VAZHDON BOTIMIN, REVISTA LETRARE E TIRANËS, “ILLZ”…

0
922

( Pak radhë, për nr. 4 – 2017 )

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Siç janë në dijeni lexuesit tanë të interesuar, ka disa muaj që, në kryeqytetin tonë, e nisi jetën një revistë letrare, e shumëpritur dhe dymujore, me emrin e bukur “Illz”. Drejtor i saj është Izet Duraku e kryeredaktor Rexhep Shahu. Ndërsa dalja e Revistës “Illz” mundësohet me dashamirësi , nga Flamur I.Hoxha. Pranë redaksisë funksionon një bord, me krijues të fushave të ndyshme.

Deri tani, kanë dalë në qarkullim katër numra të kësaj reviste. Numrin e ri e kam në duar dhe, shkrtimisht, le ta shfletojmë, së bashku…
Në ballinën e parë të Revistës “Illz” është vendosur portreti i poetit të mirënjohur dhe mik i kahershëm i imi, Xhevahir Spahiu.Gjithashtu, aty janë shënuar emrat e disa autorëve, shqiptarë e të huaj, të cilët kanë krijime të tyre, në brendësi të revistës në fjalë. Ndërsa, në ballinën e fundit, është fotografia e Josif Bagerit dhe vijojnë emrat e krjuesve të tjerë, që kanë shkrime në këtë revistë.

2.
Në hyrje të revistës “Illz”, nr.4-2017, është botuar shkrimi i Umberto Eco, “Fashizmi i përjetshëm”(përkthyer nga Albana Muçaj). Në vazhdim, janë publikuar poezitë e bukura të autorit Xhevahir Spahiu: “Fjala”, “Apoteozë gri”, “Rikujem për orën 6”,”Fati korb”,”Babai”, “Mure”,”Buka jonë e përditshme”,”Borxhet e mia” dhe “Dashuri e ndaluar”.Autor i një “trilogjie” për Jsharajt e Prekazit të Kosovës është Halil Matoshi. Ndërsa Shaban Sinani ka publikuar punimin e tij, “Josif Bageri i Rekës së Dibrës”. Një intervistë me Roland Gjozën ka realizuar Anila Xhekaliu. Autori Afrim A.Rexhepi na paraqitet me punimin e tij, ‘Forma estetike” dhe Sherif Selimi me “Receptimi i poetikës së simbolizmit, në letësinë bashkëkohore”. Tërheq vëmendjen dhe punimi i Luan Ramës, kushtuar poetes Laure Cambau-Dervishi dhe piktorit Omer Kaleshi.

Nëpër faqet e revistës janë publikuar poezi nga autorët e huaj: Mark Strand, Olga Sjedakova Michael D.Higgins, Jorgos Themeli, Elif Shafk, Zvonko Karanoviç dhe nnga autorët tanë në emigracion, Grigor Jovani e Vahid Hyzoti. Disa autorë të tjerë janë përfaqësuar me punime të tyre në prozë: Hans-Joachim Lnksch, me titullin “Rose Auslander, një zemër mendimtare, që këndon”; Donald Bartheleme, “Pas Xhojsit”; Andrej Nikolaidis, “Bir” dhe intervista me Julian Barnes,“Si ta shikosh dorëshkrimin”.

Në faqet vazhduese të revistës “Illz” janë publikuar krijime, në poezi, nga autorët tanë, shumica femra: Anton Gojçaj, Lida Lazaj, Kujtim Morina, Ardita Jatru e Blerina Goce, Sabina Veizaj,Suzana Zisi, Adlina Dardha, Alma Basha, Anita Toto, Fahrije Kllokoqi e Ylldije Sulka. Ndërsa në prozë janë: “Dëmi e Korbi”(fragment romani), nga Granit Zela; “Një histori e vogël, me domate të kuqe”, nga Besnik Mustafaj; “Turma e dimrit”, nga Faruk Myrtaj; “Mimoza”, nga Murat Aliaj; “Borxhi”, nga Qazim D.Shehu; “Në shtetin pa kujtesë”, nga Milazim Krasniqi; intervista “Patologjia e përditshmërisë”, me Ramadan Musliun; “Udhëtimi-1956”, nga Arif Molliqi; “Prozë urbane”, nga Bajram Sefaj; “Trëndafilat”, nga Drita Lushi e ”Rruga Miss Durham”, nga Viron Kona dhe“Zogaj, në vibrimet e melankolisë”, nga Mimoza Ahmeti.

Shënim kritik, për një poezi të Ferik Ferrës, ka botuar Dëfrim Cani dhe për tregimet e Bahri Myftarit, ka shkruar Preç Zogaj; për romanin “Dosja B’, të Jusuf Buxhovit, ka dhënë mendime Shefqet Dibrani dhe për një novelë filozofike të Sazan Golikut, ka shkruar Klara Kodra. Ndërsa Moikom Zeqo ka shfaqur mendime për poezitë e Petrit Nikës e më tej Petrit Ruka për librin poetik të Bajrush Zekës dhe për atë të Ilirjan Zhupës, nga Ymer Çiraku. Autori Prend Buzhala ka analizuar librin me vjersha e poema, “Jashtë eklipsit”, të Agim Matos. Punime në prozë janë ato të autorëve Vasil Vasili e Agim Baçi dhe Reshat Sahitaj ka shkruar për studimin e Flori Bruqit, “Diademë letrare-II”.
Në mbyllje të kësaj reviste, është botuar një vështrimm i shkurtër i Murat Gecajt, për tre numrat e parë të revistës letrare të Tiranës, “Illz”.

…Për lexuesit e interesuar, kjo revistë gjendet në kioskën, pranë hyrjes kryesore të Bibliotekës Kombëtare, “ Libraria Art-Sport-Kulturë”.
Kontaktet e-mail, me redaksinë janë këto: [email protected] ose [email protected].
E urojmë stafin e Revistës “Illz”, për këtër numrat e botuar dhe presim që, përherë e më tepër, të rritet cilësia e larushia e krijimeve të autorëve, tanë e të huaj!

Tiranë, 25 maj 2017