Veshjet popullore të Turqisë Europiane, e veçmas Shqipëtare, më 1873

0
3285

(1. majtas) gruaja myslimane nga Prizreni; (2. Në mes) fshatar nga rrethi i Prizrenit; (3. djathtas) Bullgare e krishtere fshatare nga Matejevac afër Nishit ( Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 59)
Në këtë fotografi paraqitet gruaja myslimane nga Prizreni, e cila nuk është e mbuluar me perçe e hixhab, madje në bazë të veshjes që mba, shihet qartë që është Shqipëtare-krahaso me predikuesit e porositur nga Serbia, Turqia, Arabia dhe Rusia ( të vetëquajtur si hoxhallarë), që thirren gjoja në mbulesa islamike të nënave tona më përpara!

— nga Osman Hamid Beu

— pëgatiti Skënder Jashari*)

Veshja simbolizon edhe identitetin Kombëtarë, fetar, kulturor dhe social! Identiteti Kombëtarë përmes veshjes, është karakteristike për çdo Komb në botë, e njejtë edhe në Gadishullin Ilirik. Identitetin kulturorë dhe statusin social po ashtu veshja e tregon!
Mirëpo objekt në këtë trajtim është Identiteti fetarë! Përmes veshjes mund të vijmë në disa konkluzione të cilat sidomos kohëve të fundit, por edhe më herët( gjatë këtij shekulli të fundit), është shoshitur në mesin e shoqërisë tonë!

Sa për fillim, në periudhën nga muaji maj deri në nëntor 1873 në Vjen të Austro-hungarisë, u mbajtë hapur një ekspozitë, e cila u vizitu nga mbi 7 milion njerëz. Kjo ekspozitë njihet si ndër më të mëdhat që i tejkalonin edhe ekspozitat e mbajtura në Londër të viteve 1851, 1862, dhe të Parisit të 1855 dhe 1867. Edhe pse në këtë kohë fotografitë ende ishin në fazën e hershme të zbulimit, të tilla u paraqitën në këtë ekspozitë. Fotografitë paraqitnin edhe veshjet e Shqipëtarëve ( që ishim ende nën pushtimin Osman)! Me këtë rast u koleksionu një libër në gjuhën frënge “Kostumet popullore të Turqisë Europiane” ( Les Costumes populaires de la Turquie ex 1873 Turquie D’europe), libër i cili gjendet edhe në Bibliotekën e Harvardit, më vitin 1873, në Stamboll( Konstantinopojë)! Fotografitë janë të autorëve turq( Osman Hamid beut), e jo të autorëve Shqipëtarë, Austro-Hungarez a të tjerë!

Kur shikohen fotografitë, që tregojnë se në vitin 1873, realiteti ishte shumë qartë i paraqitur. Derisa 1 fotografi flet sa 1000 fjalë, kjo nuk do më shumë argumentim, për të faktu që realiteti ishte siç është paraqitur, e jo siç tentojnë t’na e paraqesin të vetëquajtur hoxhallarë. Këta të vetëquajtur hoxhallarë( agjentë islamik të Serbisë, Turqisë, Arabisë, Rusisë), tentojnë që të thirren gjoja jnë të kaluarën tonë, gjoja se femra Shqipëtare ka qenë me vjeshje islame( me perçe-hixhab)! Këta thirren në traditën e pushtimit Osman të mbi 550 vjetësh të Trojeve tona! Derisa vetë Beu Osman, e demanton me këto fotografi të mëposhtme! Fotografitë e bëra në vitet 1873( pa vite pasi ishte zbulu aparati fotografik), tregon që edhe në këtë vit, Shqipëtarët dhe Shqipëtaret nuk ishin me veshje si myslimanët dhe myslimanet!

