VELLOJA E DIZAJNERIT SERB PËR NUSEN SHQIPTARE TË FAMILJES SË PRESIDENTIT

1
645

(Kjo ndodhë në familjën e Presidentit Thaçi)

Nga Binak MAXHARRAJ

Këto ditët e fundit lexuam për një skandal të familjes Thaçi, e cila e ka angazhuar një dizajner serb për dasmën në familje. Shumë individë, media, portale reaguan për këtë skandal të radhës së kësaj familjeje. Si ndodhi, pse ndodhi, pse nuk u zgjodh një dizajner shqiptar, të cilët janë edhe më shumë të njohur se sa dizajnerët serbë, pse kjo u bë në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me Serbinë për shumë çështje të pazgjidhura për shkak të taksës dhe për shumë çështje të tjera, që Serbia po ia futë thikë pas shpine Kosovës?!

Për mua kjo nuk është çudi dhe as befasi, sepse kjo krejtë është bërë më dijen dhe dëshirën e Hashim Thaçit, i cili edhe në këtë mënyrë ia merrë fytyrën familjes. Nuk është çudi se pse kjo ka ndodhë, kur dihet se Hashim Thaçi ka lidhje të forta, si gjatë luftës, por edhe pas luftës, me serbët, u ba gati si krejt njeri i Serbisë, sidomos gjatë këtyre viteve, që e zhvilloi dialogun me Serbinë. Ky njeri është i kapur përmes dosjeve të tyre, është i “zanun rob” nga Serbia, dhe se gjatë gjithë dialogut qëndroi në krah të Serbisë, duke mos e kundërshtuar me asgjë, duke i sjellë marrëveshje të këqia në dëm të Kosovës.

Zgjedhja e dizejnatorit serb nuk mund të jetë befasi

Zgjedhja e dizajnërit serb, që te matë trupin e nuses shqiptare, për ta punuar vellon e nuserisë, nuk është befasi, kur dihet se Presidenti Thaçi nuk i ka kërkuar Serbisë që të kërkojë falje për gjenocidin, që ka bërë në Kosovë, madje sipas tij, Thaçi ka hyrë në biseda më serbët duke marrë guximin që të prekë edhe kufijtë e Kosovës.

Por, a ka gjë më të tmerrshme se sa të fillohet dialogu, bile pa e kushtëzuar me asgjë me Serbinë, thua se Serbia nuk ka ba krime dhe gjenocid në Kosovë?! Ky ka shkuar aq larg, se nuk i ka kërkua Serbisë as të kërkojë falje për gjenocidin e krimet e saj në Kosovë, për masakrimin e popullatës, për dhunimin e motrave, nënave dhe vajzave tona, nuk ka kërkuar falje as për atë, që Serbia e bëri tokë të djegur tërë Kosovën.

Të mos e bësh këtë, të mos e detyrosh Serbinë për kërkim falje do të thotë se me vetëdije po e falë Serbinë, për krejt atë katrahurë lufte, që ajo e ka bërë në Kosovë. Bile ky njeri ka hyrë aq thellë në këto biseda, sa që e merr edhe guximin t’i prekë edhe kufijtë e Kosovës, ta ndan, copëton apo edhe t’i korrigjon kufijtë e Kosovës, për këtë flet haptas kudo që mbërrin, çka ban shkeljen e Kushtetutës, ku territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe i patjetërsueshëm.

Por, ai është në gjendje t’i bëjë këtë, është në gjendje të veprojë në krye të vet dhe mu për këtë arsye, Hashim Thaçi sot është një i humbur, i izoluar i urryer nga populli i vet, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare i izoluar. Të gjithë në botë çuditen, po çfarë njeriu na qenka ky more, kur me vetë-dëshirë don ta ndajë shtetin e vet? Gjejeni një kryetar tjetër në botë, bile qoftë edhe i marrë, që dëshiron ta coptojë shtetin e vet, jo nuk mund ta gjeni.

Prandaj duke u nisur nga të gjitha këto fakte, që i përmenda më lart, nuk është e habitshme, nuk është e çuditshme, që ky njeri don t’i përziejë edhe familjen me serbë, duke bashkëpunuar në këtë sferë të dizajnimit etj. Më këtë rast Hashim Thaçi i qet hije të zezë familjes, ta njollosë para qytetarëve, të ia qet faqen e zezë, ashtu siç po mundohet me ia qitë faqen e zezë edhe krejt Kosovës për hesapet e veta.

1 KOMENT

  1. E ka bere me qellim me ia vertetuar kryminstiit se taksa 100% nuk aplokohet gjithmonë. Sepse edhe rryma qe eshte importi me i madh nga Shkvellistani maoma importohet pa asnje takse.

    Fustani ka kushtuar 500-600 euro, ndersa rryma 36 milion euro. O ekonomist fake news.

Komentet janë mbyllur.