VËSHTRIM PËR LIBRIN “LEGJENDA E DHEMBJES SË HESHTUR”

0
513

Shkruan Zymer Mehani

Kohë më parë, nga bashkautorët Hasan Qyqalla e Mustafë Krasniqi doli nga shtypi libri “Legjenda e dhembjes së heshtur”. E botoi Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Prishtinë, 2017.

Ky libër me evokime, përjetime, burgosje e gjakime është i strukturuar dhe i konceptuar në gjashtë pjesë, por të integruara kronologjikisht sipas ngjarjeve që përshkruhen në të.

Në Pjesën I flitet për fshatin Duraj, një fshat tipik shqiptar me tradita dhe zakone të vjetra;
Pjesa II titullohet: Tradita vazhdon në shërbim të lirisë së atdheut-R.Ilaz Salihaj;
Pjesa III është e përbërë nga biografi, kujtime, rrëfime nga lufta;

Në pjesën IV shtjellohen momente, fakte nga shtypi i kohës për përndjekjet ndaj Familjes Salihaj;
Pjesa V përmban shkrime autoriale për Familjen Salihaj; dhe
Pjesa VII (e fundit) është shtojcë e librit.

Pjesa I e këtij libri interesant fillon me një letërnjoftim për fshatin Duraj, ku mësojmë për sdhtrirjen gjeografike, tipin e këtij vendbanimi, sipërfaqen etj., karakteristika këto si për çdo vendbanim tjetër.

Pastaj, kjo pjesë vazhdon me paraqitje të përbërjes së fshatit, prej nga mësojmë se këtë lokalitet e përbëjnë Familjet Salihu, Zenuni, Beqiri e Isaj.
Po në këtë pjesë mësojmë edhe për mikrotoponimet më karakteristike të fshatit Duraj, për të vazhduar me konstatimin gjithnjë sipas fakteve, se ky fshat si vendbanim ishte shënuar në një hartë të vjetër austriake, në fund të shek. XVII(1689), por mendohet se ky fshat mund të jetë edhe më i vjetër.
Me emrin Duraj fshati ishte regjistruar në Sallmanet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893, 1896, 1900.

Nga pushtimet e njëpasnjëshme turke, austriake, serbe etj., ndjekjet për Familjen Salihaj nuk pushuan asnjëherë, ngase asnjëherë s’iu nënshtrua okupatorit, por vazhdimisht i ndejti karshi, prandaj persekutimet, torturat dhe ndjekjet pothuajse ishin kthyer në përditshmëri. Duhet përmendur atdhetari Avdyl Duraj, i rënë më 1949, por hakmarrja e pushtuesit serb ka vazhduar në format më brurtale deri në luftën e fundit çlirimtare të UÇK-së, në të cilën shumë anëtarë të Familjes Salihaj me sakrificën e tyre kontribuuan që ne sot të jemi të lirë.


Loading…


Edhe Reshat Ilaz Salihaj, pinjoll i kësaj familje tipike atdhetare, i lindur më 1971, u rrit dhe u brumos gjithnjë me tradita atdhedashurie që nga prehri i prindërve dhe bankat shkollore e tutje, drejt shtegtimeve rrugëve të kurbetit e shtigjeve të luftës çlirimtare të UÇK-së, së cilës iu rreshtua me kohë pa hezitim.

Reshatit represioni serbosllav e detyron që përkohësisht të mërgojë te vëllezërit e tij Samiu e Sabriu, në Zvicër, edhe pse më 1991 ishte regjistruar për t’i vazhduar studimet e Pedagogjisë në fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës…

Në Zvicër Reshati u kyç në LPK, kjo ogranizatë që synonte çlrimin e Kosovës nga Serbia, nëse është nevoja edhe me luftë të armatosur.
Po ashtu Reshati ishte bashkëthemelues i KMDLNJ në BL Elezaj e Doganaj.

Meqë reshati mirrej dhe me shkrime, regjistrohet si anëtar i rregullt në GL “Fazli Greiçevci” në Elezaj. E me kushtrimin për luftë të armatosur, gjithnjë ishte në përpjekje për organizimin e luftës, duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së…

U sugjeroj miqve të mi dhe lexuesve që ta lexojnë këtë libër interesant, ngase kanë se çfarë të mësojnë për këtë familje të tabanit kombëtar-Familjen Salihaj!