VATRA, DIELLI DHE RASPUTINI I VOGËL (DALIP GRECA)

0
1223

Nga Gjekё Gjonlekaj, New York

Nё shkrimet e mia rreth “Vatrёs” nuk bёra gjё tjetёr vetёm ushtrova lirinё e fjalёs dhe shkrimit tё sanksionuar nё amendment-in e parё tё Kushtetutёs amerikane.

Nё shёnimin tim “Vatra, dje sot dhe nesёr” nuk pёrmenda asnjё person, sepse nuk kisha dёshirё tё fajsoj individualisht askёnd.
Tё gjitha vërejtjet e mia iu drejtuan Organizatёs “Vatra” e jo Dalip Grecёs. Bile as gazetёn “Dielli” nuk e pёrmenda asnjёherё pёr tё keq. Reagimin nё lidhje me opinionin tim duhej ta bёnte Kryesia e kёsaj Organizate e jo redaktori.

Gazeta “Dielli” ёshtё organ i “Vatrёs”, por ёshtё mё shumё organ i mendimeve tё lira tё shqiptarёve kudo nё botё. Kёshtu ka qenё nё tё kaluarёn.

Kurdo ёshtё sulmuar kryetari ose kryesia ata janё pёrgjigjur pёr gabimet ose sukseset e tyre dhe jo redaktori. Editori kurrё nuk ёshtё pёrzier nё punёt e Kryesisё, sepse ёshtё detyrё e tyre tё pёrgjigjen pёr çdo gabim. Bile nё kёtё rast ёshtё bёrё edhe njё gabim tjetёr, pasi qё Agim Karagjozi ёshtё editor pёrgjegjёs (managing editor).

Siç duket ata ranё ngushtё se kush do t’i varё zilen maces! Kёshtu qё Dalip Greca nё vend se tё mё varё zilen; “nxori shpatёn edhe njё herё pёr situatёn”, duke mё shpёrfytyruar. Mё bёri fёmi tё shkollёs fillore. Nё Shqipёri thotё Dalipi: “e dinё kuptimin e togfjalёshit “hund lesh”, qё pёrdorej nё shkollat fillore pёr t’i treguar vendin sherrxiut.

Dalip, para disa muajsh jemi parё nё Yonkers, New York nё pёrkujtimin e Nikё Mёrnaçajt. Fizikisht nuk jam fёmi, sepse kam dalё nё pension. Sipas tё gjitha kodeve morale tё botёs ju duhet tё nderoni moshёn time, e jo tё tallesh me mua si tё isha fёmi. Dalipi thotё se: Nuk ka nge kush tё merret me ty”.

Po atёherё pse po e shpenzon gjithё kёtё kohё e mundim kundёr meje? Pёr Ju çdo gjё ёshtё imagjinare dhe haluçinacione.
Jo zotёri, janё tё vёrteta edhe pse nuk tё kam kёrkuar ndihmё por tё kam treguar disa tё vёrteta pёr disa huliganё tё Bronx-it,pёr tё cilёt ka shkruar edhe Ali Podrimja shёnimin me titull: “Luli i Semёs”.

“Gazeta “Ylliria” nuk e botoi sepse kishte miqёsi me atё huliganё. Ali Podrimja atё shkrim e dёrgoi nё kohёn kur ju ishit redaktor i kёsaj gazete. Pse nuk e botuat? Ju tregoni se ju paskam dhanё njё ёmbёlsirё gjatё njё takimi, por nuk tregoni se ju kam dhanё edhe çekun $ 500 dollarё pёr njё tё sёmurё nga Shqipёria qё Ju dhe gazeta Illyria kishit hapur fushatё pёr ta ndihmuar.

Pse mё sulmoni aq ashpёr kur nuk kam thёnё asnjё fjalё tё keqe pёr Ju! Vetёm njё herё kam pёrdorur fjalёn thashё e theme.
Pse mё ofroni mua kopjen e editorialit tё Xhevat Kallajxhi pёr ndihmёn e Zef Camaj pёr “Diellin”?

Edhe nё replikёn e parё ua kam thёnё duhet ta botoni nё gazetёn “Dielli”.
Pse nuk e botoni? Ti nuk ke pranuar tё botosh shkrimin e Muhamet Mjekut pёr kontributin tonё prej 12.000 dollarёsh, bile as nё website-in e “Diellit” atёherё pёr kontributet e tjera mos llomotit. Mos fol pёr botime e punё tё tjera sepse e ke humbur drejtpeshimin mendor, dhe nё shpirt je vrastar.

