Murat Gashi
…I SHKRIMTARIT TYRAN PRIZREN SPAHIU
ODISEJADA E FAMILJES MALËSORI – SHKËMBIT.
Ngjarja e shtjelluar në romanin PRAPA KURRË MË…i shkrimtarit Prizrenas Tyran Prizren Spahiu, me personazhin Rindi, flet,për shpirtin e thellë të tij, i cili Rindi, si partizan shërbeu në brigadën 127 në këmbësori, me detyrë në malet e Detit. Autori në romanin PRAPA KURRË MË…me artin e tij protetizoi figurën e Rindit ndoshta i shtyrë në rrethanat që u krijuan mbas mbarimit të luftës së dytë botërore, kur filloi reaksioni komunist dhe vendi u izoluar nga bota tjetër demokratike. Shprehja e artit të tij në romantizëm,shkul tullën e mesjetës së popullit të izoluar. Tyran Prizren Spahiu e filloi krijimtarinë e tij poetike, dhe kaloi në roman, duke përafruar iden e letërsisë me aktualitetin e asaj kohe me të sotmen.Kështu Tyrani bëhet një nga Shkrimtarët modern i periudhës së tij të re demokratike në Kosovë dhe në Shqipëri.Romani i tij kap tre figura tragjike: Tragjedia e Zadës,gruaja e Rindit, që ma vonë e paguan djali i tij Shkëmbi si dhe Ana me Shkëmbin e ri, dhe vet Shkëmb Malësori. Ato ndiqni liturgjin e jetës, por në akte dhe forma tjera të kohës. Paraqet Rindin, nga ai sistem i egër, i cili zgjodhi rrugën e atdhedashurisë, guximin, trimërin, por pa i llogairit pasojat pas në gruan dhe djalin Shkëmbin.
Kjo vepër e shkrimtari prizrenas Tyran Prizren Spahiu, me mjeshtëri artistike letrare është historia e dhimbjes së shkrimtarit mbi familjen Malësor – Shkëmbi. Ferri i Dantës do fillon me dashurinë, mes Vjosës dhe rreshterit Emiri, , por që nuk flente mbi oficerin e pashpirt, por mbi Rindin. Nga ky episod letrar krijuesi Tyryan Prizren Spahiu, nxjerrë në shesh përmasën e egër të sistemit. Dashuria mbi Rreshterin Emiri ishte një përrallëze orientale ndërsa për Rindin ishte dashuri me balade nordike. Nga kjo, autori nxjerr në shesh xhelozinë që provokonte në mënyra më çnjerëzore, duke e akuzuar Rindin edhe në Parti. Provokimet, ishin dhe nga Iliri. Iliri gjelozonte edhe për karierën e Rindit, që arrinte të dallohej nga ushtarët e brigadë 127. Odisejada e vërtete do të fillon një natë ku Rindi ngritet në një shkallë më lartë, dhe do të ndihej si “ princi i mesjetës në kalin e bardhë duke hyrë triumfalisht në kështjellën bretërore “. Autori përmes artit krijues, në sytë e lexuesve del me një roman modernist artistike që nuk dallon për nga stili përshkrues i ngjarjeve nga autorët botëror si: George Orwell, Xheek London,Charles Dissent etj.
Ai nxjerrë vuajtjen e shpirtit të një personazhi që përjeton ferrin e Dantës. Kështu me artin e tij krijues nxjerr nga bunkerët e ati sistemit, vuajtjet, të kërcënuara me kamuflazhe,mbi familjen e Malësorit – Shkëmbi, e cili ishte me vizione pro perëndimore apo amerikane.Tyrani me artin e bukur letrar zdrukthturoi lartë jetën e Rindit, kur kthehet në Deti, qytetin e tij të lindjes, dhe hendekun e thellë,mes Ilirit në parti. Mirëpo, edhe pse, në trupin e Rindit, jetonte Vjosa, u martua me Zaden, pa ndonjë aheng të dukshëm. Autori nxjerr përveq ngjarjes dhe idilave, me vjosën, në shesh nxorri ngjarjen në një natë ku kishte shpërthye urrejtja nga ana e Ilirit mbi Rindin i cili e akuzoi se është anti – popullor. Në këtë vepër, nga përshkrimi, kemi edhe meditacione mbi çështjen etike dhe filozofike, tallje thërrese ndaj shpirtit të tij në rrethana sunduese të sistimit në ato vite, ku Rindi do të ik ndërsa pasojat do ti bartë djali Shkembi dhe gruaja. Imiri dhe Iliri ia kurdisën kursën burgosjen dhe likuidimin Rindit.Por, i shpëtoi dhe iku nga Atdheu. Autori me artin e tij krijues përshkroj bukur ikjen, udhëtimin e Rindit për në Greqi, dhe kalimin e tij në Kampin Italian ku pas disa muajve iu aprovua kërkesa për të dal, me anije tej oqeanike, në Amerikë.
