Lajmi dhe vdekja
Në Prishtinë sot ka vdekur profesor Sylejman Kastrati (Kizharekë e Drenicës), i cili pas përfundimit të Shkollës Normale u kthye në fshatin e tij me ditar në dorë në shkollën fillore të Nekocit dhe në Kizharekë për edukimin e brezave të rinj shqiptarë.
Udha e dijes dhe Abetarja, për brezin e Sylejman Kastratit në Drenicë ishte amaneti i Mësuesit të Flamurit (Fazili Greiçevci), që për shkollën shqipe dhe për brezat, këtu nis projekti i motit të madh se si duhet të bëhet atdheu…!
Nëpër vite, ndihej fryma kombëtare për trajta të reja të jetës për të kapërcyer shtegun e robërisë serbe dhe për lirinë e Kosovës. Në vitin 1968 në Prishtinë shpërtheu shpirti liridashës i brezit të ri shqiptarë të Sylejman Kastratit. Për Kosovë, jetën e japim! Kosova punon, Beogradi ndërton! Flamuri kuqezi është simbali i kombit shqiptar! – ishte zëri deri në qiell i rinisë shqiptare të Kosovës…!
Në sheshin e Prishtinës forcat e shumta që kishin ardhur nga tërë ish-Jugoallavia dhe të derigjuara nga Serbia, filluan të gjuanin me plumba rininë e Kosovës! Plumba e gjak u mbush sheshi i Prishtinës në vitin 1968. Po atë ditë, plumbat e hasmit e gjetën trupin e njomë të studentit nga Drenica, Sylejman Kastrati dhe me pikat e gjakut e vuri një gurë në panteonin kombëtar të lirisë së Kosovës!
Shpeshherë e kam takuar ndër vite Sylejman Kastratin në Drenicë dhe Prishtinë dhe me pati thënë: “Po e mbaj në trup plumbin e lirisë së Kosovës…!”. Në këtë orë dhimbjeje kujtimet dhe udha e tij kombëtare dhe për shkollën shqipe, do të jetë amanet për brezat që vinjnë dhe porosia e motit se si duhet të bëjmë atdheun!
Lamtumirë Sylejman Kastrati në ndarjen tonë! Në kujtim të udhës për dije dhe për shkollën shqipe! Lamtumirë mësuesi i Drenicës që e mbajte plumbin e hasmit në trup për Kosovë dhe Shqiptarizëm!
Çikago, mars 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]