Nuk kam thёnё asnjё fjalё pёr zotёsitё e tua profesionale dhe as pёr tё kaluarёn tёnde nё Shqipёri,as pёr punёn nё “Ylliri” as nё “Dielli”. Kot mё sulmon mua. Nё dy shkrimet e mia asnjёherё nuk e kam pёrmend Ibrahim Rugovёn. Pse shpif? Unё e di pse e bёn kёtё. Kёrkon ndonjё huligan tjetёr pёr tё mё sulmuar.

Ështё e vёrtetё se kam mbajtur fjalim pёr ish-Presidentin e Shqipёrisё, Rexhep Meidanin. Gjatё Luftёs nё Kosovё disa herё e kam parё Rexhep Meidanin nё kanalet televizive tё Amerikёs, duke folur pёr Kosovёn. Nuk e di nёse ishe nё atё kohё nё Amerikё dhe nёqoftёse ke qenё kёtu, nuk besoj qё i ke kuptuar thirrjet e tij anglisht nё rrjetet televizive amerikane dhe gjithbotёrore.

Ndosha Dalip ke harruar kur u tha refugjatёve tё Kosovёs nё Shqipёri, mos shkoni nё vende tё huaja. Rrini kёtu nё Shqipёri,sepse kёtu ёshtё atdheu juaj.

Nuk e di nёse keni dёgjuar pёr planin ndёrkombёtar tё shpёrndarjes sё refugjatёve shqiptare tё Kosovёs nёpёr vendet e ndryshme tё botёs, bile edhe nё Guantamo Bay afёr Kubёs.

Pёr mendimin tim thirrja e Rexhep Meidanit, mos shkoni nё vende tё huaja ishte njё thirrje e shejtё dhe historike. Rexhep Meidani gjatё Luftёs nё Kosovё i lutej botёs liridashёse pёr shpёtimin e atij populli. Sot e kёsaj dite e kujtoj thirrjen e tij drejtuar botёs liridashёse: “Shpёtoje popullin shqiptar tё Kosovёs, popullin e Nёnёs Tereze”.

Kёtё thirrje e bёri te kanali televiziv CNN. Kёto dhe shumё vepra tё tjera tё mira tё Rexhep Meidanit pёr Kosovёn ishin motiv i fjalimit tim nё New York nё verёn e vitit 2000.

Ju pohoni se Rexhep Mediani u skuq nga lёvdatat e mia. Jo zotёri, Ai nuk u skuq, por tёrё kohёn mё shikonte me dashuri dhe respekt dhe me tё kthyer nё Shqipёri mё dёrgoi njё letёr falenderimi pёr fjalimin nё adresё tё tij. Qysh atёherё e sot nuk e kam takuar asnjёherё. E kisha takuar mё pёrpara nё Gjenevё nё pёrurimin e bustit tё Skёnderbeut dhe nё Kalkutё nё varrimin e Nёnёs Tereze.

Dy fjalё pёr Nano&Co. Fatos Nano ishte ftuar zyrtarisht nё Shtёpi tё Bardhё nga George W. Bush. Ishte ftesё me rёndёsi pёr hyrjen e Shqipёrisё nё NATO. Mendoj se pengesat pёr pranimin e Shqipёrisё nё NATO ishin gabim, sepse nuk po hynte Fatos Nano nё NATO, por po hynte Shqipёria. Ashtu siç vepronte “Vatra” nё atё kohё, ashtu veprojnё socialistёt sot nё Shqipёri duke penguar çdo hap pёr hyrjen e vendit tё tyre nё Bashkimin Evropian.

Fatos Nanon nuk e kam takuar asnjёherё nё jetёn time dhe as nuk kam folur me tё kurrnjёherё nё jetё. Ti flet pёr vajtjen time nё Detroit. Atje shkova pёr tё nderuar Familjen e Ekrem Bardhёs dhe jo pёr ndonjё punё tjetёr. Ështё e vёrtetё se e krahasova pёr disa cilёsi fisnike me Familjen Kennedy dhe desha tё them disa fjalё pёr vёllaun e tij martir nё Shqipёri ekzekutuar nga Diktatura, qё sot e kёsaj dite nuk i dihet as varri.

