Nga: Gani Sadiku, 29 Shtator 2016 – InfoPress
Shqiptarët karakterizohen me disa veçori, të cilat më së paku do të doja që t’i posedonte populli im. Janë popull frigacak, që i duan turmat, për të shpëtuar, dhe në momentin që shpëtojnë rrahin gjoksin, duke e synuar vetëm individualen, për ta shkatërruar tërësisht kolektiven.
Kur janë të kërcënuar, individualisht, nuk kanë guxim as kurajo të marrin iniciativa, siç bëjnë arabët sot, ose siç kanë bërë kamikazët japanë kundër pushtuesve në luftën e dytë botnore… Lypset kohë e gjatë deri sa të pajtohen fillimisht mes veti, e më pas të bashkohen për të luftuar kundër armiqëve, dhe nëse nuk arrijnë të bashkohen nuk do të arrijn as të luftojnë… për atë ne jemi vonuar gjithëherë në histori…
Ndërkaq popujt e tjerë kanë ecur në kohë…!
Edhe ata që e marrin atë guxim, ose i ndihmojmë armikut me i heq qafe, ose i heqim vetë në pabesi.
U nënshtrohen pushtuesve, duke e krijuar një dashuri të paspjegueshme, në mes tyre dhe pushtuesëve, e njohur si dashuria e xhelatit me viktimën. Kështu bënin dikur dhe po bëjnë sot për Perandorinë Osmane dhe Turqinë… Nuk është shumë larg në kohë e gjyshërit tanë bënin be “pasha turshninë”, “n’kofsha turk” ose “si t’jam turk”.
I duan ekstremet për përfitime materiale për vete dhe familjet e tyne, për t’i frigësuar rrethin ku jetojnë, ose farefisin, ku shumica u nënshtrohen të huajve dhe pushteteve për favore e benefite… Kështu ia kemi mundësuar Perandorisë Osmane 5 shekuj dhe Serbisë mbi një shekull të na pushtojnë. Vetëm se ata pushtues kanë ditur me i nda shtresat, që i duan benefitet dhe u kundërvihen me luftë kombit dhe interesave të tij.
Kur ftofen dhe frigohen, nuk lëvizë përpara, por kur “dalldisen” nuk ndalen. E humbë arësyen e veprimit.
E duruam një Enver Hoxhë për 50 vjet për ta shkatërruar qenien shpirtërore të gjysmës së shqiptarëve.
U ngritën krejt “dynjaja” dhe menxi Kosovën e bëmë një gjysëm shtet jo funksional.
Po ashtu sot u ngrit krejt “dynjaja” për me e çue Shqipërinë e Enver Hoxhës (më saktë të islamit, se Enveri kishte shtet funksional – shënimi im AÇ) me e ba një shtet funksional, prapë po kanë probleme dhe vështirësi.
Në Maqedoni, nuk ka fuqi që i organizon shqiptarët kundër shtetit diskriminiues sllavo maqedon, por organizohen e luftojnë kundër njëri-tjetrit (e tregojnë dashuri të madhe për turkun – shënimi im AÇ).
U bindemi tregimeve gojore, përrallava, gënjeshtrave dhe imagjinatava pa fakte, sepse më lehtë ndëgjojmë tregime fantastike, se sa i rrekemi leximit, që krijon një bazë të vërtetë dhe një vetëdije të përsosur.
Tek shqiptarët vështirë gjenden prijës, liderë legjitimë dhe të pakontestuar, ose të besuar, siç ndodh zakonisht tek popujt e mëdhenj. Tek shqiptarët, duhet të kalojnë 5 shekuj nga lideri në lider. Si shembull i kemi Skenderbeun dhe Ibrahim Rugovën me 5 shekuj diferencë kohore…
Krejt këto veçori, na kanë lënë të fundit në formimin e shteteve. Kur neve, na formuan të tjerët, filluam apo më mirë me thënë vazhduam luftën më të ashpër brenda llojit,… Dukuri kjo e kopiuar nga vendet dhe popujt arabë, që ka nisur prej shekullit të XII, kur kishte mbaruar renesanca arabe.
Ne, nuk ishim në gjendje që nga pushtuesit gati 7 shekullorë t’i marrim vetitë e mira. Sepse edhe turqit edhe serbët, janë popuj të zotët, trima, punëtorë, organizatorë dhe atdhetarë. Ndërsa tek ne është ekzaktësisht e kundërta.
/Gazeta InfoPress
Shënim: Gani, lexo librin “Psikologjia e racave dhe turmave” të Gustave Le Bon, se e kupton më mirë këtë fenomen! /AÇ
Gani Al SadikoglluViq,
Ti thua se ne Shqiptaret nuk jemi si arabet ose kamikazet!! çka ke mendue me kete more idiot hoshtapler serbotUrkofil? Ti the se ne nuk mesuam nga serbet dhe turqit, sepse ata qenkan te mire!!! e more shizofren i poshter?! Po ti e ke pershkruar vehten ore kamikaz taliban… a je i interesuar ti me u bo arab ose kamikaz …e mos po te vijnë 72 hyrije more qenef turkoshak.
Moti nuk kam lexuar ndonje qenefoid shkavelloturqelik, qe shkruan kunder Shqiptareve marrina te uletsa …tphuuuuu.
Komentet janë mbyllur.