Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])
Një këshillë e udhëzim i vlefshëm, një porosi e çmuar që atdhetarët e mirëfilltë kanë për të shiturit:
Shqiptarë të Shqipërisë së brendshme, Shqipërisë së jashtme dhe diasporës! Mos e vendosni çelësin për lumturinë tuaj në xhepin e dikujt tjetër. Sidomos jo në xhepin e tradhtarëve gënjeshtarë dhe psikopatë, të blerë nga pushtuesit serbo-grek që aneksuan tokat tona.
* * *
Një gënjeshtar dhe psikopat i aftë. Disa njerëz janë aq të mirë për të gënjyer, saqë është e vështirë të mos besosh në to.
Ka të bëjë me talentin dhe varësinë. Shumica nuk janë gënjeshtarë të mirë për të filluar, por nëse keni talent (personal por edhe familjar) ju mund të përparoni shumë shpejt. Bëheni shumë të mirë në atë që ushtroni.
Njerëzit të cilët janë gënjeshtarë të mirë, shpesh nuk ndiejnë ndonjë gjë (turp) kur gënjejnë sepse nuk kanë asnjë ndërgjegje shoqërore, njerëzore.
Ndoshta ata mendojnë: “Pra, çfarë? Më e rëndësishmja është që unë ta plotësoj vullnetin tim”. Ndoshta gënjeshtarët e kualifikuar besojnë se kanë të drejtë të bëjnë atë që kanë bërë.
Duke mos ndjerë asnjë ndërgjegje shoqërore do të thotë që ju nuk ndjeni ndonjë keqardhje nëse gënjeni njerëzit që nuk ju pëlqejnë, që nuk i doni.
Por, në thelb, ka të bëjë që gënjeshtari të mos ketë ndonjë skrupuj moralë që njerëzit e tjerë kanë, në lidhje me trajtimin e njerëzve me respekt dhe sinqeritet.
Ndonjëherë ndodh që ta zbukurosh të vërtetën dhe ata që gënjejnë dhe kanë një zgjuarsi të jashtëzakonshme për këtë, gjithmonë përpiqen të jenë sa më afër të vërtetës që është e mundur. Ata mund të dëshirojnë të tregojnë shumë gjëra që janë të vërteta, dhe pastaj vënë nga një gënjeshtër të vogël, sa për “stolisje” (manipulim, mashtrim). Por ama, për shkak se ka shumë prej atyre gjërave që janë të vërteta, njerëzit e besojnë atë.
Psikopatët kanë shumë prirje që të kenë pushtet mbi të tjerët, ata duan kontroll. Kur duam diçka ndryshe (ndonjë gjë tjetër) nga ajo që dëshiron psikopati, shfaqet një person tjetër në personalitetin e tyre që është shumë i ngurtë dhe i mbyllur. Psikopati dëshiron ta ketë atë në mënyrën e vet, qoftë ajo edhe shkatërruese për vetveten apo mjedisin ku gjendet.
Pra, për psikopatin çështja e diskutimit është e mbyllur. Ngul këmbë në qëndrimin e vet dhe nuk bën asnjë lëshim. Kemi shembull në djalin-djallin Hashim, që pa pushim dëshiron korrigjim.
Psikopatët dëshirojnë (lulëzojnë) të jenë në pozita të pushtetit dhe në pozita udhëheqëse, ata pëlqejnë të kenë ndikim mbi të tjerët. Ata shpesh ngjiten në pozita, në mënyrë që të ngacmojnë të tjerët, ata e ushqejnë vetë-imazhin e keq (kompleks inferioriteti) që ata vetë kanë, kur i vënë të tjerët nën pushtetin (kontrollin) e tyre.
* * *
Vëmendja është procesi njohës i cili përfshin përqendrimin në aspekte të caktuara të mjedisit, duke injoruar aspekte të tjera. Kjo jep një eksperiencë të zgjedhur dhe të kontrolluar të mjedisit.
Pra, zhvendosja e vëmendjes është manovër mashtruese për të larguar mendimet tua në diçka tjetër, me qëllim që të harrohet tema që nuk i pëlqen autorit, llafi vjen: vëllazëria me grekët, serbët dhe shitja e ajrit, tokës, nëntokës, ujit, gurit, drurit, diellit, qiellit të trojeve shqiptare.
Ilustrim: Edi Rama është kampion botëror, jo në basketboll edhe pse ai shkon me atlete të bardha, por në zhvendosjen e vëmendjes së opinionit shqiptar.
* * *
Njeriu që dëshiron të ngjitet dhe të mbetet në pushtet për çdo çmim, edhe duke tradhtuar dhe shkatërruar vendin, patjetër është shumë i çmendur. Po pra, pikërisht ashtu. Kush nuk ngre dorën ndaj Hashim Thaçit dhe nuk e quan çmendarak, është një qesharak.
* * *
O tradhtarë, stolia nuk do të largon vëmendjen tonë nga rrudhat e juaja!