Ata pёlqenin mё shumё kёngёt e vallet dhe njё grup gjysmё i dehur mё preu fjalёn e rastit edhe pse nuk kisha shkuar atje pёr t’i sharё por pёr t’i nderuar brenda mundёsive tё mia tё vogla intelektuale.

Udhёtimin e bёra me shpenzimet e mia nё shenjё miqёsie dhe respekti pёr Familjen Bardha. Pёr ata qё e drejtonin kёtё mbrёmje-cirku, fjalёt e mia ishin dokrra hiri. Pёr humbjen tragjike tё vёllaut tё tyre, Samiut kisha dёgjuar shumё nga Ekremi dhe Donika, pastaj dhe nga vepra e Ekrem Bardhёs “Larg dhe pranё Shqipёrisё”, botuar nё vitin 2002.

Nё kёtё vepёr Z. Bardha shkruan gjerёsisht pёr kёtё tragjedi familjare, bile po citoj fjalёt e Donikёs, Bardha nё mortin e gjyshes Bulesё: “Sa herё qё nёnёn e pyesnin sa djem ke, ajo ngelej nё mёdyshje. Tё thoshte katёr apo pesё? Dhe meqё nuk dinte se si tё pёrgjigjej, sepse nuk kishte asnjё lajm nga i biri, tё cilin e kishte lёnё nё burgjet e Shqipёrisё, fillonte tё qante…”.Pra nuk shkova nё Detroit pёr tё kёnduar ose pёr tё kёrcyer e jo se jo pёr tё ngrёnё.

Mё erdhi keq sepse kёtё mbrёmje e kishte organizuar vetё Ekrem Bardha. Dukej se ishte mё shumё darkё fitimi se darkё nderimi. Ishte mbrёmje ku nuk e njihte qeni tёzonё.

Duke parё atmosferёn jo tё pёrshtatshme, Dritёro Agolli nuk e lexoi fjalimin e tij. Bёri mirё,sepse ishte atmosferё qesharake.
Pse Dalip gjithё kёto sulme kur nuk tё kam bёrё asnjё tё keqe dhe kjo nuk ёshtё hera e parё. Ti je autor fantazёm (ghost writer) i shumё shkrimeve tё tjera.

Sa pёr replikat e mia me tё tjerёt nuk duhet tё jetё shqetёsim pёr ju.
Je specialist me qit gurin dhe me fsheh dorёn dhe me vra njerёzit moralisht nga pusitё tua. Ju jeni i vetmi shqiptar nё botё qё shkruani e flisni publikisht pёr çёshtjet e mia ekonomike, thua se ju jeni kontabilisti (accountant) im.

Vajton si qyqja kep mё kep pёr borxhet e mia.
O Dalip qyqja, mos vajto kot. Nuk i kam borxh asnjё shqiptari dhe asnjё tё huaji asnjё dollarё. Unё dhe Familja ime kemi kontribuar pёr vendlindjen tonё jo mё pak se 150.000 (njёqind e pesёdhjetё mijё dollarё), kryesisht pёr shkolla, pёr kulturё, pёr shёndetsi, pёr infrastrukturё, pёr kisha, bile edhe pёr xhaminё e Dinoshёs kemi dhёnё kontribut financiar para 40 vjetёsh.

Pusho pak, ule lopatёn se po tё mbarohet balta! Ty tё vjen keq pse e kam botuar librin e Makensen Bungos pёr Abaz Kupin. E kam botuar pёr t’i bёrё nder Ramiz Danit dhe Ndrec Gjergjit. Ata e kanё dashur e nderuar Abaz Kupin mё shumё se kushdo tjetёr. Pse e pёrbuz nderimin e tyre pёr Abaz Kupin? Autori i kёtij libri Makansen Bungo nuk ёshtё Julian Emery por jo tё gjithe veprat janё njёsoj. Ju siguroj se Ramiz Dani dhe Ndrec Gjergji e botuan kёtё libёr pёr qёllime tё mira. Mё pёrpara vajtuat pse e ribotova shkrimin e Ali Podrimёs pёr Katedralen Nёnё Tereza nё Prishtinё. Nuk e botova pse ishte emri im aty, por e botova pёr t’ia bёrё tё ditur botёs shqiptare nё Amerikё, respektin e Ali Podrimёs pёr Nёnёn Tereze.

