Vepër me vlerë për triumfuesin dhe të pamposhturin Gjergj Kastrioti Skënderbeun

0
748

Gjon Keka

Rëndësia që ka patur figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në historinë e popujve europian, shihet nga veprat kushtuar atij si një hero e personalitet me ndikim të madhë. Interesimi i shumë autorëve tregon se kjo figurë ka qenë, por edhe është edhe sot e pranishme me anë të krijimtarisë, artit, shkencës etj. Edhe ky libër i botuar në Salcburg më 1724 mbi triumfet e heroit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeut tregon se edhe popujt tjerë ishin të frymëzuar nga veprat, vizioni e urtësia, heorizmi i pashoq dhe strategjia e tij e përsosur në çlirimin e atdheut të tij nga pushtuesi otoman (turk).

Në këtë vepër e shkruar në skena korale të teatrit dhe e cila në fakt është shfaqur në teatrin e Salcburgut përshkruhet jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit në pika të shkurtëra, por simbolikisht domethëmëse. Në hyrje gjendet përshkrimi i bazuar në veprën e Marin Barletit dhe autorëve tjera, një përshkrim ky mbi lindjen, marrjen penga, si dhe cilësimin e tij si një Aleksandër i dytë, si dhe betejat e tij gjithnjë fitimtare deri në vdekje.

Ky libër ka vlerë të madhe pasi në kuadër të shumë vepra që tani janë shkruar për heroin dhe vizionarin e kombit tonë arbëror europian Gjergj Kastrioti, hynë si një vepër e vlefshme dhe me interes, si një copë kristali në rrethin e kristalt të veprave për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ndërsa në mesin e shumë veprave që kam gjetë edhe një kopje të kësaj vepre tani e mbajë në arkivi tim personal.