VDEKJA E KASËM TREBESHINËS – ANTISHQIPTAR, TURK ELHAMDULILA

0
6378
Kasëm Trebeshina (b. 1926), Albanian writer

Prof. Dr. TIRAK E. RROTA, 10 nëntor 2017BletaShqiptare.org

Vdekja e Kasem Trebeshinës u kthye sërish në një cirk mediatik. Të gjithë po e qajnë dhe po e deklarojnë si një figurë të madhe letrare, politike, mendimtar, etj. etj. më duhet të them se e kam njohur rastësisht në atë periudhën shumë të ngatërruar të fillimeve të tranzicionit. E kam takuar edhe më pas. Por nuk do të flas për opinionet e mia dhe atë që mendoj se e di të sigurte për këtë officer, por do të ndalem tek disa fakte që nuk duhen harruar sepse janë publike.

Me lidhje shumë të forta me nomenklaturën e kohës, Kasem Trebeshina ishte i paprekshëm. Kishte shumë lidhje të forta përmes të vëllait, Muzafer Trebeshinës, të krushqive të familjes, si dhe dorës së vjetër të shokëve të tij, që e mbronin duke e justifikuar si të çmendur dhe skizofren të çertifikuar, një praktikë normale e kohës. Vërtetë Kasemi kishte studiuar formalisht për regjizurë dhe ishte përjashtuar nga shkolla në Leningrad, për disa gjëra jo të këndshme dhe për këtë ishte përjashtuar edhe nga partia, por nuk e kishin futur në burg. Çmenduria e Kasemit trajtohej shumë me vëmendje dhe ai hynte e dilte nga spitali me periudha të zgjatura.

Edhe kur refuzonte të votonte se nuk ia botonin librat, Kasëmi nuk prekej sepse… ishte koleg. Me moshë, sëmundja iu zbut shumë dhe nga vitet 1985 e më pas, filloi edhe një farë shtruarje e normalizimi mendor. Nuk jam në gjendje të gjykoj talentin e tij, por Kasem Trebeshina ishte i ndarë nga gruaja, konsiderohej i sëmurë mendor dhe merrte trajtim dhe ilaçe për këtë punë, dhe për shkak të plagëve të marra në luftë e me radhë, merrte edhe një pension invalidi lufte dhe ishte lejuar të jetonte në Tiranë. Kaq thuhej, në atë kohë, se sa ishte e vërtetë, nuk e them dot.

Arsyeja për këtë trajtim shumë të veçantë ishte se Kasem Trebeshina nuk ishte një shkrimtar i fandaksur, që kishte dashur të pallonte më me forcë se sa duhej një ruse në Leningrad, por ai kishte qënë njëri nga kuadrot e parë të Sigurimit të Shtetit që në vitin 1943 dhe zv. komisar kompanie gjatë luftës. Në strukturën e asaj kohe lufte, të ishe Zv. Komisar nga kompania e lart, do të thoshte që ishte kuadër i Sigurimit dhe kishe edhe detyra të tjera. Ndër detyrat që Kasemi e ka kryer pa hezituar ka qënë edhe vrasja e katër vetëve gjatë luftës, dy nga ata si dënim nga Partia dhe që ky i ka ekzekutuar me dorën e vet.

Kopje të memorandumit të supozuar të shkruar prej tij në vitin 1953, edhe pse i kerkuam me miq influentë, nuk gjendeshin në asnjë nga arkivat, as në atë të MPB dhe as në atë të PPSH. Dhe nuk kishte se si të gjendeshin, sepse ajo ishte një promemorie imagjinare e shkruar shumë më vonë… por në letër të vjetër. Për atë që thuhej në atë Promemorie, që unë e kam lexuar qysh në atë kohë, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu të thanin në tel si brekët e ushtrisë me erën e dimrit. Ata që dinin nisnin të qeshnin me naivitetin tonë, që kërkonim të besonim tek dikush që, me demek kishte pasur karakter…

Kasem Trebeshina shkruante shqip sepse nuk shkruante dot gjuhën e tij, që ai e thoshte gjithmonë, ishte… turqishtja. Kasemi thoshte me plot gojën se ishte turk, elhamdulila. Një antishqiptar i tërbuar, i mbushur me shumë urrejtje për çdo gjë kombëtare shqiptare, tipik i bashkësisë së cilës i përkiste, Kasemi nuk gjeti kurrë gjë të mirë që te thoshte për shqiptarët. Kasemi i ka urryer shqiptarët dhe i ka dhënë shprehje urrejtjes për shqiptarët deri në atë nivel që është i paimagjinueshëm edhe për një serb apo grek.

Dhe tani, në këtë pikë të vdekjes, janë turrur të gjithë të na e paraqesin Kasem Trebeshinën si ndriçuesin e mendjeve, shkrimtarin e madh, vizionarin, të paanshmin, dhe të diturin. Faqe të tëra gazetash i janë kushtuar Kasem Turkut, që shkoi të ngordhte në Turqi, sepse kaq shumë e urrente Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe lavdet nuk kanë të mbaruar aq sa të vjen të vjellësh.

Biblioteka Kombëtare hapi një ekspozitë me veprat e Kasëm Turkut. Gazetat shkruajnë faqe të tëra për këtë skizofren antishqiptar, si gjeniu dhe me radhë aq sa të krijohet përshtypja se ky ishte pjesë e kulturës kombëtare shqiptare. E vërteta është se Kasemi ishte turk, ndjehej turk, vdiq në Turqi dhe shkruajti në shqip se nuk dinte gjuhën e vet. A nuk është kjo një tragjedi kombëtare?! Natyrisht që është. Të adhurosh e të detyrohesh që të respektosh një plehurinë të tillë është poshtërimi më i madh. Por Kasemi e dinte këtë sepse thoshte se shqiptarët janë konformistë dhe një racë për t’u sunduar dhe se ai vinte nga raca e sundimtarëve. Ky është një turp i paparë.

Përse ndodh kjo??? Po ishte si ishte Kasëëmi, se nuk i thonin Kasem apo Qasem, por Kasëëm, me ‘ë’ të theksuar, Kasëmi ishte… jeniçer. Dhe jeniçeret nuk i hedhin kurrë njerëzit e tyre poshtë. Dhe si me çdo gjë tjetër, këta e kanë marrë Kasëëmin dhe na e kanë pastruar dhe duan që të na e shesin si model shkrimtari, intelektuali, shqiptari dhe vizionari. Sepse Kasëmi thotë atë që mendojnë shumë prej tyre. Kasëmi, megjithatë është një vrasës dhe kriminel ordiner dhe skizofren, antishqiptar, mashtrues, përdhunues, dhe një jashtëqitje, që ne shqiptarëve nuk na duhet as dje, as sot, as nesër.

Librat le t’i vlerësojnë shkrimtarët, ama si njeri ky ishte Kasëmi, turk elhamdulila. Megjithatë, jeniçerët do ta shesin si hero dhe hajde tani e dëgjo lavdet për Kasëm Turkun, që e nxorën nga papafingo dhe që duan ta bëjnë hero, por që nuk u ndje kurrë rehat me ne dhe që gjithmonë do të jetë pasqyra e asaj ç’ka mendojnë jeniçerët dhe paria e Tiranës për ne shqiptarët.