Me një imagjinate të vërtetë Tyran Prizren Spahiu, përshkroi mendimet Rindit,që i kish fluturuar larg, tek djali i vogël Shkëmbi, dhe tek gruaja Zade, në deti, për të cilën nuk ndiente shumë dashuri…
Romani Prapa kurrë më i Shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu, paraqet lojën e jetës në mes asaj të bukurës dhe rrënqethëses, ku vet personazhi nuk kupton, në është hakmarrje apo duhet ti vuaj të bërat e parardhsve të tij. Edhe pse din të jetoj jetën, të shijon bukurit e atëdheut, përplasjet tektonike që i erdhen pas shpine i duroi, veq se qan pa lot për Shkëmbin.Romani Prapa kurrë më paraqet botën e Shkëmbit, që nga mosha 17 vjeç, ku donte të jetoj, të jet pjesë e shoqërisë dhe thoshte “ U duk qartë, se këtu fillon vrazhdësia, egërsia më ç’njerëzorja që ndodh në çdo sistem, në forma dhe mënyra më perfide apo brutale “. Gabimet paguhen në këtë jetë.. Babai Rindi, iku për në Amerikë dhe kurrë nuk u kthye më.Jeta e Shkëmbit , pas ikjes se babait,iu bë e tmerrshme. As në shtëpi nuk guxojnë të flasim e të përmendim emrin e tij. Si fëmijë e përbuznin, e quanin tradhtar. E përballonte ndonëse e kish shokun e shkollës Paemrin dhe Tezakun Nemrutin. Romani Prapa Kurrë më, dukej sikur është përplotë me ngjarje përvëluese. Në anën tjetër i shfaqej xhaxhai Maestin që u martua me nënën e tij. Shkrimtari ngritet mbi dhembjet e kohës, për ilirizëm, çlirimi.
Tyran Prizren Spahiu për mes artit, elasticitetin e tij e përshkruan : Deti, fton shkrimtarin për simfonin që e nxit Shkëmbin,Pastaj,i ftuar nga drejtori,të shkoj në Ambasadën Amerikane në kryeqytet , me Xhaxhain Maesti “ dhe nënën Zade.Mbrendia e romanit, në fillim dukej një kurth tjetër që do ti vjen më vonë. Autori e shtjellon takimin, sikur të ishte vet ai si një përkthyes i gjuhës angleze. Përshkruan: Shkëmbin e pyetën a din pse është aty ?.., A duash të takohesh me babain ? …Nëna i dorëzoi disa letra dhe nënshkroi dokumentet…ku pas pak ditësh do të shkon tek babai. Ish viti 1970. Ai do niset me veturë të ambasadës amerikane deri në kufi të Jugosllavisë, në Vërmicë. Atje flasin shqip i tha nëna. ROMANI në dy vëllime, “ flet për një pjekuri të thellë e të plotë, me mjeshtëri artistike dhe sprova të larta letrare, një vepër të realizuar me mesazhin e madh të lirisë dhe universin e paqes.Tyran Prizren Spahiu, është i matur, ekzigjent dhe me rend të lart shoqëror dhe artistik.
Autori flet si shkrimtar që ka arritur nivele të larta. Jo vetëm me romanin dy vëllime Prapa kurrë më !….por edhe me poezi. Ska dyshim se është një mjështër i vërtet i situatave dramatike, me ide filozofike dhe mbi të gjitha një filozof me universializëm mendimesh, ndërthura me modernitetin e demokracisë ( liberale ) të së vërtetë “. Eshtë një skalotës i mendimit i ideve sociale, që nxjerr nga shpirti i tij krijues. Ai përmes frazës dhe figurave artistike letrare shqipe nuk është i pasigurt. Kështu si mjeshtër i fjalës shqipe dhe arkitekt i artit të tij romancier e filozofiko shoqëror, natyrshëm shpalosë kohën dhe lirin si që ngërthen vlerat e vërteta, duke nxjerr nga gërmina e thellë ngjarjen që ishte zhvilluar mbi Rindin dhe Shkëmbin, dhe fytyrën e sistemit të egër. Vepra e këtij autori është bashkëkohorë dhe më se solide, shqiptare – atdhetare. Nga kjo vepër, Tyran Prizren Spahiu është një nga autorët me sens të lart kombëta.Ky e rishkruan jeten e Shkëmb Malesorit, duke e kuptuar si një ferr i Dantes, ku personazhi fundin nuk e dinte “.
