Veprimtaria poetike e poetit Bajram Bashota

0
868
Bajram Bashota

Ahmet Ahmeti, Shtedim Besianë

Me poetin Bajram Bashota dhe veprimtarin e tij poetike kemi hasë qysh në bankat e shkollës së mesme e tani autori i poezive nga shtypi periodik veprimtarin e ka sublimue në vepra komplete poetike me synime dhe qëllime të caktuara artistike dhe ideologjike, autori në fjalë ngarendë nga vepra në vepër duke e plotësuar dhe pasuruar vokabularin e vet poetik të pasur me ide dhe synime të qarta ideoartistike.

Të themi se poeti Bajram Bashota qëndroi edhe tani me dinitet i pa përkulur qëndron me mision të qartë në krijimtari duke vështruar fenomene jerëzore nga këndvështrimi i poetit me mision të qartë human dhe shumë njerëzor, por si duket autori ka fiksion dhe idol shqiptarin, pra, mbi të gjitha kalëron dhe ndalet e idealizon kombin të cilit i takon dhe ja kohët e fundit ka botuar librin me poezi shumë sinjifikative dhe veprën e fundit e titullon me dy shprehje tejet bombastike bombastike kombëtare “Plis e Flamur“.

Këto simbole kombëtare janë të shenjta, për këto simbole, jetëra e jetëra kanë ra, janë flijuar duke mbrojtur Plis e Flamur. Dy fjalë më dhjetë shkronja, por shumë domethënëse dhe kuptimplote. Këtë që e veçova më lartë e dëshmon autori ku në nismen e poezive rangon poezinë “Bacë”, apo porzinë e mësuesit hero Fazli Grejçefcit, këto dy figura kombëtare korrespondojnë mjaft bindshëm me “Plis e Flamur”.

Citoj ca vargje prej poezisë ” Bacë ” :

“Kurrë nuk heshte duke kërkuar lirinë
Por armiqtë e këtij populli të patën halë në sy
Se donin këtë gjithmonë në robëri”
*
Ti për këtë mjaft sakrifikove
Dhe shumë peripet në burgje përjetove
Po asnjëherë armikut s’ ju dorzove
Ti Bacë ADEM LLAPJANI hero i lirisë
Që u dogje si qiri për liri të shqiptarisë”

Vargje që dalin thellë nga shpirti i ndrydhur i poetit ku tani kanë shpërthyer e po këndohen me afsh poetik pa frikë e pa zori. Për liri luftuan këta pinjoll të lirisë, s’ kursyen jetën për plis shqiptarie dhe shkabën dykrenare po autori s’rri duarkryq, por e zgjëron diapazonin e vështrimeve poetike jo vetëm për Bacë Ademin, Fazli Grejqefcin, Anton Çetten, Sqipërinë, Kosovën, Ilirinë, Besën, 28 Nëntorin e viza vi tutje me vargje dhe në vargje kujton të kaluarën e popullit tonë të vështirë që nga pellazgët, ilirët dardanët që patën një histori të dhimbëshme se patën kojshi dreqin që kurrë gjat historisë s’ u pajtuan nën këmbën e të huajt, përherë i ndejten karshi armikut ku u poqën dhe u dogjën për vatan për atdhe e liri kombëtare.

Poeti në rrjedhje të veprës u kushton poezi prindërve, fëmijërisë, pleqërisë i lartëson në poezi shtëpinë, vendlindjen, fshatin, qytetin, llapjanët thënë thjeshtë thua se përmend çdo gjë që ka të bëj me rrethin dhe poetin. Autori nga një gamë të gjerë preokupimesh dhe nxjerr në sipërfaqe virtytet shpirtëror me dënesje, pikëllim, me dhembje, këngë mallë besa autori veset e këqia i apostrofon dhe i akcepton rrëmbyeshëm, pra, përdor një vakobular të ashpër ja ce vargje ;

“O ju hajdutë të poshtër e tradhëtarë
Marre do tu vijë në rrugë për të dalë
Do të vijë koha që do të bëni ” mjeri unë i meri
Krejt bota me ju do të bëjnë seri
Do të futeni në histori të hajnisë e tradhëtisë”.

