet harruar edhe diçka. Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar në gjuhën latine, është “Formula e Pagëzimit”, e shkruar në vitin 1462 nga Pal Engjëlli.
Një “përllogaritje gjuhësore” dhe një pyetje tjetër. Nëse 33 shkronjave cirilike ruse, ju heqim 2 gërmat e pashqiptueshme Ь,ь dhe Ъ,ъ plus 4 zanoret e jotizuara Е,е(й+e=j+e), Ё,ё(й+o=j+o); Я,я(й+a=j+a) dhe Ю,ю(й+y=j+u), atëherë na mbesin 27 gërma cirilike. Duke qenë se gjuha aktuale shqipe ka 36 germa dhe gjuha aktuale ruse ka 33 germa (minus 6 gërma dhe mbesin 27 gërma), rrjedh një pyetje shumë e thjeshtë: “Do kishte qenë më mirë që gjuha shqipe të shkruhej sipas modelit cirilik Mjedjan, apo sipas modelit latin Fishtjan”?!