Ndërsa Tyrani ia dha rezymen e pastër që lexuesit do të hamenden me artin e tij letra. Paraqet meditimin biologjik .Ishte dimër, që përshkruan fytyrës, peisazhet me dritat e asaj nate, kur Shkembi kaloi kufirin, dhe udhëtoi nëpër Kosovë që ishte përplotë meditacione filozofike. Vecanërisht, arti i Tyranit, është goditja e botës se izoluar të atij sistemi që aq shumë i shkaktoi dëm vendit dhe poipullit shqiptare krahas reaksioneve demokratike. Paraqet monologun e artit kur u takua Shkëmbi dhe Rindi, Bab e bir. Di këtë apo jo ? Jo i tha.. Eh, eh !… Në deti shumë bunker ndërtohen. Jam në klasë të tetë i tha Babait. Shkëmb Malësori. ia rrehte kodrat rreth jetës. Shkon në Amerikë me babain, besoj se ka me të pëlqyer atje.Une jam babai yt dhe më thirrë baba. Autori me një artë të veçantë këtu shpreh një filozofi artistike. Te Shkëmbi, Tyrani sheh jetë tjetër. E sheh Shkëmbin sikur mendonte fundin e botës !…Nuk e dinte sa do të qëndroj në Amerikë?.
I sheh avionët që uleshin e ngriteshin porsi zogjtë pranë burimit të lumit..Këtu autori nxorri kureshtjen e Rindit,që donte të dinte për gruan e vet dhe vëllaun Maestin. Më trego Shkëmb, më kend jeton tani nëna, është ende aty Maesti, Xhaxhai yt ? E zuri në befasi….Shkurt ia ktheu Shkëmbi jeton vetëm: Di Shkëmb se ke një vëlla në Amerikë ? Emrin e ka Sam. Shkëmbit nuk i bëri përshtypje. Në mesditë mbërrijnë në NEW YORK. Buzëqeshja iu ndrit nën muret e pastra të dhomës. Me vëllaun amerikan Samin u njohtua.Tyran Prizren Spahiu me romanin dy pjesë Prapa kurrë më… te lexuesit eksploroi me artin e tij që rrall mund ta ketë përshkruar dikush jetën e Shkëmbit si në vendlindje ashtu edhe në Amerikë, kur e pyet veten: Kur do të kthehem në qytetin tim Deti ? Këtu, Qeveria amerikane ofron mundësi që të inkuadrohen në shoqëri amerikane. Edhe babai ngeli këtu ?. Nis shkollën në Amerikë. Atij do ti vjen një shqiptare e quajtur Linda. …por babai e këshillon të mos shkoj natën nëpër lokale sepse këtu përdoret droga. Jetën me Lindën autori e përshkruan krejt tjetër që ma vonë mes babait do të shkaktohej një përplasje.
Kishte kohë që Lindës i afroi martesë dhe u martuan në prezencë të babait të Lindës, ashtu sipas traditës në Malësi, nga Tuzi, Montenegro. Sam e përqafoi. Edhe njerka Ann. Pas një kohe i lindi fëmija i parë, e pagëzoi me emrin Shqiptar dhe i dyti Syri ndërsa Sam u martua me Mary, vajzë e mirë nga Arizona. Shkëmbit i mungoi shumë nana.Kishte mall për nënën, për atëdheun, Detin, për fotot që bënin me grupin e Vallëtarëve Rozafati. Autori nuk len pa e përmend edhe një mik të Shkëmbit, Donatin. që ia dha besën, kur të shkon në Shqipëri,do tia sjell fotot.Dhe, me 11. Nëntor 1986 Shkëmbi do ta marr vizën përderisa babai e kundërshtonte fortë.E dinte i shkreti se çfarë do ta gjen në Atdhe të birin. Ndoshta për shkak të tij.Por ai kish vendosur.Prapa kurrë më.Në vjeshtën e 1986 u përshëndet me dy fëmijët Shqiptarin dhe Syrin gruan Lindën, me Vëllan Sami dhe njerkën Ann.Me aeroplanin amerikan Airlines udhëtoi gjer në Titograd, pastaj me autobus gjer në Tuz. Pasi kish kalue tre ditë të bukur dhe kuptoi se shumica ishin shpërngulur për në Amerikë etj.