Poezi të thurura në stilin, formën dhe përmbajtjen e rapsodive popullore, të përafërt dhe të themi melodike dhe shumë autentike, por që disa raste që rima e humbë atë melodicitetin e filluar, por ndër kohë kjo dobësi tejkalohet dhe poezia merr gradacionin dhe ngritet në nivelin e filluar. Përmbajtja e poezisë asnjëherë nuk e humbë atë koloritin autentik të filluar dhe vazhduar gjatë gjithë rrugës poetike më tepër autori e ruan me shumë ndershmëri formën e zgjedhur të poetizimit të fenomeneve njerëzore që është për t’ u veçue rrugës së shkrimit poetik të zgjedhur i përmbahet në mënyrë të përpiktë.

Autori veprën “Plis e Flamur” e ka sublimuar në kapituj që korespondojnë njëri me tjetrin, pra, poezitë e njërit kapitull dhe kapitullit tjetër kanë lidhje logjike. Klasifikimi ka këtë renditje: Plis e Flamur, Besianë – Qytet i diellit, Vetëm me një fjalë, Gjaku s’humbet. Për bindjen time si lexues dhe vrojtues i shkrimeve mbi këto vëllime të këtij libri poetik qëndron lart e më lartë thurur në formë dhe stil rapsodik, rimë të mirë, përmbajtje mbresëlënëse dhe të thjeshtë për lexuesin, fjalor tipik thuajase folklorik sa ta lexosh e shef atmosferën dhe ambientin autentik kosovarë në të gjitha krahinat e katandisura e që edhe tani kjo sëmundje dominon dhe edhe tani e kapluar elitën tonë të sëmurë politike, andaj populli po vuan edhe për kafshatën e ojës.

Citoj disa vargje të poezisë ” Hajdutë ” :

“O ju hajdut të poshtër e tradhëtarë
Marre do t’u vije në rrugë me dalë
O hajdutë o cuba të malit
U plaçin sytë e ballit

Ky popull që luftoi për vdekje a liri
Sot po me kombet si është zi e ma zi”

Autori pak zgjedh fjalë kur ka të bëjë me tradhëtarë të kombit, hajdutë të parasë popullore, por me sarkazmën dhe ironinë më të madhe i godet ku është më së rëndi për të tillët, por pak preken, vazhdojnë të jetojnë në luks më të madh duke i keqpërdorë paratë e mjeranëve, varfanjakëve.

Ja edhe ca vargje të poezisë “Hajdut” :

“Ushtria e popullit kishte dhënë betimin
Për atdhe të luftojnë deri në çlirim
Po ju o të gjorë pse u bëtë horë
Parat e popullit që i pat në dorë
Pse o të mjerë i keni keqpërdorë?!”

Autori i vargjeve të nxjerra nga konteksti i poezisë më lartë me fjalë në maje të gjuhës që kohë të gjatë i ka ngulfatë, më në fund muza muza nxjerr në sipërfaqe pa qime në gjuhë e thotë troç pa ekuivoke atë çka mban në shpirt udhëheqësve, që besa autori me guxim tej vetë vehtes apostrofon një fenomen të shoqërisë që ka lënë pasoja, por që padronët s’qajnë kokë, vazhdojnë me avazin e tyre me jetue jetën e tyre luksoze.

Në këtë cikël që qëndron lartë shumë lartë mbi ciklet tjera të poezive e mbi këto poezi qëndron poezi “Besoni në vëlla, mos besoni në shka“!

“Besoni vëllaut mos i besoni shkaut
Armikut që tragjedi na solli
Si mos t’i besojm vëllaut po t’i besojmë shkaut
Atij që na bani varr e hovin ende s’ e ndalë
Si të bëjmë pajtim me te që bëri krim
Në shpirtin etij mbretëron armiqësia
Besimin e kini në vëlla e s’e keni në shka
Se kur t’i vjen në shteg kokën prap ta hjek”

Po mendoj se kjo poezi është himn i kësaj vepre poetike. Autori me intuitë të stërholluar ka komponuar poezinë me nota muzikore. Kjo poezi dhe porzia “Kot e keni” s’qëndron më mbrapa poezisë “Mos besoni në shka po besoni në vëlla” po besoni në vëlla se s’ka fe as s’ka parti qëpërwanë kët shqiptari — autori. Autori digjet e piqet thërret me ndjenjen më të thellë njerëzore që të duam prindërit, vëllezërit, vendin se këtu është shpëtimi,këtu është mirëqenia kombëtare, këtu është avancimi i popullit të shumëvuajtur e të persekutuar gjatë historisë.