(1. majtas) hoxha nga Shkodra; (2. djathtas) Prifti nga Shkodra (Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 63)
Kjo fotografi demanton Agjentët Islamik të Serbisë( Turqisë, Arabisë dhe Rusisë), që vetëquhen hoxhallarë, e që thonë që burri mysliman duhet të ketë mjekërr të madhe dhe mustaqe të rruar, pastaj të ketë pantollonet e shkurtëra etj- sepse ashtu kishte porositur Muhamedi. Mirëpo kjo fotografi i demanton!

(1. djathtas) grua myslimane nga Shkodra; (2. Në mes) grua e krishtere nga Shkodra; (3. majtas) fshatare nga Malësia (Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 65).

Femrat në këtë fotografi më së miri demantojnë pretendimet e propagandës të bëra nga të vetëquajtur hoxhallarë( realisht Agjent Islamik të Serbisë, Turqisë, Arabisë, Rusisë), që thonë për veshjet e femrave në të kaluarën, ishin me perçe, hixhab, etj! Shihen plotësisht fytyrat e këtyre femrave Shqipëtare, si atyre Shqipëtareve myslimane të qytetit a të Malësisë, ashtu të krishtera. Krahaso këto veshje me mbulesat islamike turke dhe arabe në Trojet tona, që imponohen dhe paguhen të veshen prostitutat shqipfolëse dhe të tillat të reprezentojnë gjoja Kulturën dhe veshjet Shqipëtare!

(1. Djathtas) Burrë mysliman nga Shkodra; (2. majtas) grua myslimane nga Shkodra (Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 66)
Edhe kjo foto, si fotot e mësipërme, sërish dëshmon që asgjë islamike nuk kishte të rrënjosur a pranuar në Kombin tonë!

(1. djathtas) burrë i krishter nga Shkodra; (2. majtas) grua e krishtere nga Shkodra ( Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 68)
Foto që dëshmon se edhe Shqipëtarët e krishterë, ashtu si edhe Shqipëtarët mysliman, kishim veshje tejet të ngjajshme- madje edhe të njejtë, sidomos nëpër zonat rurale!

(1. djathtas) fshatar nga Malësia; (2. majtas) fashatare nga Malësia (Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 71)
Në fshatra zakonisht më vështirë depërtojnë traditat e huaja( në këtë rast edhe veshja e huaj). Asnjë element në veshjen e femrës fshatare Shqipëtare, nuk është e huaja! Madje si femra si mashkulli, janë me veshje identitare Shqipëtare. As fshataret tona, nuk ishin të mbuluara me “plafa” islamike!

(1. në mes) Shqipëtari i pasur nga Janina; (2. djathtas) Shqiptarja e pasur nga Janina; (3. majtas) fëmija Shqipëtarë i familjes së pasur ( Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 73).

Kjo foto është tejet më domethënëse! Disa propagandues theksojnë që Shqipëtarët pranuan islamin me dëshirë e sidomos për interes për të ruajtur privilegjet që kishin! Në këtë veshje tregohet që Shqipëtarët e pasur, po ashtu kishin veshje tradicionale Shqipëtare, madje edhe në Janinë( të cilën padrejtësisht Greqia e pushtoi)! Shihet po ashtu edhe femra-gruaja e Shqipëtarit të pasur, nuk kishte “leckë”( perçe-hixhab), si dhe as nuk kishte veshje siç tentojnë ta përhapin në kohërat e sotme, Agjentët Islamik të vetëquajtur si hoxhallarë në Trojet tona, pra veshje turku a arabi!