kalon kufirin me një furgon drejt detit.U vendos në Hotelin Ambasador, ndërsa dhomën ia kishin rezervuar Sekretari i Ambasadorit të Amerikës.Shetitja e tij ish zhytur nëpër rrugë plotë zhurmë, pluhur. Në qytetin e errët të Detit hyri në librar përplotë libra. Kërkoi të blej librin George Orwell 1984.E shikonin si të huaj. Shitësi e kupton Shkëmbin . I tha don të lexoni literaturë të bukur, rilindasit, kurrë të përseritshmit, shkrimtar të të gjitha kohrave, të Atëdheut edhe më gjërë. Eh, dua të di a e keni Orwellin, se këto janë edhe në Amerikë. Jo nuk dua të blej, por kam sjellur do në gjuhën angleze. I kam në hotel. Ju lutem të keni kujdes se ju përcjellni dhe mund të ju shantazhojnë. Si ashtu ? Ku di unë, veq kujdes, kaq di.U takua me Paemrin. Sa e vogël është kjo botë, më duhet të bisedoj me Paemrin si do të reagon për jetën time në Amerikë dhe për Amerikën nuk e di.
Këtu Tyrani, i afroj artit mundësi, jep bazë demokratike kohës që Paemri,të shlirohet nga kjo botë e errët, e përmbysur prej pluhurit të sistemit të egër komunist. Shkëmbi i rrëfeu,i afroi dhe mundësi. Por, ai si duket nuk ishte më shok i klasës , e shikonte me një hije të hollë shtresuar në fytyrë. I tha, s’dua të dëgjoj….mos folë ashtu, mund të pësojmë keq. Ja sot nëna ime, ka mbyllur perdet, derën e dhomës dhe falet. Ndërsa nëna jote ka kuptuar çdo me thënë Hyjnija. Perëndi. Atij i përket çfarëdo që është në qiej dhe në tokë i tha. Paemri thuaja ish fut në botën e tij të heshtjes, vërejti, djersë i pikonin. Thua se treni kish kaluar mbi figurën e tij, i lodhur, rrudhosur, erë alkooli, erë e rëndë duhani. Këtë pjesë të romanit autori paraqet botën e mbrendshme, dashurinë sociale dhe atë fizike të Shkëmbit.Pastaj mallin e Shkëmbit për nënën, djalin e tezës Nemrutin ku pas ditës së tretë vendosi të shkoj te nëna në Deti, djali i Tezës Nemruti.
Romani është një vepër që arrin kulmin e artit letrar. Shkëmbi.. Pas tri dite, shkoi te nëna.Këtu, mendja ia ndjente Odisejadën e vërtetë..I kujtohen fjalët e libërshitësit, kujdes se këtu mund të ju shantazhojnë.Kur e pa Maesti Shkëmbin u zbeh.He.. Kam ardh Para tre ditësh dhe jam vendosur në Hotel Ambasador. Babai yt kurrë s’me ka dashur i tha Shkëmbit….ska dert.Kjo i shkaktoi dezulizione dhe e shtyri poetin ta quaj kurth i radhës.Kjo gjë e përcaktoi edhe pushtetin kontradiktor të vet veprës së tij në këtë kohë, ku i kishin të gjitha të dhënat për Shkemb Malësorin. Kur Shkëmbi shkoi në dhomën e hotelit dhe për të blerë raki.derën e gjeti hapur. Pa gjësendet personale të hedhur mbi shtrat por fati e deshti që pasaportën e mbajti me veti.
Sepse disa herë i kishin thënë në Ministrinë e punëve të jashtme të SHBA – së ta mbante në xhep,dhe se është e preferueshme të dorëzoj në Ambasadën Amerikane.Në dyqanin Free Shop blen tre shishe Skenderbeg dhe një Fernet dhe shkoi tek tezaku. Arriti tek dera e apartamentit, ndëgjoi një histerie të paparë ! Moment trishtues.U ndal por nuk ishte në gjendje të dalloj dramatizimin e ferrit.Pa një figurë të panjohur, iu duk se ishte Paemri.Tentoi të afrohet por shpejt ai iku.Tek hyri në banesë dëgjoi zërin e frikshëm që e bëni ti dridhen eshtrat në tërë trupin, Ishte zëri i Nemrutit, i lagur me gjak. Mrenda ishin edhe disa oficerë të policisë.I hutuar shikoi përreth.Iu afrua Dijetonit.Çu bë këtu Dijeton ?
