VEPRAT STUDIMORE TË MAL BERISHËS, SHTYLLA TË VETËDIJES HISTORIKE

0
276
Mal Berisha

Autori ka punuar si diplomat dhe kërkues i arkivave të huaja për gati tre dekada

Nga Prof. Dr. Fatmir Terziu, Londër

Librat e Mal Berishës “Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir”, (2007); “Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj” (2008); “Amerikani Charles Telford Erickson, Një jetë kushtuar Shqipërisë” tre volume, (2012), “Herman Bernstein, Ambasadori U.S në Shqipëri, 1930-1933” (dhjetor 2014), “Realitetet Shqiptaro
– Britanike” (2015) janë studime të mirëfillta dhe të plota, gjithashtu të vlerësuara.

Këto studime mund të konsiderohen plotësisht si vepra të plota e të munguara, që merren gjerësisht edhe me vetëdijen historike. Për këta studime ky koncept duket qartë që ka shërbyer si një pikë nisjeje gjatë gjithë kërkimit dhe hulumitimeve të autorit.

Duke punuar si Diplomat dhe kërkues i arkivave për gati dy a tre dekada, duket qartë se
studiuesi ka kuptuar thellësisht mirë se çfarë është një vetëdije historike dhe si mund të përdoret në leximin e historisë, dhe si pasojë me këto libra ai ka propozuar një plan për kërkimin shkencor të ardhshëm në të cilën ka detajuar apriori për të studiuar dhe zhvilluar metoda për zhvillimin e një ndërgjegjeje historike tek të gjithë.

Kjo kuptohet të jetë shumë më e vështirë, sesa është dedikuar dhe pritur dhe për më shumë arsye nga sa është menduar fi llimisht, por ndjehet diskursive e qartë. Në vend të kësaj, duket qartë se autorit i është dashurr për të shkuar më thellë e zbuluar se duhet të kërkojë më tej dhe gjithashtu të shpjegonte më shumë për vetë nocionin e vetëdijes historike, ndryshe nga të tjerët.

PSE VETËDIJE HISTORIKE?

Nga një perspektivë e këtyre studimeve, tek autori koncepti ka pasur një pozicion qendror
në didaktikën e historisë dhe leximin e historisë, jo thjesht si teori, por si angazhim intelektual në rrjedhën e saj, duke gjetur fi gurat historike me të cilat bëhet dhe shkruhet vetë historia e vërtetë në dobi të historisë sonë të munguar e të retushuar nga politikat.

Kjo mund të jetë dhe një arsye më shumë, që përmes studimit të historisë, të gjithë  lexuesit, të supozohet se duhet të zhvillojnë vetëdijen e tyre historike. Mbi këto metoda, angazhime, hulumtime, kërkime dhe shtjellime diskursive të domosdoshme historike ka pasur gjithashtu vetvetiu prej kohësh edhe një rritje të kërkimeve ndërkombëtare, veçanërisht nga Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A. dhe Kanadaja, që e përdorin hershëm konceptin në fjalë.

Ndërsa “Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir”, është një studim i plotë i artikujve të botuar në revistën National Geographic Magazine të fokusuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në një hark kohor prej mëse 100 vjet, “Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj” një paraqitje diskursive dhe piktoreske e dramës së pandërprerë njerëzore, shpresave, arritjeve, dështimeve dhe konfl ikteve të popujve shumëgjuhësh të kontinentit të vjetër, ku fokusi i diskursit mbetet Europa e sotme, me institucionet e saj që ruajnë paqen dhe më tej vendi historik dhe bashkëkohor i shqiptarëve në kontinentin e tyre, “Amerikani Charles Telford Erickson, Një jetë kushtuar Shqipërisë” në të tre volumet mbetet një vepër mjaft interesante jo thjesht rreth jetës dhe veprës së amerikanit Charles Telford, por dhe lidhjeve dhe marrëdhënieve duale me dhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, “Herman Bernstein, Ambasadori U.S në Shqipëri, 1930-1933” jep detaje mbi marrëdhëniet e ngushta mes hebrenjve, shqiptarëve dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dhe “Realitetet Shqiptaro
– Britanike” një gërshetim diksursiv i mjaft situatave dhe momenteve të rrëndësishme historike mes dy popujve dhe shteteve, kryesorja mbetet tek diskursi narrativ dhe shkencor i vetëdijes historike të personaliteteve dhe angazhimve të tyre në lidhjen shqiptare.

