Veriu relativ

0
881
Isa Mustafa

Ndalesa e kryeministrit Mustafa në veri të Kosovës, mund të shqyrtohet edhe në sesionin e ardhshëm të OKB-së dhe mund të penalizoj disi serbet edhe për një kohë qe të mos ketë qartësim rreth statusit të asosacionit për komunat serbe në veri, tendencë serbe kjo qe të finalizohet sa më shpejtë asosacionin dhe të paragjykohet një sistem i njëanshëm i Kosovës së pavarur.

Nga Bekim Rexhepi

Edhe vizita e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa ishte relative, ngase vështirë mund të shkohet dhe po kaq vështirë të pranohet komoditeti i një vizite të zyrtarëve shqiptar në veri.

Komuniteti serb i veriut si gjithherë i politizuar rreth insativave serbe të Beogradit, nuk heziton të politizojë çdo vizitë të zyrtarëve shqiptar në veri, sikur veriu i Kosovës të jetë pjesë e Serbisë. Kontradiktat shqiptaro-serbe për veriun dhe dilemat e tjera të shumta të fazës së tashme të veriut, e komplikojnë më shumë vullnetin e arbitrit (e Prishtinës zyrtare) qe statuti i asosacionit të përfitoj ligjshmëri institucionale. Vizita e kryeministrit nuk mund të cilësohet si provokim për veriun, edhe pse mund të mendohet qe ishte një vizitë e matjes – impulsative të gjendjes, por, qe e gjunjëzoi disi naivitetin e komunitetin serb të politizuar tej mase.

Ndalesa e kryeministrit Isa Mustafa, nëpër rrugët e Kosovës gjithsesi përbën një precidancë në vete, sepse kjo ndalesë nuk merr mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar, për sa i përket të drejtave të tyre dhe avancimit të tyre në Kosovë. Ndalesa e kryeministrit Mustafa në veri të Kosovës, mund të shqyrtohet edhe në sesionin e ardhshëm të OKB-së dhe mund të penalizoj disi serbet edhe për një kohë qe të mos ketë qartësim rreth statusit të asosacionit për komunat serbe në veri, tendencë serbe kjo qe të finalizohet sa më shpejtë asosacionin dhe të paragjykohet një sistem i njëanshëm i Kosovës së pavarur.

Planet dhe projektet serbe për Kosovën nuk janë të panjohura, duhet përmendur jo pa shkas vigjilencën e opozitës në Kosovë qe e bllokoj parlamentin deri ne radikalizëm politik, me mjete jo më politike, por me efekte gjithsesi politike, sepse është arritur të bllokohet me sakrificë dhe të parandalohet ratifikimi i saj në versionin e parë të dokumentit për asosacionin, qe këtë asosacionë e themelonte dhe gati e ligjësonte në kompetenca kushtetuese.

E ashpër, e pakompromis, e konfliktuoze dukej vet/marrëveshja për asosacionit e komunave serbe sepse më këtë definitivisht po themelohej një organ në vetekushtetues, po ligjësohej një territor i veçantë, një komunitet etnik dhe me disa komuna të përbashkuar qëdo të kishte edhe një statusi të veçantë, i cili logjikisht prish strukturën multietnike të Kosovës, sipas planit të Ahtisarit, ati dokumenti themeltar që u bë dhe kompromisit ndërkombëtar i Pavarësisë së Kosovës. Mbi këtë plan të Ahtisarit, rrjedh një plan plus, një plan tjetër shtesë, i veçimit të një etnie, madje në një pjesë të territorit tashmë multietnik “Asosacioni i Komunat Serbe- AKS-ja”, që në esencë do ta varroste Ahtisarin dhe do te hapte probleme etnike, me potenciale dhe konflikte të reja rajonale. Duhet pranuar që Serbia është e interesuar akoma për konflikte, duket qe ka edhe mbështetjen ruse, Maqedonia dhe Shqipëria nuk përjashtohen nga një fërkim duarsh ndërsa jasht interesit strategjik mbesin Kosova dhe Greqia.