Ende pa përfunduar pyetjen mirë iu afrua një polic dhe e pyeti kush je.Jam Shkëmb Malësori, shtetas amerikan.Obobo….Po ç’lyp shtetasi i huaj.E futën në një furgon pa dritare dhe pas gjysëm ore e futen në një vend të papastër shumë ftohtë.Zëri që nuk duron diskutim me ta.Fletushkën për F.Kennedy, Boston famili, demokraci, 1961 – 1963, i la mbi tavolin. Kërkoi Ambasadën Amerikane, pasi janë të autorizuar..Humbi ndjesinë e kohës. Halucionoj. Erdhi Avokati i tij.E pyeti ?…
Dyshoi, nuk ishte avokati i tij. Këtë e vërejti kur i tha : Ti amerikan, unë i di të gjitha, pse po gënjen.Dëgjo, edhe miku yt Davidi do ta pësoj…Ç’më gjeti në këtë vend të askundit.Këtu Kuptoi tani kundërshtimin e babait. Nesër erdhi i njejti avokat me dy shoqërues.Ai tha se ishin nga apartamenti i krimeve të rënda.E rrahën pa shpirt para avokatit. Ardhacakë I than: Ke krye vrasje makabre.Nënën e ke vra nga xhelozia pse ajo është martue me Maestin, xhaxhain tënd ndërsa tezen e ke vra pse ajo ishte në mbrojtje të nënës. Kriminel e tradhëtar i thanë.U çmend krejt. Kjo nuk ishte e vërtetë. Në këtë pjesë të romanit Shkrimtari bëri një përshkrim aq realist dhe të gjërë të jetës së Shkëmbit në burg, nën grillat e sistemit shoqëror të izoluar e të egër.Hakmarrje.
Sërish foli avokati.Ti e ke marrë vizën nga vëllau i njerkës Davidi dhe pësoi rrahja brutale. Kërkoi avokatin nga Ambasada amerikane.Kishte shpresë.Por kjo shpresë nuk dëgjohej fare nga shërbimi sekret i këti vendi të errët.Erdhi fundi i vitit. Sigurimi kish angazhuar të burgosur si të ishin gardian. Po edhe të jenë avokat.E detyruan të pranoj fajësinë.Në një dokument Shkëmbi u detyrua të nēnshkruaj fajësin, ku herët a vonë do të dal e vërteta. Do duroj….prapa kurrë më… Në gjuq, edhe pse e akuzuan për dy vrasje nuk pranoi kursesi fajësinë.. Avokati nga Ambasada Amerikane, mbledhi gjithë argumentet e vërteta,ia dorzuan gjuqit.Mirëpo kjo nuk piu ujë dhe e dënuan me 30 vjet burgim. Kërkoi mjekim.Babai i kish ik me 1954, nëpër male në Greqi.Viti i dhjetë kaloi në burg.
Vjen viti 1990. Mendja i shkonte në Brooklyn, te bashkëshortja dhe dy fëmijët. Asnjë letër nuk kish marrë e as nuk mund ta dërgon.Kish dëgjue se do të vijë koha kur të gjallët do të lakmojnë të vdekurit.Nuk di, ndoshta erdhi.Afër është. I paraqitej Paemri.Po Paemri ish fsheh, qendron në hije të dritës.Ai ishte në koridor, kur u trishtue nga vrasja makabre.Si erdhi ai aty ia bëri me gisht.Edhe Avakati i Ambasadës Amerikane, dhe këshilli i të drejtave të njeriut e kishin kërkuar. Nuk i mungoi as gazetari i Newsweek. Avokatin nuk e kishin lejua ta vizitonin Paemrin, dhe të marrin shenime.I kishin thën se është i pavedijshëm, në gjendje agonie.Ishte gënjeshtër.Për Atdhe, vizën për një muaj e kish marrë me 11.XI. 1986.Ndaj tij para gjykimit përdorën edhe elektroshokun.