Poeti është një soditës dhe vrojtues i spikatur me temat e përditshmërisë sonë, që autori vrojtimet i përcepton dhe i bartë në vete, historinë e dhimshme e transmeton në art dhe ate në art të mirëfilltë dhe autentik të popullit të vet. Ka ca gjëra që autorin e këtij shkrimi, krijuesin e bën të veçantë nga poetët tjerë, sepse ka një stil krijus ndryshe nga të tjerët, një diapazon të gjërë të njohurive e aq më tepër është profesor i gjuhës shqipe të një periode të gjatë kohore e njeh mirë filozofinë e popullit të vet dhe e don dhe e adhuron dhe tër mendjen dhe dijen e shkrinë për të mirën e tij. Ka një shpirt të ndiesh prej artisti e krijuesi ku refleksionet personale shpërthejnë dhe gama frymëzuese është depërtuese, universale, është optimiste në tejkalimin e barrierave jetësore.

E tërë kjo gamë njohurishë krijuese ka shtrirje të gjërë dhe atraktive ku lexuesi sigurisht i kërkon krijimet e këtij autori të mirëfillët. Temat që dominojnë në prozat e këtij militanti të poezisë janë dashuria mbi të gjitha, dhembja, motivet sociale, mardhënjet ndërnjerëzore të kolektivitetit ,por s’ i len anash dhe ndoshta temë dominante dy ciklet e porzive është është tema e nxehtë e politikës së shtrembëruar dhe devijuar, këtu e mban anën e një opozitari të mirëfilltë dhe të respektuar.

Nga gjithë këto na rrëfen largpamësinë si udhërrëfim për dalje nga situata e vështirë. Këto që i thamë i gjejmë në poezitë e Bajram Bashotës në librin më të ri të botuar kohët e fundit me titull shumë domethënës “Plis e Flamur

Kjo është poezia mu sikur rakia.

*Një vështrim i shkurtë i kapitullit të tretë ” Vetëm me një fjalë “

Poezitë e këtij cikli i karakterizon kursimi i fjalëve në poezi me pak fjalë me rrumbullaksue sa më shumë përmbajtje. Ashtu edhe autori është përpjekë në disa poezi edhe ia ka arritur qëllimit.Ky kapitull përmban kryesisht poezitë që qëllimi i tyre dhe përmbajtja ka të bëj me poetin, zemren, vargjet, poezitë, deshuurinë ndaj poezisë e poetit.

Poeti aq i i dashuruar në porzi sa që në një rast këndon kështu: ” Kot më kërkoni në varre, do të më gjeni në Bibliotekën Komëtare ” Dialogun me shok dhe bisedën e orienton kah poezia, pra, autori është i mishëruar në vargjet poetike: jetën, punën, lëvizjen, gjumin i ka poezi.
Citoi : ” Dialog

Unë me një mik pak më i vjetër
Përditë takoheshim në kafe
Për të pirë nga një raki
E për t’ i bërë ca llafe
Temë ishte poezia
Na shoqëronte dhe rakia ;
— Ma ftohe më thosht
Ti djalë i ri me atë poezi !
Unë i buzëqeshja
E i cakrronim gotat
————————————-
————————————-

Autori ka intuitë e reflekse të jashtëzakonshme për thurje të poezive, ndoshta edhe instikt i lindur për shkrime poetike, kjo është dhunti që naryra ia atribon njeriut. Poet s’mund të jetë çdo njeri, për momentin lind ideja për poezi, në kafe, në lëvizje, në qytet, në pyll, në shoqëri, aty për aty për aty bën renditjen e fjalëve. Poezitë që lindin instiktivisht sigurisht se kanë rrjedhje të mirë logjike, fjalor të thjesht të momentit, poezia e tillë e lindur ka refleksione pozitive. Poezitë e momentit ndoshta i kanë disa sekuenca fjalori jo i qëlluar i momentit, por porzia artistikisht qëndron mirë. Ndoshta autori me vet-insistim cytë edhe fjalë të huaja me e ngritë gradacionin e vet poetik dhe një dimension të fuqishëm poetik, citoj : ” Dialog

“Ma ftohe më thoshte
Ti djalë i ri me atë poezi!
Gotat i cakërronim
Dhe të dy mendonim:
–A do të jetë një ditë kësmet
Që të bëhemi poet?!

Autori mes poezisë sfidon dhe vdekjen dhe asesi s’e pranon, por aludon se poetin e gjeni nëse e kërkoni etëm në Bibliotekën Kombëtare, kurrsesi në varre. A thua çfarë jep kjo të kuptojmë? Autori përmes poezive do të jetojë gjatë, gjatë, pra, poezia është ngadhnjmtare ndaj çdo sfide dhe vështirësie jetësore.

Dërgoi për publikim : Drilon Bashota