(1. djathtas) Shqipëtarë i klasës së mesme nga Janina; (2. Në mes) Shqipëtarë i klasës së ulët nga Janina; (3. majtas) fshatari nga rrethina e Janinës ( Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 77)

Shqipëtari i cilëdo klasë-shtresë socio-ekonomike të ketë qenë, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, ishin me veshje identitare Shqipëtare! Asnjëri nuk veshte veshje islamike, osmane-turke! Duke pasur parasysh përpjekjet e Sulltan Abdyl Hamidit dhe pasardhësve të tij, që të osmanizonin Perandorinë Osmane, sërish as këta nuk ia arritën tek Shqipëtarët! Mbi bazën e gjitha këtyre foto-dokumenteve, shihet qartë, që Perandoria Osmane nuk kishte arritur deri në vitin 1873, që t’i tjetërsonte Shqipëtarët! Madje edhe atyre që ia kishte ndërru fenë( që i kishte bë mysliman), nuk kishte arritur që t’ia tjetërsonte mentalitetin dhe as Identitetin Kombëtarë! Për fat të keq periudha e mëvonshme, nga 1878( afërsisht) e deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ishte periudha e Golgotës Shqipëtare( ku një pjesë e madhe e Shqipëtarëve nën dhunën e paparë-gjenocidin osman-turk dhe sllavo-grek, u tjetërsuan në Identitetin Kombëtarë, duke pranu kombin turk, grek, sllave, etj për të shpëtuar nga vdekja)!

(1. djathtas) Gruaja vllahe nga Janina; (2. Në mes) Gruaja e krishtere nga Preveza; (3.majtas) Trikala (Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 79)

(1. djathtas) hoxha nga Selaniku; (2. majtas) Haham-bashi ( shef i rabinëve) nga Selaniku; (3. Në mes) qytetarë i Manastirit (Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 85)

Hoxha as në Trojet Shqipëtare, as në vendet fqinje nuk kishte karakteristika, që i propagandojnë Agjentët Islamik të Serbisë, Turqisë, Arabisë, Rusisë. Hoxhallarët e tillë kishin mjekrra dhe mustaqe( që nuk i rruanin)!

(1. djathtas) myslimane nga Selaniku; (2. majtas) hebreje nga Selaniku; (3. Në mes) Bullgare nga Prilepi (Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 87).

Kjo foto, e femrës myslimane nga Selaniku, tregon çdogjë! Kjo shpjegon pa patur nevojë për fjalë! Femrat myslimane ishin me veshje karakteristike, që nuk u pa në asnjë rast në fotot e mësipërme ku paraqiteshin femrat Shqipëtare. Kjo myslimane ka mbulu plotësisht fytyrën pos syve, po ashtu mbulesa e sipërme është plotësisht e bardhë, duartë e zbuluara( që disa shqipfolëse të sotme i veshin dorëza). Kjo nuk është Shqipëtare myslimane, por është turke. Kjo fotografi përfundimisht i demanton Agjentët Islamik të Serbisë, Turqisë, Arabisë, Rusisë, që femrat Shqipëtare gjoja paskan qenë të mbuluara me mbulesa islamike në të kaluarën!

(1. majtas) burrë nga Mostari; (2.djathtas) qytetarë nga Sarajeva; (3. Në mes) gruaja nga Sarajeva (Burimi: The popular costumes of Turkey in 1873, Constantinople 1873, faqe 95)

Madje për më shumë, as boshnjakët dhe boshnjaket nuk kanë mbajtur veshje islamike, pra dallojnë edhe nga veshjet myslimane që kishte myslimaneja në foton më sipër në Selanik. Gjyshërit tonë, por edhe pleqët në Luginë të Preshevës, na e linin porosi, që pos :” Turkut edhe shkau na bëri mysliman, sidomos nga Nishi deri në Luginë e ma gjerë!” Tjetërsimi i një pjese të Shqipëtarëve( që i takonin besimit islam) në identitetin Turk, mysliman( si komb), boshnjak, mysliman serb-”serpski muslimani”, goran, si dhe të Shqipëtarëve ( ortodoks) të tjetërsuar në grek, sllav etj, ndodhi edhe më theksueshëm në periudhën e Golgotës Shqipëtare( 1878-1912, por që vazhdoi edhe më pas!).

Burimi: http://pds.lib.harvard.edu/pds/view/16415664

Shkruar nga Skender Jashari.
Më: 25.10.2017

*) Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.