VETËDIJA DHE NDËRDIJA NË FUNKSION TË DIJES NACIONALE

0
99
Driton Gashi - Mit dem Doppeladler im Ruhrpott, 2021

Kritikë letrare

Driton Gashi, “MIT DEM DOPPELADLER IM RUHRPOTT”, rrëfime në gjuhën gjermane, botoi “BÜCHERPLANTAGE UG (haftubgsbeschränkt)”. Gjermani – 45891 Gelsenkirchen 2021. Libri ka 212 faqe. ISBN 978-3-947880-02-7

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Libri „MIT DEM DOPPELADLER IM RUHRPOTT – Ein Albaner erzählt seine Geschichte“, (shqip: “Me shqiponjën dykrenare në Ruhrpott“, i shkrimtarit Driton Gashi, është libër me rrëfime interesante, botuar në gjuhën gjermane.

Ky rrëfim autobiografik, është cilësuar me interes, pasi „Një shqiptar rrëfen historinë e tij“, dhe nëse nuk mund të kategorizohet në roman autobiografik, ka ngritur nivelin e eseut letrar në prozën psikologjike, duke e përafruar atë me prozën moderne autobiografike të cilën e shkruajnë shumë shkrimtarë, (jo në fillim), por kryesisht në fund të karrierës së tyre. Rrëfimet e Driton Gashit kanë të bëjnë për çështje të kulturës dhe traditës shqiptare të gërshetuara me aspektet historike të Kosovës, me theks të veçantë autori është koncentruar në ngjarjet e viteve të nëntëdhjeta.

Pastaj rrëfimet kanë të bëjnë edhe me vitet e emigrimit dhe fobia për humbjen, përkatësisht ndryshimin e identitetit nuk e kanë lënë të qetë, preokupimi për ta ruajtur këtë identitet është bartur si mision mbi shpatullat dhe në mendjen e Dritonit, atëherë kur ishte më i ri. Gati njësoj, siç mund të kenë menduar edhe të rinjë të tjerë të kësaj moshe, të cilët kanë emigruar në vende të tjetëra, veçse ky ka arritur përshtypjet e tij ti botoj si rrefime personale, që në libër kanë dal shumë bukur.

Autori, protagonist të ngjarjeve e ka zgjedhur vetëvetën, prandaj janë përshtypje origjinale të një 14 vjeçari nga Prishtina, i cili ka emigruar në Gjermai. Përshkrimi i sfidave të jetës me kaq hollësi janë rrëfime prekse, emocionale dhe shpresëdhënëse, sidomos kur të kihet parasysh se autori ka arritur për t’i përballuar, falë vullnetit që ka pas. Po ashtu, mbresëlënës dhe të përjetuara thellë, janë edhe përshkrimet për karrierën profesionale dhe koha e shkollimit, sidomos ato në fillimet e fillimeve të emigracionit, duke i përfshirë edhe rrëfimet për punën e tij si pedagog social dhe rrëfimet tjera nga jeta dhe përvoja muzikore, pasi siç dihet autori, para se të identifikohej si shkrimtar, është marrë me muzikë të cilën e ka pasur në fillimet e tij, pasionin kryesor.

Libri është vlerësuar me nota të larta duke potencuar faktin se autori në saje të sensit për humor që ka, ka arritur rrëfimet t‘i shoh nga kendvështrimi pozitiv, duke iu shmangur kritikave dhe negacionit mbi veshtirësit që mund të ketë pasur, dhe më me shumë interes janë parë, siç e theksuam edhe më lartë, përpjekja për t’i përafruar aspektet e përbashkëta të dy kulturave.

Vlenë të theksohet se autori para se të merrej me shkrimin e këtij libri e ka sprovuar vetën në përkthime letrare, në të dy gjuhët: shqip e gjermanisht, pastaj është marrë me shkrime profesionale nëpër gazeta e revista, (krysisht në gjuhën germane), dhe me hulumtime profesionale e shkencore, qoftë për nevoja të studimeve akademike, apo si pasion, kryeisht nga fusha e pedagogjisë sociale si dhe në sferën e jurisprodencës. Libri “Me shqiponjën dykrenare në Ruhrpott“, ngërthen këto aspekte sociale të cilat kanë ndikuar në strukturën e librit. Pikërisht ky ndikim nga Pedagogjia Sociale, ia ka mundësuar për t’i afruar lexuesit gjermanofolës, një qasje ndryshe të të shkruarit letrar, nga një shqiptar i cili në Gjermani ka emigruar në moshë, e cila konsiderohet kriza më e madhe sociale për përcaktimin në formësimin e identitetit të individit nga mosha rinore në atë të pjekurisë.

Po ashtu, rrëfimet e Driton Gashit, shquhen për origjinalitet, dhe avancojnë dijet e autorit të akumuluara nga përvoja në „Deutsch Raum – në hapësirën gjermane), ky afinitet për t’i rrëfyer kaq thjesht e kaq spontanisht kujtimet e tij, e kanë bërë rrëfimin mbresëlënës dhe të pranueshëm, nga njëra anë, kurse në anën tjetër thuhet se kultura letrare, ka qenë ndikuese për t’u integruar e pranuar në një shoqëri të re. Këto veti pozitive në ambientin e ri, janë parë si mundësi e sukseseve, por në asnjë mënyrë si frenuese e suksesit, që mund ta ketë ëndërruar para se të emigronte në vitet e ’90-ta, përkatësisht në kohën e pubertetit, kohë kjo që lidhet me periudhat kur nis të formësohet karakteri i pjekurisë, si qasje më e arsyeshme.

S’ka dilemë, ato vite ishin ndikuese, dhe ajo kohë ka ndikuar në formimin e personalitetit të autorit. Prandaj themi se për shkak të atyre rrethanave shoqërore e politike, dhe për shkak të asaj dhunës verbale të pushtetit serb, është krijuar vetëdija nacionale e cila është ngulitur kaq thellë në nënvetëdijen e autorit, që duket si çelësi i kodit të krenarisë dhe të të qenit shqiptar, krenari që e shpalos qysh në titulli, e zbërthen në nëntitull dhe e shtjellon në rrëfimin e bukur, madje gjer në rreshtin e fundit të këtij libri, mjaftë interesant.

Duke i lexuar rrëfimet e Driton Gashit, krijohet përshtypja se atmosfera e zymtë, të cilën e ka lënë në Kosovë, dhe gjetja e një atmosfere jashtëzakonisht mobilizuese e shqiptarëve në Gjermani dhe kudo në Evropë, (si asnjëherë tjetër), ku të gjithë merreshin me fatin e Kosovës, kanë sforcuar bindjen e autorit, dhe kanë ndikuar edhe në formimin e karakterit dhe të personalitetit krijues.

Si duket në formimin dhe në botkuptimin e karakterit personal, do të kenë ndikuar edhe ngjashmëritë e klturave të cilat rrëfehen kthjellësisht e saktësisht në këtë libër, madje si vetëdije është sforcuar me nocionin „Shqiponjë dykrenare“ dhe si nënvetëdije është ritheksuar në nëntitullin e librit „Një shqiptar rrëfen historinë e tij“, prandaj lexuesi e ka të qartë përmbajtjen, ende pa e shfletuar këtë libër, i cili temë obsesive të rrëfimit e ka Njeriun e Ri, i cili tashmë i ka kundruar ngjarjet nga retrospektiva e një kohe, e cila edhe pse e shkuar, paska lënë gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen dhe në ndërdijen e autorit.