Vëllai mund të vritet atëherë kur bën (tradhëti) kombëtare…!

0
491
Anton Çetta

Kosova, Shqiptarët, Historia

(Kujtime nga profesor Anton Çetta)

Në një takim në katundin Lupç të Llapit, në familjen e heroinës së Kosovës, Ylfete Humolli, që në udhën e dijes për në shkollë e kishin vrarë forcat ushtarako-policore-paramilitare të Serbisë, vetëm pse ishte shqiptare dhe kërkonte Liri, Demokraci, Pavarësi për Kosovën…!

Po në ketë takim në Lupçin e Ylfetes, ishte profesori dhe Plaku i urtë i Kosovës, Anton Çetta, i cili në porosinë e motit të madh bëri pajtimin e kombit shqiptar dhe kurdisja e orës për krismat e pushkëve të djelmenisë së UÇK-së kundër regjimit me logjistikën ushtarake të gjenocidit të Serbisë së Millosheviçit.

Profesor Anton Çetta fliste me zërin e tij karaktersitik të ëmbël të akorduar në sintaksën e tij kombëtare, për djeshmën dhe të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan.

Në shtypin e kohës për heronin Ylfete Humolli dhe për moshatarët nëpër udhët e rezistencës në Kosovë pata shkruar artikullin “Ylfete Humolli dhe shoqet e brezit e gjuanin hasmin me gurë…“! (Fjala jonë, Prishtinë).

Biseda me profesor Anton Çetta nuk kishte fund. Në odën e burrave, dikur, doli një zë burri duke e pyetur profesorin:

– Profesor, kur duhet të vritet vëllai…? – dhe në odën e burrave për një çast u shtangën të gjithë dhe, mezi prisnin se çfarë do të thoshte Njeriu i Udhës së Kombit Shqiptar…?

Për një çast profsor Çetta, tymosi ngadale cigarën dhe me shikimin e tij burrëror, nisi të përgjigjej për pyetjen, që, shumë prej nesh për herë të parë e dëgjonim…!

– Vëllai nëse e kërkon shtëpinë, jepjani…!
– Vëllai nëse e kërkon livadhin, jepjani…!
– Vëllai nëse e kërkon malin, jepjani…!
– Vëllai nëse kapërcen murin e turpit, faleni…! – thoshte në mes rreshtave të refrenit profesor Çetta në odën e Llapit.

Dhe, sërish e ndezi cigarën dhe përmes tymosjes nisi të flasë:

– Por, nëse vëllai ka bër tradhëti kombëtare, hane drekën e fundit dhe me një plumb të kryeni obligimin që kemi, kur e kur vjen në pyetje Kombi, Atdheu, Kosova, – ishte fjala e profesor Anton Çetta në odën e burrave në Lupçin e Ylfete Humollit dhe bijes së Llapit të Adem Demaçi…!

(Shënuar në Lupç të Llapit)


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]