Nuk kisha nevojё tё njihem pёr njё fjali nё shkrimin e Ali Podrimёs, sepse kam pasё lidhje personale me Nёnёn Tereze mё shumё se asnjё shqiptar tjetёr nё Amerikё. Kёtё e dinё tё gjithё. Nga ana tjetёr, Familja Gjonlekaj ka dhёnё deri tani 75.000 dollarё pёr ndёrtimin e Katedrales Nёnё Tereza nё Prishtinё, dhe sipas premtimit tё dhёnё duhet tё japim edhe 25.000 tё tjera. Ali Podrimja ka folur e shkruar mё shumё se asnjё shqiptar tjetёr pёr ndёrtimin e asaj Katedrale.

Dalipi mё quan “dele e zezё”. Ç’tё keqe ka delja e zezё? Ajo s’ka faj pse ёshtё e zezё. Zoti e ka dhёnё tё zezё. Por kjo tregon se Ju jeni racist. Nuk ёshtё mirё me qenё racist. Bile ёshtё mёkat i madh.

Kёtu nё Shtetet e Bashkuara racistёt nuk nderohen.Janё shumё tё pёrbuzur nё kёte shoqёri. Racizmi ёshtё sёmundje patologjike.
Dalip Greca pohon se kёto muajt e fundit kanё hyrё nё “Vatёr” 47 shqiptarё nga Kosova dhe Mali i Zi. Nё çdo numёr tё gazetёs botohet rregullisht emri i tё gjithё funksionarёve tё “Vatrёs” dhe “Diellit”.

Dalip pse nuk figuron emri i asnjё shqiptari nga Mali i Zi? Nё faqen dy tё gazetёs “Dielli” botohet rregullisht emri i 40-tё vetave.
Asnjё shqiptar nga Mali i Zi. Pse? Pse ata pёrbuzen nga “Vatra” sot? Disa krerё tё “Vatrёs” punuan natё e ditё pёr shpёrnguljen masive tё shqiptarёve nga trojet e tyre nё Mal tё Zi, nё fund tё viteve ‘60 dhe nё fillim tё viteve ‘70.

Kёtё punё e bёnin disa anёtarё tё partisё shqiptare fashiste Blloku Kombёtar Indipendentё nё Romё. Edhe Unё kalova para 42 vjetёsh nёpёr filterin e tyre, bile ngulnin kёmbё pёr tё mё tretur nё Australi. Nё asnjё mёnyrё nё Amerikё, sepse pikpamjet e mia pёr Kosovёn nuk ishin dakord me pikpamjet e tyre.

Dhe kusht pёr tё mё lejuar ardhjen nё Amerikё ishte hyrja ime nё partinё e tyre fashiste.Ky grup kishte lidhje tё drejtpёrdrejtё me zyrat e Jugosllavisё dhe tё Malit te Zi pёr largimin masiv tё shqiptarёve nga trojet e tyre.

Sot trojet shqiptare nё Mal tё Zi janё tё shkreta, bile po kolonizohen pёr ditё nga sllavёt e Ballkanit.
E pёrsёris edhe njёherё se tё gjithё kёtё kokёçarje e fillova me qёllim tё mirё pёr shpёtimin dhe riorganizimin e vёrtetё tё Vatrёs dhe jo pёr ndonjё arsye tjetёr.

Njё fjalё e urtё amerikane thotё: “Gjёrat e mёdha kurrё nuk shёmben”. (Big things never fell).
Nё shkrimin e kaluar rreth kёtij problemi citova Arthur Liolinin: “Noli e Konica ishin si Shёn Pali e Shёn Pjetri pёr shqiptarёt e Amerikёs”.
“Vatra” e “Dielli” janё trashgimia (legacy) e tyre dhe e shumё patriotёve tё tjerё tё asaj kohe. Kjo trashgimi (legacy) nuk duhet tё shuhet. Mos e harroni porosinё e tyre tё madhe.

Fishta do tё kishte thёnё: Ulu prej fikut zoti Kryetar, mos prit edhe ti si kryetari i mёparshёm me tё largua nga ajo karrike paraliza e pleqёrisё. Merre atё “Kanunore” tё shkret e lexoje. Ajo ёshtё ungjilli i “Vatrёs”.

