VEPËR ME VLERË TË RËNDËSISHME

0
915

Isa Baftiaj “Autorë nga rajoni i Ferizajt (1893-2016)”, botues ZGJIMI – Ferizaj, 2017

Milazim F. KADRIU

Isa Baftiaj qysh si normalist ka filluar të botoj krijimet e tij në poezi për fëmijë dhe të rritur, por nganjëherë merret edhe me prozë.
Ai ka botuar disa përmbledhje me poezi, ndërsa tash para lexuesve vjen me një libër të ri që kësaj radhe është i një natyre tjetër, që është një libër mjaft i rëndësishëm ku ai lexuesve ua prezanton autorët e rajonit të Ferizajt që nga viti 1893 deri në vitin 2016. Librin e ka titulluar “Autorë nga rajoni i Ferizajt (1893-2016)”.

Ky libër është një leksikon biografik pasi që në të janë përfshirë 168 autor nga ky rajon që kanë botuar libra nga fusha të ndryshme si nga fusha e letërsisë artistike, fusha e sociologjisë, mjekësisë, publicistikës, folklorit etj.

Siç shihet ky leksikon është shkruar me dashuri dhe përkushtim të veçantë, e dihet, puna që bëhet me dashuri e profesionalizëm, sjell vepra me vlera të shumta në të gjitha rrafshet e krijimtarisë. Përkushtimi i autorit shihet ngase ka prezantuar të gjithë autorët e këtij rajoni në një periudhe mbi një shekullore dhe atë duke i prezantuar të gjithë ata që lanë gjurmë në krijimtari kush më shumë e kush më thellë duke ua prezantuar të gjitha veprat e botuara deri tash.

Renditja është bërë sipas moshës duke filluar nga Hafiz Imer Shemsiu,Vesel Xheladin Guta,Shefqet QorolliMunish Ramadani e për të ëprfunduar me autiret më të reja Albena Bajraktari, Drenusha Hyseni, Jona Bajraktari dhe Valëza Sadiku. Siç e përmend edhe autori këtu janë përfshirë edhe shumë autorë që kanë lënë gjurmë në të përditshmet e revistat tona e që sot nuk janë në mesin tonë si : Muhamet R. Bytyqi, Haki Braha,Enver Topalli e të tjerë. Pra janë përfshirë të gjithë ata që kanë botuar vepra pa u ndalur në vlerat dhe zhanret e tyre. Pra në këtë leksikon janë përfshirë autorët nga Ferizaj,Kaçaniku,Shtimja,Shtërpca dhe Hani i Elezit.

Në parathënien e këtij libri të shkruar nga Biser Mehmeti ndër tjera thuhet :” Një vepër e këtillë me sa kamë njohuri, është e para e këtij lloji në rajonin e Ferizajt, prandaj edhe duhet përgëzuar autorin Isa Baftiaj për një vepër kaq të rëndësishme e cila mund të quhet edhe monumentale. Jam shumë i bindur se kjo vepër do tu shërbej sidomos gjeneratave të reja, për t’u njohur me shumë autorë e personalitete të rëndësishme të rajonit të Ferizajt, jo vetëm të atyre të dikurshëm, por edhe të këtyre të sotëm, disa nga të cilët kanë lënë gjurmë të thella me veprat e tyre …”

Hartimi i këtij libri pa dyshim se për autorin ka qenë një sfidë mjaft e madhe ngase përfshirja e të gjithë autorëve të një rajoni bukur të gjerë dhe të një periudhe mbi një shekullore nuk ka qenë punë e lehtë kur kemi parasysh se për shumë autorë të vjetër ka qenë vështirë të mblidhen shënimet dhe të gjenden fotot e tyre ngas e shumë dokumentacione dhe shënime në familjet tona I ka shkatërrua lufta e fundit, mirëpo edhe pse për disa autor mungojnë fotot, autori ia ka arrit që së paku të siguroj biografinë dhe veprat e tyre e që kjo është një punë e suksesshme dhe që meriton lëvdatë.

Autori Isa Baftiaj thotë se është përpjekur që të tuboj të dhëna për të gjithë autorët e kësaj treve duke sjell vitin e lindjes, vendin e lindjes, shkollimin, profesionin, shënime për vendin ku jetojnë momentalisht dhe për veprat e botuara. Ai thotë se “Kjo vepër ka karakter informues e jo vlerësues. Gjithë punën e kam bërë duke u nisur nga fakti se lexuesit dhe institucionet përkatëse kanë nevojë të njohin më nga afër krijuesit e këtij rajoni dhe veprat e tyre. Jam munduar t’i përfshijë të gjithë ata që kanë botuar vepra, pa u ndalur në vlerat e zhanri i tyre.”