Në tërë këtë diskurs narrativ dhe shkencor e para që bie në sy, pra është jo më kot, vetëdija historike. Edhe pse vetëdija historike në një farë mase është bërë një koncept gjithnjë e më qendror në didaktikën e historisë, përdorimi tek mjaft autorë, kërkues, studiues dhe autorë kapet me vështirësi dhe koncepti perceptohet nga studiuesit si i paqartë dhe kompleks. Ndaj, kjo e bën kërkimin teorik në konceptin e vetëdijes historike shumë të rëndësishëm duke marë parasysh këto vepra studimore të Mal Berishës.

Për më tepër, tek këto libra ndalet didaktika e historisë si një disiplinë akademike, ku kuptojmë mes leximit të tyre se ajo është një fenomen mjaft i rëndësishëm dhe pasqyrimet e kohëve të fundit, po aq dhe shumica e kërkimeve të autorit në këtë fushë janë të frymëzuara nga kërkime në fusha të tjera të mirëfi llta, të cilat rezultojnë në një pasuri, por edhe në lidhje me metodologjitë dhe konceptet e tjera të përdorura më parë.

Kjo është shumë e kuptueshme dhe e ndjeshme në lidhje me vetë konceptin e vetëdijes historike. Është përdorur jo vetëm në kërkime, por edhe në mjaft aspekte të ngjashme e të lexueshme të psikologjisë, fi lozofi së, letërsisë, sociologjisë, studimeve fetare, dhe madje dhe shkencave politike, ku autori nuk referon si domosdoshmëri, por analizon, zhvillon dhe detajon deri në përsosmëri.

FUSHA DHE SHTRIRJET E STUDIMEVE

Meqenëse qëllimi i studimeve të Mal Berishës, është i gjerë, rezultatet e tij janë mjaft të detajuara në qasjen dimensionale dhe diskursive të shtrirjes në kohë, hapësirë dhe vend.

Studimi i tij në tërë ndërrmarjen hulumtuese duhet të konsiderohet para së gjithash si një përpjekje për të arritur një kuptim teorik të zgjeruar dhe të thelluar të konceptit të vetëdijes historike dhe bazave të saj teorike të supozuara dhe një specifikimi, se si koncepti mund të lidhet me manifestimet e tij, zhvillimin dhe mënyrën se si mund të zbatohet në praktikë.

Këto çështje, siç tregojnë studimet e Mal Berishës, janë komplekse dhe si rezultat, pozicionet teorike të përshkruara nuk kërkojnë konfi rmim empirik, pasi ai e ka të detajuar në brendësi të gjetjeve të tij efi kase. Analiza për këtë qëllim është mjaft e përcaktuar dhe ka për qëllim kryesisht të ilustrojë një nga shumë qasjet e mundshme të hulumtimit duke përdorur kornizën dhe kuptimin e vetëdijes historike që është zhvilluar në brendësi të narrativit.

Qasja ontologjike në këto studime etiketohet më së miri edhe si fenomenologjike. Në kontekstin e këtyre librave, autor përdor fenomenologjinë kryesisht si një teori që ilustron kategoritë themelore ontologjike, jo si një qasje metodologjike për të bërë thjesht përshkrim dhe shpjegim, por dhe njëkohësisht e në një mënyrë të datejatuar diskursive shkencë.

Si një qasje metodologjike autori në vend të kësaj përdor atë që ndoshta mund të quhet më së miri hermetikë. Besimi shkon se këto dy këndvështrime teorike mund të përdoren së bashku, pasi perceptohen ato se kanë të bëjnë me dy aspekte të ndryshme ontologjike: fenomenologjia merret me pyetje në lidhje me botën dhe hermeneutikën që merret me pyetje të interpretimit të botës dhe lidhjeve të tjera konceptuale në shërbim të vetë historisë.

Kështu që qasja ndodh kryesisht e interesuar për fenomenologjinë si një teori që ilustron se si ne e perceptojmë botën dhe hermneutikën si një teori që merret me mënyrën se si e interpretojmë këtë perceptim.

Si pasojë, në këto studime fenomenologjia duhet të kuptohet vetëm si një teori që përshkruan se si ne e perceptojmë botën, dhe hermeneutika vetëm si një teori që përshkruan njerëzit si qenie interpretuese, d.m.th. si një metodë interpretimi. Për këtë qëllim argumentojmë se autori ka vendosur ta ndaj këtë seksion në dy nën-seksione, të
lexuueshme qartë në studimet e tij.

