Vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren do të shtyhet për shkak të Virusit Korona

0
522
Gjergj Kastrioti Skënderbeu - shtatore

Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit, njoftojnë të gjithë qytetarët prizrenas dhe anë e kënd trojeve shqiptare që vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që ka qenë e planifikuar të vendoset më, 6 maj 2020 në Prizren do të shtyhet. Shkaku i shtyrjes është Virusi Korona, i cili e ka bllokuar jetën shoqërore jo vetëm në Prizren por në mbarë globin.

Për datën e vendosjes së Monumentit do t’iu njoftojmë me kohë. Kjo do të bëhet në varësi të rrethanave dhe kohës së kalimit të epidemisë, si dhe mundësisë së organizimit të tubimeve publike.

Meqenëse ky është një eveniment i veçantë, kemi dëshirë që ta bëjmë një organizim të madh, ku do të marrin pjesë përveç shumë qytetarve prizrenas edhe shumë shqiptarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare, si dhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe që janë financuesit kryesorë të këtij projekti kombëtar. Për datën e re të vendosjesë së monumentit do t´iu njoftojmë me kohë në mënyrë që ta keni mundësinë e pjesëmarrjes.