Me ta apo pa ta ky vend do ekzistoj. Vdekja e tyre nuk vjen nga tulla që u bie në kokë por prej shkaqeve tjera.Sepse e kan shantazhuar për hakmarrje të babait, Rindin… Rindi nuk guxoi të bie në kurth.Një i panjohur e dëgjoi kur tha: Po të përcjellin, ke kujdes Shkëmbi.Ishte mezoburrë afro të 60 – ta.Njeri i dytë që e tërhjek vemendjen. Ky sistem nuk do të trashëgohet.Bile së shpejti…Mund ta kishin vra sepse dita e Shkëmbit do ti lind edhe atëherë kur ata nuk do të kan siguri.Në gjum e shihte Paemrin në apartament, por nuk e pyeste veten pse ai ishte aty në kënd tek shkallët. Paemri ! Mozaiku i ngjarjes filloi të merr kornizën e vet.Ndërsa ai do jet fanar ndriçues në këtë errësirë.Sepse, asgjë nuk i rrodhi pa shkas. Dënimi iu ekzekutua me 31 . XII . 1986. E dërguan në burgun e Detit, në një mal me shikim kah deti i trazuar.Në shtrat u takua me bashkëbiseduesin e ditës Dëliri i akuzuar për veprimtari armiqësore 27 vjet. Ishte buzëqeshja e parë pas sa kohe.
I thoshte ke kujdes se na kan futur urithin në mesin tonë.Këtu, disa ditë kaluan kur Dëliri e njoftoi se një vashëz ka shkruar një letër për Shkëmbin dhe se duhet biseduar.I kish ardhi çudi.Mori letrën, e lexoi, ishte Ana, poashtu nga Deti. Organizoi takimin e përpunar në mënyrë përfide. Ana ndërroi uniformën me të burgosurin 773 i cili ishte në dhomën tonë..Ngrohtësia e saj e bëri të ringjallë.Ana kish probleme me frymarrje dhe kërkoi të dal në kopsht të punoj, ku dhe ne të burgosurit ishim.Pas shtatë vite papritmas me transferuan në një vend tjetër, në burgun e ndarë. Me Anën nuk u pam.Jeta në burg nuk dallohet shumë nga dita në ditë që ecnin shumë ngadal.Vend ky ku jeton vetëm egërsira dhe asgjë tjetër.Era e detit sillte viglën, zhurmë. Paturpësi… Sjellje çnjerëzore.
Ajri i pastër futej në qenjën e tij. ia mbante shpresën…Votri, një i denuar për vrasje, me të cilin shoqërohej, kish besim të kufizuar.Nuk bisedonte për gjërat pak të fshehta.Një ditë, në oborr, i tha: Ke parasysh Shkëmb, dëgjova një ditë, gardianët duke bisedua se situata është e nxehtë jashtë.Po vlon, ngritur janë studentët, ndërsa ne jemi afër kufirit me Greqinë, kupton ? Nuk të kuptoj Votri. Fol, ç’duhet bërë, të ikim ? Të kuptoj, e di. Shkëmbi kuptoi se Votri nuk kish dëgjue nga gardianët por gjatë vizitës nga familjarët.Duket se po lëvizin gjërat…Shpresa qe harruar duket se po agon ngadal. Greqia është afër dhe Votri duket se po planifikon diçka ! Nuk kaloi një javë i thirrën dhe i njoftuan se duhen të kthehen në burgun e vjetër.Afrohej vera sa Shkëmbi nuk e din sa vera tjera do jet këtu.I ngarkuan në kamion, të mbyllur ku i kishin fshi mbishkrimin emrin e burgut. Kthimi në burgun e vjetër, takimi me Anën, lëvizjen e lirë, e befasoi.
Pas dy viteve në burgun e ndarë kënaqesia e jetës iu rikthye. Kaloi dy netë në javë me Anën. Dimër. Me Anën, thua se u kurorëzua. Ajo nuk mundi ta fsheh shtatëzanin. Atë e larguan. Dy muaj me te nuk ish parë. S’kishte me ken të bisedoj, pos me Dëlirin i cili ishte i burgosur politikisht. Dëliri shfrytëzoi një rast dhe i tregoi se Ana ka shkuar të lind por nuk e di ku.Viti i nëntë ish i burgosur. Një ditë pranvere e ftuan në zyre.Aty e informuan se ka një letër nga SHBA.Ti e din se letrat nuk janë të ndaluar, kjo ishte letra e parë që i vjen.E di e di…injorim.Është viti 1996, kur u përmend për vdekjen e kryetarit të atëdheut.E mori letren të hap por ajo ishte veq e hapur.Nejse e dinte Shkëmbi….Mendonte për dy fëmijët e vet Shqiptari dhe Syrin. Tash Shqiptari i ka 17 vjeç.
