Vetëm ne shqiptarët po vrasim vetëveten!

0
820
Gjin Musa me cigare

Gjin Musa

Zgjelljet parlamentare ne Maqedoni, pasuan rezultatin e Malit te Zi, ku partit Shqiptare dolen te humbura.
Edhe pritej qe ne Maqedoni Shqipetaret do te dilnin te humbur, sepse ne ndryshojm nga te gjithe popujte tjere Ballkanas apo me gjere.
Kure vete historia na ka gjykuar qe te jemi nji kombe ne disa shtete, po e keqja eshte, edhe aty ku ndodhemi si ne Kosovë, Maqedoni e Mali i Zi e duke perfunduar ne shtetin ame Shqiperin, ne nuk kemi ekujlibra te shendoshe politik.

Lufta per pushtetin personal, per emer dhe karrierë, apo per fitime financiare, interesi kombetar shumzohet me zero.
Kjo ndodhi ne zgjelljet e fundit ne Malin e Zi ku partit shqiptare u degraduan totalisht.
Shqiptaret e Maqedonis, duhej te zinin mend nga kjo qe ndodhi ne Malin e Zi.

Athere kure shqiptarizmi ka ma nevoj se kurre, per bashkim kombetar, ndodhin çudirat “Shqiptare”.
Lufta e brrylave ne mese te liderve politik shqiptar, po na damton reputacionin dhe kredibilitetin tone ne sy te nderkombetareve.
E thane troç ashtu siç eshte realiteti,ne nuk ka nevoje askushe te na vrasi, sepse vrasim veteveten.
Bajraktarizmi apo injoranca njerzore tashma jane ulur kam kryqe ne trojet shqiptare…

Le te ndalemi ne Kosov, shtet i lire dhe i pa mvarur, po i marrur penge nga vete Shqiptaret (liderit e politikes) qe ne kurriz te interesave te Kosoves po bejne te pa munduren qe ne kosov te jete nji gjendje destabilizuese, atëhere kure Europa po kerkon afrimin e Kosoves ne familjen e BE.

Opozita e cila po dobesohet nga gjendja shendetesore, per “hallet” e popullit nuk le gure pa levizur per rrezimin e qeveris aktuale, me demek ardhja e ketyre ne pushtet, e Ramushit, Albinit dhe e Fatmir Limajt doe “shpetojnë” Kosoven nga e keqja e deri tanishme… lufte vetejake per pushtet, emer dhe fitime financiare, jeta e popullit ajo qe eshte aktualisht.

Ne Malin e Zi ndodhi habija qe nuk priteje,nji humbje katastrofike, ne parlamentin Mala Zes shqiptaret ne heshtje totale, zeri i tyre eshte shterruar totalishte.

Ne kete situat partit politike duhet te nxjerrin pergjegjesit dhe te dalin perpara elektoratit Shqipfoles ne Malin E ZI.
Maqedoni—

Trumbetohej me te madhe per nji fitore te partive shqiptare, biles mendohej qe partia e Ali Ahmetit te pesonte humbje, pasi sipas shume analisteve i kishte shitur interesat e shqiptareve Maqedonas dhe ishte vene ne krah te ishe kryeministrit, ndodhi e kunderta, partia e Ali Ahmetit fiton te tjeret pesojn ramje, biles te pa llogaritshem, perfundimisht shqiptaret deshtuan, ne parlamentin e ardhshem perfaqesimi shume i dobet.

Po ne Shqiperi?
Ketu ndodhe ajo qe nuk ndodhe ne vendet tjera, kemi nji opozit qe kryetari i saje Lulzim Basha po trumbeton me te madhe, hapjen e partis, largimin e te vjeterve, nji demogagji e turpsheme, kur Partia Demokratike kerkon te rinovohet me Kastriot Islamin dhe komunist te tjere ne krahe.

Po nji pyetje i linde kujdo:Do ta largoje komunistin Sali Berisha nga lista e deputeteve te ardhshem? Berisha eshte njeriu i shume te keqijave ne token shqiptare.

Me sa duket politikanet Shqiptar ne trojet shqiptare, po e damtojn te ardhmen e bashkimit kombetar, po damtojn integrimin e popullit Shqiptar ne BE.

Nji e vertet eshte e pa kundershtueshme, ne nuk ka nevoj te na vrasi kushe, epse po vrasim veteveten, ky eshte nji mjerim kombetar.