Fletëza jete
Mahmut Skenderi është nga Veleshta e Strugës. Në Amerikë erdhi para 45 vjetësh si djalë i ri, që jeta dhe regjimi sllavo-maqedonas ia kishte regjistruar rininë e tij në rrugët e mërgimit. Ma kanë vrarë rininë, thotë veleshtari dhe thinjat e flokëve tregojnë dhimbjen, brengën dhe dashurinë nga larg për Veleshtën e tij.
Për Drenicën kisha dëgjuar dhe kisha lexuar e parë drama e filma dhe, në zemër kisha dëshirën e madhe që të takoj djelmeninë dhe burrat që, sikur me dhanë përgjigje malet dhe krisma e pushëve për liri dhe pavarësi të Kosovës.
I kisha treguar veleshtarit për profesor Kamer Rrukiqi nga Verbovci i Drenicës, që tërë jetën ishte një zë kryengritës në mbrojtje të shkollës shqipe dhe të popullit të vet. Me shtatë fëmijët e tij profesor Kamer Rrukiqi shpeshherë regjimi antishqiptar serbo-sllav ia hoqi bukën nga sofra duke e lënë pa punë…! Njeriu dhe gardiani i shkollës shqipe në Drenicë, me vete kishte amanetin e Mësuesit të Popullit Ali Gashi, i vrarë nga dora e UDB-së që, nëpër vite prof. Kameri ia kishte parë edhe rrobet e trupit të shpuara nga plumbat e dorës vrastare të Serbisë.
Kjo është toka ime bir i shkinës, u kishte thënë shpeshherë në kacafytje me “arsimtarët” serbo-malazezë, që i kishte sjellë në Drenicë UDB-ja e regjimit serb për të dhënë “mësim” kundër gjuhës shqipe dhe kundër shqiptarëve.
Profesor Kamer Rrukiqi të gjithë mësionarët nga Serbia dhe Mali i Zi ua tregoj udhën prej nga kishin ardhur në Drenicë. Dhe orvajtjet e tij kombëtare dhe në mbrojtje të shkollës shqipe i kushtuan gati-gati edhe me vdekjen e tij dhe, shpdeshherë i leqitur nga fshati dhe rrethina dhe nga sholla shqipe që aq shumë e çmonte sa fëmijët e tij.
Kjo ishte një pjesë e udhës së profesor Kamer Rrukiqi në shpirtin e tij kryengritës për shkollën shqipe, për brezin e ri të Drenicës, ndonëse dija dhe shkolla një ditë do të bëhet arma më e fortë për lirinë e Kosovës.
Veleshtari Mahmut Skenderi dhe veprimtar i dalluar në SHSHA në Çikago, kishte shprehë admirimin e tij për profesor Kamer Rrukiqin dhe kishte vendosur që të bisedoj përmes rrjetit social (facebook), ku tashti janë bërë shokë të pandarë. Në bashkëbisedim ata kanë rrëfyer pjesë e udhëve të jetës në Drenicë dhe në Amerikë, që të dy në anë të ndryshme të botës, por me angazhimin e palodhur në kërkim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Po, vëlla, velashtar i kishte thënë profesor Kamer Rrukiqi tashti në moshën 87-vjeçare me njërin sy nuk po shoh dhe me vështërsi po ua kthej përgjigjën miqëve të mi të shumtë anë e mbanë Atdheut dhe në diasporë. Koha dhe ora e ndërgjegjes po troket para nesh, nuk e kam menduar që do të na vjen kjo gjendje kaq e rëndë, në plan të parë të thyerjes së kurrizit tonë dhe të tjetërsimit, kjo e pengon udhën e shtetndërtimit të Kosovës heroike, kishte thënë ndër të tjera profesor Kamer Rrukiqi me veleshtarin në Çikago të Amerikës së largët.
Për angazhimet tona për Atdhe, asnjëherë nuk e thotë fjalën e fundit historia…!
Çikago, 7 dhjetor 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]