Shpresa sikur ka lëkundur vendin. Lëvizjet politike kanë levizur, ndërsa në krye të shtetit ka ardhur një liberal dhe se duhet të tentojmë të ikim.Filluan të kritikojnë qeverin komuniste, se është larguar nga Partia.Tre prej të burgosurve nuk erdhen në dhomë, u dëgjuan krismat.Rebelim.Me delirin bisedoi deri në mëngjes.Por ende burgoseshin.Një ditë i kishte ardh në vizitë Ambasadori SHBA Gordon. Ai i solli të falat e familjes dhe popullit amerikan.Procesi ishte i montuar. E dim…Duhet të rigjykohesh.Delegacion nga Kombet e Bashkuar për të drejtat e njriut kish hy…Atdheu u zgjua, brohoritje, zgjedhje, kërkojnë demokraci, populli në këmbë.Arratisja nga një vrim e burgut është siguraur nga vëllau i Jozefit ndërsa rruga për në Greqi është planifikuar mirë.Një ditë, dy, tre dhe mëngjesin e katërt filloi shiu…po atë ditë i erdhi Jozefit vizita, më vonë kuptova se e gjithë ishte e kurdisur.
Ishte paguar edhe gardiani, në momentin e duhur ai do ta kthej shpinën dhe porsi indianët amerikan, vjedhurazi dolën nga qelia.Nja 50 minuta vrapuan nën errësirën e natës.Pas një ore e gjysëm arritën në kufi, i priten dy persona me veshje të zeza. Vazhduan rrugës… Grenvaldi, vëllau i gjakmarrësit i tha: Pa lekë nuk bëhet asgjë…, paguhet. E di, posa të mbërrij atje në amerikë do ti pagauj lekët. Mirë.Gëzofshit, jemi në Greqi Urime, në Liri.Tani në Greqi nuk kish dokument udhëtimi dhe duhet paraqitur në përfaqësi amerikane. Ndjen se e tradhëtoi Anën. Mos ke dert i tha Grenvaldi.Unë jam i informuar mirë. Di edhe për Anën dhe foshnjën djal, do interesohem ku janë dhe të bëjë me dije. Krejt që kërkoj prej teje, veq vllau të më shpëton., pranon ? Besa besë po.Më le mu të mirrem me çështjen e Jozefit…. Në atdhe po vlon situata dhe as që mendojnë kush për ju. Jemi në Thesalonit.
Por unë dua të shkoj gjer tek limani, më zbarkoni afër ndonjë anije transatlatike, të anashkaloj procedurat. Ja anija kanadeze e ankoruar. Iu afrua aneijes, aty ishte një grek. i tha se i kish humbur pasaporta. E njoftoi edhe punëtorën që ish informuar mirë për rastin e tij. E përcjelli në konsulate.Shikoi flamurin të përlotur, e mori në dorë, shikoi dhe tha: Tank you USA.Nuk ish i vetdijshëm se aty ishin të vendosura kamerat. Doli një person shumë serioze.Jam Konzulli, Gjeneral Mcintosh, asistentja më tregoi kush je. Hymë mbrenda. Nxori nga çanta e tij dokumente dhe befasi për mua foton time. Ne jemi të infromuar që moti për rastin tënd, pasi që shumë gazeta ditore kanë shkruar një kohë të gjatë.Në çdo mënyrë jemi këtu për të të ndihmuar, a mund të na tregoni si erdhe deri këtu ? për në Thesaloniki.Shkëmbi i rrëfeu… Mirë, mund të udhëtosh me avionin e parë, dhe do jesh në përcjellje të kosulatës.
Mori pasaportën por me emrin e panjohur, Rock Highlander ! Arratisja përfundoi në limanin Thesaloniki. Eh … Shkëmb ! besimi të mbajti gjallë, besimi në SHBA. Një natë kish fjet në kosulatë, përcjellur me muzikën e yjeve që lozte kasetofoni, ish Pink Floyd grupi i tij i preferuar. Pas dhejtë vjetëve shijoi magjinë e të qenit gjallë.Nën përcjellje të zotëri Hampton, udhëtuoi me linjën ajrore Thesaloniki – London – New York.Dhe me datën 28. VI. 1996 trokiti në derë. Linda, zot i Madh, Në shtëpi e gjeti Syrin djalin ndërsa Shqiptarin jo. Një terr tjetër i ra syve Shkëmbit. Shqiptari ishte i burgosur në Long Island, gjendet në Fulton Correctional Facility ndërsa në anën tjetër në Atdhe i kish mbet Ana me djalin tjetër poashtu. Mëkatet e kujt janë???.