Më këtë qasje të tillë Objekti i Perceptuar merret me supozime metafi zike në lidhje me konstituimin e perceptimeve të lexuesit për botën dhe Subjekti i Perceptimit merret me mënyrën se si individët e përjetojnë botën dhe çfarë rëndësie mund të ketë. Kjo është mjaft e domosdoshme për historinë dhe lidhjen e saj me shqipërinë e shqiptarët, po
aq dhe me elementet e tjera diskursive e kulturologjike që formojnë kuptimin më të gjerë e të domosdoshëm të fushës ku shtrihen dhe hulumtojnë studimet e Mal Berishës.

SUBJEKTI I ZHVILLIMIT TË VETËDIJES

Po të lexojmë me laps në dorë veprat e Mal Berishës, të cilat pata rastin t’i lexoja disa që në dorëshkrim, dhe kjo, në nivelin më themelor, shohim dhe ndjejmë se qeniet njerëzore e përjetojnë botën përmes vetëdijes së tyre.

Në këtë sens të subjektit të zhvillimit të vetëdijes historike mes këtij lexim e konsiderojmë vetëdijen kryesisht si një funksion jo thjesht në një individ. Kjo do të thotë që një vetëdije nuk mund të reduktohet në vendndodhjet e ndijshme ose pjesë të trurit.

Është në sajë të vetëdijes sonë që ne të bëhemi të vetëdijshëm për fenomenet ose objektet, për figurat dhe karakteret, për ngjarjet dhe fenomenet historike që lidhen me shqiptarët dhe vendin tonë dhe si pasojë, lokuset shqisore ose fenomenet që shfaqen në ndërgjegjet tona janë në varësi të këtij funksioni të vetëdijes sonë: pa këtë funksion, nuk
do të kishte asgjë prej të cilave flasin, nuk do të kishte përvoja.

Me këtë mund të themi qartë se ndërgjegja perceptohet kështu kryesisht si një funksion dhe jo si një entitet fi ziologjik ose mendor. Në hulumtimet fenomenologjike mbi vetëdijen,
mund të jetë e dobishme të bëhet dallimi midis asaj që mund të quhet e ndërgjegjes themelore. Ndërgjegja e aplikuar merret me objektet që shfaqen në vetëdijen tonë dhe që mund të studiohen në hulumtim të detajuar të këtyre kërkimeve të avancuara të Mal Berishës.

Ndërgjegja themelore, sidoqoftë, është ajo, për shkak të së cilës ne arrijmë të jemi të vetëdijshëm për objektet e vetëdijes sonë që gjejmë tek të gjitha librat e marra në konsideratë, “Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir”, (2007); “Shqiptarët, Europianët më të
lashtë dhe më të rinj” (2008); “Amerikani Charles Telford Erickson, Një jetë kushtuar Shqipërisë” tre volume, (2012), “Herman Bernstein, Ambasadori U.S në Shqipëri, 1930-1933” (dhjetor 2014), “Realitetet Shqiptaro – Britanike” (2015).

Si pasojë, ajo që shfaqet në vetëdijen e aplikuar është ajo që ne mund të hetojmë dhe vlerësojmë në mënyrë objektive (ose ndër-subjektive), sepse kemi vetëdije themelore, që na vjen e shëndoshë dhe kuptimplote në këtë sbjekt të zhvillimit të vetëdijes.

KONKLUZION

Kur themi pas një leximi të detajuar se veprat e Mal Berishës janë shtylla të vetëdijes historike, natyrisht rikujtojmë atë që kanë thënë e stërthënë mjaft të tjerë duke i vlerësuar anembanë Globit si dimensione të gjera kulturologjike dhe të rëndësishme historike, duke ribërë kështu dhe thirrjen sublime për Akademinë e Shkencave që të rikuperojë interesat e saj të domosodoshme me vlera të tilla shkencore.

Në anën tjetër, duke parë se vlerat e këtyre studimeve janë gjithnjë prurje të munguara leximi duhet të jetë kolektiv dhe gjithëpërfshirës në rrjetet edukative dhe ato akademike. Vetëm kështu plotësohet ajo që merr nga kuptimi dhe vlera e tyre kërkimore shkencore e munguar deri më sot në territorin shqiptar, ndoshta edhe më gjerë.

Marrë nga Nacional