VETË DO TË ҪOHEM MË KËMBË

0
157
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Deti Larg)

Bërlloku para Derës Shtëpisë, mes Lëme
Qeni me zgjebe. “Armiku i pabesë”.
Ditën, më përcjellin matanë Urës Gurit:
Tek, “Qendra Tregtare”. “Parku i Grave”.
Dëllinjat e Djeshme: Sot, janë bërë pisha
Nuk kam strehim, për Ditën e  Nesërme.

Vardari, e ndanë Shkupin me kufi politik
Dy shtete: Shqiptar. Dhe, “maqedonas”.
Rretherrotull, Kalasë Historike Dardane.

Liqeni, mes maleve. Deti, ende Larg…

(Dallgë – dallgë)

Dallgë – dallgë, Lumi malor. Dhe,
Liqeni. Deti me kripë. Shkumë.
Errësira, troket në dritare. Hëna
Zogkeqi mbi çati. Huti me veshë:
Këngë kobi. Vdekje, në Vreshtë.

Dallgë – dallgë, Pandemia. “Armiku”
Më burgosi në Karantinë me Poezinë…

(Veten e shpëtova nga Gratë besnike
  dhe poezitë e egra erotike)

E, shpëtova Veten nga Gratë Besnike
Poezia, erotike. Kishin qenë xheloze:
Përpak, më vranë tek “Parku i Grave”.
Thanë: Ti, na ke tradhtuar, o burrë
Me, ato Gratë e tua Besnike. Partinë.

Vështirë, e pata me Gratë besnike
Edhe, me Poezinë: Gruan, xheloze… 

(Pusitë e Zonjës Vdekeje
  mes Grave Besnike) 

I shpëtova pusisë në “Bozhur”
Nga familja e ish Gruas parë:
Edhe, pusive nga Nëna Parti.
Dy pusive tjera: Voskopojë
Ringjalljes, atë Ditë në Korçë.

Pusisë radhës, në “Qafë-Thanë”
Pasmesnate. “Përrua – Thanë”:
Ku, mezi na nxori nga gremina
Policia rrugore. Ndihma e shpejtë.

Kurtizane xheloze, ishte Xhadia
Zonjën Jetë, do ta marr për Grua!… 

(Ende vazhdon Lufta ime me
 “armikun e padukshëm”)

Nuk marr aspirinë (hapa). Pharmacie
Dhe, nuk shkoj te mjeku. Vizitë.
Që, nga vdekja klinike. Voskopojë:
Ringjallja, po atë Ditë, në Korçë
Fatkeqësi komunikacioni, “Qafë-Thanë”.

Nuk marr aspririnë (hapa), as për kokën
Vetëm raki rrushi. Dy shtama verë Di:
Vitaminën e dr, Pipero: D. H. Dhe, R.

Nuk shkoj te mjeku. Librezën e shëndetsisë
Pastër. Dhe, ende vazhdoj Jetën në Shkup:
Me pusitë e pushtetit. Shtamat me verë Di…

(Tejkalimi Charls Bukovskit)

Në një takim kulturor poetik. Gjendje lufte
Dihet, në xhami. Shkaku, se institucionet:
Shkollat. Universitetet. Dhe, Bibliotekat
I pushtoi Millosheviqi Serbisë. Gani Xhafolli,
I thotë, Mirko Gashit: Edhe, Kalosh Ҫeliku
Bohem, si Ti?! Jo, pëgjigjet Mirko Gashi.
Kalosh Ҫeliku, është Bohem i llojit vetë:
Unë, jam Bohemi. Mbret, në Prishtinë
E, Ai, Bohem,  Komandant, në Shkup.

Pas Lufte, Gani Xhafolli, në Takim Poetik:
Thotë: Ҫeliku, e ka tejkalur Bukovskin…

(Vetë do të çohem më këmbë)

Pas fatkeqësive. Helmimeve. Vdekjes klinike
Voskopojë. Ringjalljes, në Korçë me Miken:
Zjarrit, në banesë. Shtëpisë. Dhe, “Xhipit”.
Kërcnimeve publike. Sulme fizike. Ҫarshi
U ballafaqova me pusi politike. Raki rrushi:
Hojdodolen, Kurvë, nateditë, priste pas porte
Ende, në Jetë. Sot, më vë pusi. Dhe, tradhti.

I dehur. Ose, i helmuar keq në Tavernë
Padashur, bien kuleta. Derdhet, Identiti.
Ulem, që t’i marr. Nuk çohem nga vendi
Kamarieri, vrik vjen për ndihmë, thotë:
A, ke nevojë për ndihmë? Jo, çohem Vetë.
Zonja: Zotëri, a ke nevojë për ndihmë?
Jo! Faleminderit. Vetë, do shkoj në Shtëpi
Edhe, shaloj Lapsin me Poezinë Erotike…

(Unë Nateditë shkruaj Poezi Erotike
  dudumët mbi Mua ndërtojnë çati)

Unë, Nateditë: bëj Luftë me Pandeminë
Përditë, me Koronavirusin. ”Armnik”:
Pas porte, pusi: Raki Rrushi. Gra besnike.

E, dudumët, përderisa shkruaj Poezi Erotike:
Nateditë, mbi Mua: Ende, ndëretojnë “çati”…

(Rojet e Shtëpisë)

Ende, e mbaj mend Babain – kaçakun
Përveç kafshëve shtëpiake, Lopëve.
Ai, i mbante në Shtëpi: Edhe, qetë
Lopët. Dhentë, Ogiçët brirë pëdredhur.
Pulat. Gjelin kryengritës, mbi gardh
Edhe, Qenin besnik. Macen për minjë.

Sot, u binda: Pse, Babai – kaçak
I mbante këto kafshë shtëpiake.
Dihet, me Tomi Juniorin, Dac:
Rrugaçit, që hante para dere një mi…

Dhe në fund

(Jo nuk vdes Kalosh Ҫeliku
  edhe pas sulmeveerotike”)

Dhe, Sot: dola nga Parajsa “muslimane”:
Ferri, ku e kisha varros përsëgjalli Veten?!
Punemadhe, kush është Kalosh Ҫeliku
Që, atë ditë bëri problem në “Bit-Pazar”:
I çmendur. Kurvar, Shkrimtar. Poet, Rebel
Padyshim, edhe, “mik” i partive politike?!

Megjithatë, Është: Kalosh Ҫeliku. Rebeli
Që, Sot haptas: Kopilin, ua lë pas dere:
Dhe, e kalon Natën me Gratë besnike.

Edhe, Ky është: Kalosh Ҫeliku – Rebeli
Që, Sot: Haptas, Kopilin ua lë pas dere…

Shkup, 21 prill 2021