Tyran Prizren Spahiu, nuk e len pa e përshkruar jetën e Shkëmbit pas rikthimit në Amerikë. Filozofia e tij nxerrë në shesh meditimin e Shkëmbit që ishte në mëndyshje se a do ti tregoj familjes edhe për Anën. I tregon por gjakrat në mes familjes e sidomos me djalin e tij Shqiptarin u ngritën. Shqiptari ish futur në lojra të flliqura në grupin e drogës. Shqiptari ish denuar me gjashtë vjet burg të rëndë.. Grenvaldi dhe gjakmarrësi i telefonuan Shkëmbit dhe i treguan se ana është liruar nga burgu. Sistemet shkojnë e vijnë, por atdheu do të jetë aty, dhe në histori do të qëndroj aty.Poashtu Grenvaldi i tregoi se i Paemri vdiç, dhe se e ka lanë një letër ku shkruhet: E tradhëtova shokun e Klasës dhe se nga Shkëmbi kërkoj të mos më fal kurrë.Më futën në filma horror.Unë ia vrava nën dhe tezën Shkëmbit. Shkëmbi heshti…
Shetitja nëpër rrugët e Broo klynit ishte i rënduar. Disa herë vizitoi në burg djalin Shqiptarin të cilin ai nuk e njohu. Erdhe më në fund Shkemb ( baba ), sheh edhe unë u katandisa këtu, në munges tëndin. Nuk jam fajtor. Ra ti, familja e humbi kontrollin, pasojat e të cilave erdhen nga Rindi, kur kishte ikur nga Shqipëria, nga ai System Shtetëror. Shkëmbi u dëshpruar shumë me fjalët e shqiptarit. I kthehet Anës. E porositi Grenvaldin që tia sjell anën me Shkëmbin e ri në Amerikë.Babai i shkëmbit ish larguar tash në Australi pa u takua me te. I dërgoi 5000 dollar në Greqi grenvaldit, tia sjell Anën.Me mikun e tij Mihalin, me 11.XII. 1996, shkuan në Meksikë,Tijuana Baja,për ta pritur Anën dhe shkëmbin e ri. Derisa po pinin kafe në HOTELIN E AEROPORTIT.diç nuk është në rregull foli MIHALI.Rrëzuar është aeroplani Greece – Italy – Mexico në Caribbean Sea. Shkëmbin thua se e përtypi toka, u humb.
Avioni humbi në radar derisa mbretëronte cikloni mbi detin Carbbean,në det. Jeta kaloi para syve të tij si shiriti filmik. Grenvaldi vëllau i gjakmarrësit Jozefi, Ana dhe Shkëmbi i ri pëfunduan në det. Spatën fat.Shpëtuam nga burgu, kufiri, sfidat që vërshojnë ndjenjat, dhe tani përfunduan në fund të botës. Dashuri e fikur, jeta e fikur, mosdurim ndaj trupit të saj..Shqiptari më urren, vrazhdësia e kohës…më shikojnë ndryshe.Vend më nuk pati veq shtrijes së dorës së ndihmës. Kudo që shkeli shkaktoi trazira.I treti apo i katërti duhet paguaj borxhin e jetës për të parin, dhe ja fati i ti ishte të paguaj borxhin e jetës. Që nga dita kur hyri në ATDHE, E TËRË JETA DOLI NGA DUAR E TIA, ISHTE VETËM NJË THUPËR I LAKUESHËM që sipas disponimit e përdorën. Faj ka, ka faj as që mund të diskutohet! Del nga dora kontrolli i jetës, njejtë si timoni i veturës dhe përplaset në vend të padëshirueshëm.
Atdheu nuk i duhet të mos i njohësh pasojat pas. Kështu veproi unë, sikurse edhe babai im Rindi. Ai jetën e vet e zgjodhi por në Atdhe la figurën më tragjike gruan, ( Shkëmbit ) , që pësuan në vdekjen, vrasjen nga sigurimi shtetëror në shenjë hakmarrje nga Rindi, babai im.Tani jeta i vazhdoj Shkëmbit, në qetësi të varfnjakëve, lypsarëve dhe pa streh. Por prapa kurrë më nuk u kthye…as në det, as te Linda nuk u kthye !..Tyran Prizren Spahiu,është shkrimtar i kohës modern, i dashurisë letraro – poetike, pëfaqësues i denjë i kohës dhe i epokës së re, ku bota e tij letrare trashëgon një pronë të çmueshëm letrare e shpirtërore. Përmes veprës nxorri padrejtësin nga ajo gremi e pafund !…
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar