Vdiq në Çikago, Xhevat Aliu, anëtar i Kryesisë së KF “Albanian Stars”

0
2226
Xhevat Aliu

In Memorial për sportin shqiptarë në Amerikë

Për sportin shqiptar në Amerikë, sot erdhi lajmi i dhimbjes për vdekjen e anëtarit të Kryesisë së KF “Albanian Stars” në Çikago, i cili në këto vite ishte në krah të futbollistëve kuqezi dhe për sukseset në vendin e parë të Ligës Nacionale të shtetit të Ilinoisit.

Xhevat Aliu ka lindur në Kërçovë në vitin 1977 dhe sikundër edhe shumë mërgimtarë tjerë shqiptarë nga hapësira etnike në Maqedoninë e Veriut, për shkaqe të pdrejtësive historike dhe të kushteve ekonomike, ishte i shtrënguar që të marrë rrugën e mërgimit kendej Atlantikut në Amerikë e largët. Në këto vite, i riu kërçovarë ishte në krah të futbollistëve kuqezi të KF “Albanian Stars” në Çikago, ku rezultatet e lojës së mirë e bën këtë klub të futbollit të jetë në krye të tabelës dhe i nderuar me shumë kupa dhe mirënjohje nga bota e lojës së futbollit.

Duhet theksuar se,në nderim të lirisë së Kosovës KF “Albanian Stars” e kaloi Atlantikun dhe shkoi në Prishtinë për të marrë pjesë në Memorialin “Adem Jashari” në vitin 2008 dhe qysh nga ajo kohë, futbollsitët kuqezi në Çikago ruajnë kujtimet më të mira të lojës së futbollit në stadiumin e Prishtinës që u ndanë me një rezultat të mirë në një konkurrecë në fushën e futbollit, ku mori pjesë edhe i riu Xhevat Aliu.

Për historinë e KF “Albanian Stars” dhe angazhimi i Xhevat Aliut në krah të futbollistëve kuqezi dhe nderimi i tyre për kombin shqiptar në atdhe, thekson Mugni Isa, udhëheqës i këtij klubi të njohur në shtetin e Ilinoisit, do të jetë kujtimi ynë në lojën e bukur të futbollit, që do të zhvillojmë në fushën e gjelbert të Çikagos dhe të shteteve tjera në Amerikë.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]