Duhet pranuar se qasja e Qeverisë dhe marrëveshja e saj për Asosacionin, ishte dhe akoma mbetet një projekt marramendës dhe anti/kushtetues, sepse kompetencat e Asosacionit, definitivisht po deformohej struktura e shtetit multietnik të Kosovës. Substanciale, e më thelbësore ishte ajo që ky asosacion përfitonte, madje përfitonte ato të drejta të barabarta kushtetuese dhe territoriale me pjesën tjetër të kushtetues së Kosovës (mbi planit të Ahtisarit), kështu që paralelizohej një kushtetute, një pjesë e territorit të Kosovës dhe ndofta më vonë nga asosacioni do të kishim edhe dy shtete të Kosovës, si Kosova e veriut dhe e Jugut.

Zhvleftësimi i marrëveshjes për asosacione e komunave serbe nga Gjykata Kushtetuese, gjithsesi duhet të shihet si mbrojtje e shtetësisë nga gabimet politike të qeverisë. Nuk është akt i njohur dhe demokratik të pranohet gabimi apo dhe të epet dorëheqje, sidomos nga ato qeveri që në pushtet vijnë me votë jo të shumicës, po me anë të interesave individuale e të grupeve të caktuara politike. Sido që të jetë, asosacioni i komunave serbe, në versionin e parë ka vdekur. Ka vdekur nga akti sublim i opozitës dhe i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndalesa e kryeministrit të vendit nëpër rrugët e Kosovës, ka edhe një tregim në vete, i cili nxjerrë në sipërfaqe se rrugët tona në veri nuk janë të lira, nuk janë të sigurta, madje edhe për vet vendimmarrësit-shtetarët. Analogji, – nëse kjo do ti ndodhte kryeministrit serb në ndonjërën prej komunave shqiptare në Serbi, padyshim se atje do të tensionohej gjendja politike dhe ndëretnike ngase do të kishim ndërhyrjen e xhandarëve, policëve, paramilitarëve dhe ushtarakëve serb, për të treguar se është e papranueshme gjendja e ndalesës. Ndërsa, kjo nuk ndodhë në Kosovë sepse në veri, nuk mund të dërgohet policia rrugore, njësit speciale të policisë, FSK-ja apo ndonjë institucion relevant i sigurisë në këto rrugë të Kosovës sepse qasja e qeverisë së Kosovës për veriun e saj nuk është njëjtë siç është qasja e qeverisë së Serbisë për komunat shqiptare në Serbi.

Duhet ta kuptojmë se qasja e represionit të forcës ka efektet e saja, në këtë rast dallimi është i madh dhe vazhdon të jetë prezent, në Kosovë rrugët tona janë të pasigurta dhe të ndalura për zyrtaret e shtetit, ndërsa rrugët serbe në komunat shqiptare në Serbi, janë të lira, sidomos të lira dhe jo të bllokuara për zyrtaret e shtetit.

Nuk mund të ketë asosacion të komunave serbe në Kosovë, deri në kohen kur të mos dëshmohet me rezultate, se rrugët në veri janë të lira dhe jo të bllokuara për qëllime politike për askënd e veçmas për zyrtaret e shtetit. Asosacioni, ndofta mund të krijohet vetëm si rezultat i përmbushjeve dhe plotësimit të kërkesave obliguese që duket dhe mbase ehe duhet të jenë tashme kushte për formimin e asosacionit. Asosacioni që të themelohet duhet të ketë disa kushte plotësuese, së pari të dëshmohet qe serbet në veri të Kosovës, nuk janë instrument i politikës së Beogradit kundër Kosovën. Ndryshe, çfarëdo themelimi në këto kushte i asosacionit, me instrumentalizimin e plotë të tyre dhe skajshmërisht nga Serbia, definitivisht e dëmton mundësin e integrimit në vend dhe mban qëndrime ambiguitet për shtetësinë e Kosovës.

Dashur-padashur, Mustafa dhe Veriu i Kosovës u bënë agjendë e ditëve në vijim, e edhe në OKB do të potencohet kjo ngjarje, gjithsesi nga delegacioni ynë, që do të gjykojë Serbinë për sjellje dhe vendimet e saja arbitrare me shtetin e Kosovës, për manipulimin dhe frustërimin e serbëve të Kosovës. Frustërimi i skajshëm dhe instrumentalizimi i tyre politik, lënë të kuptohet se vet serbet e Kosovës nuk kanë ndryshuar fare qasje politike rreth integrimit në sistemin e shtetësisë së Kosovës, dhe i duhen akoma kohë të të tjera që të provohet, që të të shihen rezultate, që serbet do të mund qe të përfitojnë një asosacion në favor të komunave te tyre.