Vëllezërit James dhe Toni Kraft (Avdimetaj), po arrijnë rezultate kulminante në boksin profesionit

0
626
Toni Kraft

Legjenda: Toni Kraft

Skënder MULLIQI

Për të arritur zenitin e suksesit në çdo veprimtari sportive, pos talentit të falur nga Zoti, nevojitet vullnet i çeliktë dhe punë e madhe. Kjo vlen edhe për sportin e shkathtësisë bujare – boksin.

Për t’u bërë kampinon nuk janë bërë vetëm në palestrat sportive, kampionet janë bërë nga diçka, që ata e kanë thëllë në mbrendinë e shpirtit të tyre. Kanë një dëshirë, një endërr, një vullnet që duhet të jetë më i fortë se aftësia.

Plejadës së boksierëve të njohur më prejadhje shqiptare në boksin botëror profesionist, nga Strellci i Deçanit, janë duke iu bashkëngjitur edhe vellezërit James Kraft dhe Toni Kraft, të cilët për një ditë u bënë kampion bote për junior. Kjo ishte diçka spektakolare, mahnitëse, që i bëri shumë të lumtur këta dy boksier të talentuar, e të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Kanë lindur në Altotting. James në bisedë më të është i qetë, por shihet së është shumë energjik dhe i shkathët në boks. Ai më rrefeu këtyre ditëve kur është në Kosovë, së si e kan filluar rrugëtimin më vëllain, Tonin në boksin amator e profesionist.

Vëllezërit Kraft-Avdimetaj mbiemrin nga origjina, karrirën e tyre e kan filluar qysh në moshë shumë të re, duke arritur deri më tani suksese të mëdha, por nuk janë shumë të njohur deri më tash në Kosovë. James thotë së si amator i ka zhvilluar 87 meçe, prej tyre i ka 78 fitore. Në moshën 17 vjeçare vazhdon rrëfimin James, kam kaluar në boksin profesionist në kategorinë gjysëm të rëndë. Deri më tash thotë ai në vazhdim të bisedës nga 17 meçe të zhvilluara, kam 16 fitore dhe një barazim. 10 ndeshje i kam fituar më KO për junior. Jamës dy herë ka arritur që të bëhët kampion bote për junior, në verzionin WBC dhe IBO. Titullin në versionin WBC e ka mbrojtur dy herë.

Ishte shumë interesant për neve, thotë James, kur të njëjtën ditë më 16.01.2016, në Mynhen u kurorizuam më vëllaun, Tonin më titujt e kampionit të botës. Unë – thotë James – mposhta boksierin shumë të fortë hungarez, Pita Orleg, duke e nokatuar në raundin e tretë. Ndër emrat të njohur ndaj të cilit kam shënuar fitore është edhe gjermani, Aron Shvarc. Akutalisht James mban dy tituj për junior deri në moshën 24 vjeçare. Sigurisht se në sukseset e deritashme tona meritor është menaxheri, Flavio, kurse ne Kosovë menaxheri, Edonis Shabanaj.

Synimi i këtij boksieri 22 vjeçar është të kurorizohet me titullin e kampionit të botës, por tash për senior, për t’ia rrembyer titullin suedezit, Sven Forni, i cili mban titullin në versionin IBE-o. Duke më rrëfyer për sukseset edhe të vëllait Tonit, James thotë së vëllai i tij bokson deri në kategorinë 76.2 kg, Toni është kampion bote në verzionin WBC -junior, kurse aktualisht është edhe kampion ne versionin IBF dhe IBO – Kontinental për senior në Evropë. Mbanë gjithashtu titullin e të parit në Gjermani.

Legjenda: James Kraft

Në mbrëmjën kur jemi bërë bashkë kampion në Mynih në vitin 2016, Toni e ka mposhtur hungarezin e forte, Ferenc Albert, duke u bërë kampion bote në versionin WBC. Toni Kraft gjatë karrierës si amator ka shënuar 115 meçe, ku 109 prej tyre i ka fituar më nokaut, dy barazime e dy humbje. Ne karrieren si profesionit ka deri më tash 17 ndeshje, 16 fitore e një barazim. Toni si synim të radhës ka edhe tri takime paraprake, për të ardhur deri takimi më anglezin, Krys Jubenle, i cili mban titullin e botërorit në në versionin IBO, të boksit profesionist.

Ne i uruam atë ditë pas bisedës tanë këta boksierë të talentuar në sukseset e deritashme pa dyshim të mëdha, në boksin profesionist, për të cilët nuk është shkruar dhe dëgjuar aq shumë në Kosovë, siç shprehet edhe James, se Toni nuk ishte atë ditë prezent. Pa dyshim sportistët tanë në botë janë bërë krenaria e shqiptarëve. Janë bërë ambasadorët më të mirë të kombit, të cilët po na mbajnë në piedestal. Sigurisht së për Tonin dhe James do ndëgjohet dhe shkruhet edhe më shumë, siç i përfundojmë si zakonisht shkrimet e tilla…