Rrugët e qytetit tim s’janë pa dashuri
as pa dashnorë të shquar e autoktonë
në Prshtinë asgjë s´është e njëjtë, as
trotuari anash, as pemët e gjelbëruara
Mbi këtë tokë u kryqëzuan zotat tanë
histori nga më qytetëruese, bardhësi
u ndeshë re nga më të përgjaktat
po farë e barit nuk e la tokën djerrinë
Tek po pija kafenë me një mikun tim
unë atë e justifikova se në poezi jam
autokton i dallueshëm, kam AND-ën
time! Këngë është çdo fjalë e shqipes
Koha është më e gjerë se vet gjerësia
dashuritë nëpër kohë janë të çasteve
vdekjen nuk e pëlqejnë as perënditë
por, për dashurinë të gjallët betohen!…
Atdhe Geci – Prishtinë, 2019