Nga Skënder MULLIQI
Shtrohet pyetja logjike, pse e kemi ketë gjendje kaq te keqe politike dhe ekonomike? Dhe, do të pyesim të gjithë ne, a është në rregull që ata që kan kryer krime dhe janë mbytur në korrupcion tu lejohet inkuadrimi në politikë? Në Kosovë dihet së ndodhën shumë vrasje, dhunime dhe shumë deme materjale të cilat i shkaktuan soldateska kriminale serbe. Dhe, në vend që Kosova të bëhët vend i qetë dhe i begatshem për të jetuar, është bërë parajsë për kriminelët e të gjitha ngjyrave, pikërisht në vendin ku ndodhi gjenocidi serb mbi shqiptaret! E po e shohim fatkeqësisht së ku jemi katandisur, çfarë institucione shtetërore pa efikase kemi.
Patem dhe kemi njerëz në qeveri dhe parlament të cilët janë të implikuar në vepra të ndryshme kriminale, dhe për fatin tonë të keq nuk ka kush i largon nga keto pozita të larta pushtetare. Nuk është që kan vëtem pozita të larta në pushtet, po ky sojë i njerëzve i ka shkaktuar dhe po i shkakton dëme të mëdha Kosovës dhe popullit të saj. Janë duke na diskriminuar sikur të ishim në apartheid! Janë duke na u rrezikuar edhe të drejtat elementare njerëzore. Parlamenti moti është dashur të nxjerrë ligjin që tu ndalohet kandidatura në zgjedhje të gjithë atyre të cilët në një formë apo tjetër janë të implikuar në vepra të ndryshme te krimit dhe të korrupcionit.
Hapja e dosjeve politike dhe ligji i lustracionit natyrisht së do të bënin punë të mëdha. Nxjerrja e ligjeve përkatëse do të ishite konformë praktikave të shteteve të zhvilluara të Evropës, ku kanditatura e përsonave të tillë u ndalohet me ligj .Kjo është një gjë shumë normale e cila çështje nuk ka qka të sqarohet më shumë. Paralamentarët të cilët kan dështuar në të gjitha legjistlaturat e deri tashme, duhet më në fund të sjellin ligje që të kemi shtet normal dhe demokratik, ku nuk do tu mbetej vend strukturave perfituese, të cilat e kan futur Kosovën në rrugën e pa krye. E kan pru gjendjen kolapsuese ekonomike dhe po na sjellin në mënyre permanente kriza politike dhe kriza institucionale shumë të dëmshme për të ardhmen tonë.
Spastrimi i skenës politike nga strukturat e krimit, do të ishte hapi më i qëlluar dhe hapi më i madh drejtë stabilizimit të vendit. Nese të gjithë keqebëresit politik dhe keqbëresit ekonomik nuk dënohen, do të ishte turpi ynë më i madh.Është koha të ndahen së cilët janë “heronjë” dhe cilët janë “kriminelë”. Ka ardhur koha që t’u tregohet vendi secilit ku i takon në këtë shoqëri. Nuk mund të barazohen ata që i kan bër dëme vendit, më ata të cilët e dojnë sinqerisht vendin e tyre. Të dëfinohet së kush jane organizatorët e krimit të organizuar, të dihet së kush janë ata që po e plaqkitin popullin, të bëhët e qartë gjithëqka para popullit, e jo që e gjitha të qitet në harresë.
Të sqarohet gjithëqka që ndodhi pas luftës, duke i vu para organeve te drejtësisë dhe duke ua konfiskuar pasurinë e pa ligjshme të gjithë keqbëreseve. Është jashtë çdo logjike të shëndosh nese dikush mendon së do të kemi shtet ligjor dhe shtet demokratik më këtë elitë politike. Kjo është jashtë mendjës së shëndosh po e përserisë! Spastrime te bëhen edhe në partitë politike.Shkaku i të gjithë këtyre dobësive në mbarë sistemet duhet të qendrojmë të gjithë stoikisht, të luftojmë për qëllimet e çiltëra, duke i skajuar në skutën e anonimitetit të gjithë të pafytyrët e politikbërjës. Nese këtë gjë nuk arrijmë ta bëjmë, don të thotë së nuk jemi më të mirë së ata sigurisht. Këta të zgjedhur apo të vetëzgjedhur nuk ishin në gjendje të sjellin të mira vendit dhe qytetarëve, nuk morën vendime të mira politike dhe aq më pak ekonomike që gjendja të kthehët për të mirë…