VETËM NJË HERË – poezi nga Anne Sexton

0
430
Anne Sexton

Anne Sexton

VETËM NJË HERË

Sapo kuptova qëllimin e jetës.
Kjo ndodhi në Boston, papritur.
Ecja përgjatë Çarlsit
dhe pashë dritat të dyfishoheshin,
të gjitha me zemrën neon vibruese,
duke hapur gojën si këngëtarë opere;
numërova yjet, veteranët e mi të vegjël,
me vrama të lulëzuara, e kuptova se po mbante dashurinë time në bregun
e gjelbër të natës, dhe në lot
u hapa zemrën makinave drejt lindjes
e perëndimit
dhe kalova një urë për të vërtetën time
e dërgova me vrap në shtëpi me bukurinë e saj
e deri në mëngjes i grumbullova këto konstante
për të zbuluar pastaj se ato kishin ikur.

Përktheu: Faslli Haliti