Vdekja mes udhës

0
575
Nexhat Halimi, 2005

Nexhat Halimi

Rrufe a gjarpër i gurit
mbi hijen e vjetër

Ja tatuazhi i zi
I lules së zezë mbi hi
E ‘i zog qiellit
Vrarë

Gjak pik rrënja
Gjak pik ylli mbi pus

‘i lis mes udhës
Me qiellin e thyer në gojë
E ‘i breshkë qorre kaq vjet
e ec vetminë e vet

Mbi hijen e vjetër