E ti Dalip Greca mos u bё tellalli i tyre sepse ato punё nuk janё nё kompetencat e tua. Nёse kёrkoj ndihmёn e Drejtёsisё pёr tёrё ato sharje fyerje e kёrcёnime nuk e di sa kanё me tё mbёshtetur shokёt e partisё tek “Vatra”.

Ju ndoshta nuk e dini se Drejtёsia nё Amerikё kushton shumё. Atje nё vendlindjen time nё Malёsi tё Madhe njё fjalё e urtё popullore thotё: “Ç’ka ta bёn koka s’ta bёn tёrё Evropa”.
Dalip ju jeni njё Rasputin i vogёl i Vatrёs dhe i Diellit.

Shёnim: Autori ёshtё ish gazetar i Zёrit tё Amerikёs


Beqir SINA: U shua Dielli
i patriotizmit dhe anikomunizmit nga komunistët në SHBA!

Me partitë tradiconale në Shqipëri, PLL, BKD, BK, dhe Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin Dielli, këtu në SHBA, fillon dhe merr fund, konservatorizmi shqiptar, e djathta dhe nacionalizmi – patriotizmi shqiptarë, idealizmi shqiptar.

Këto fakte të hidhura, nëse i përkthejmë me terma postmodern, ato duhet të jenë për shqiptarët si asete të mëdha të kombit tonë. Pa Federatën PanShqiptare Vatra, dhe Diellin, ku do të ishim!? A do të kishim mbetur ende shqiptarë atdhedashës në vorbullën e ëgër të asimilit shumëkombësh në SHBA!?

Fakti se ne mburremi gjithmonë, kur themi se Vatra e kolosëve të kombit shqiptar Noli, Konica, Pipa etj., luajtën me vetëdije rolin e shtetit amë, kur ai na mungonte. Vatra e dikurshme, me Uillsonin e shpëtoj Shqipërinë nga coptimi, së bashku me patriotët dhe atdhetarët, fisnikët e kombit shqipta.

Më pas partitë tradicionale, që u krijuan në mërgim, mbas ardhjes së komunistve në pushtet, ishin PLL, BKD, BK, së bashku me Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin opozitar antikomunist Dielli, nuk e njohën asnjëherë qeveritë komuniste deri sa komunizmi u kalbëzua përmbrenda dhe vetërrëzua.

Shqiptaro-amerikanët për shumë dekada si patriotë të përkushtuar dhe në mënyrë vullnetare e donin Shqipërinë të lirë dhe demokratike, mike të përjetshme me SHBA dhe Europën Perendimore. Ata kur u arratisën nga Shqipëria e Enver Hoxhës dhe shkuan në Europë, si synim kryesor kishin kampinonin demokracisë botërore ShBA-në, Kanadanë dhe Australinë.

Ato kurrë nuk pushuan për interesat e shtetit amë Kosovës dhe Camerisë, duke luftuar së bashku me forcat e tjera veterane nacionaliste në megrim, të cilët kishin ardhur para tyre, duke bërë aleancë të madhe para flamurit kuq e zi pa yllin komunist, një sakrficë të madhe dhe historike për kombin tonë.

Po ku janë sot idealistët, patriotët e atdhetarët në Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin e saj Dielli! Ato gjenden në fakt në faqet e mureve të Vatrës së vdekur sot, të kthyer celluloid bardh e zi, në zyrat e saj pa frymarrje në Bronx, Neë York.

Në Vatër (Kryesi) sot kanë mbetur shumë pak idealist naiv, ku shumë prej tyre nga mosha dhe dëshpërimi se nuk e panë më kurrë vendlindjen vdiqën… disa të tjerë u larguan për arsye shëndetësore.

Ndërkohë, ata pak vatristë, që kanë mbetur po mundohen të mbajnë gjallë frymën dhe idealet vatrane, si për të treguar se Vatra rron dhe nuk vdes kurrë…

Ata pak pensionistë në moshë të thyer, që kanë mbijetuar aty, nuk “shiten” dhe nuk e lëshojnë kurrë Vatrën, nga se janë idealistë, janë patriot e atdhetar, deri në vdekje. Kurse, vatranët e qetë me vlera reale janë shumë larg shtëpisë pa zot të Vatrës në Nju Jork. Është e cuditshme por dhe një fakt kuptimplotë se pikërisht ky element vërtetë atdhedashës, sot jetojnë dhe ndihmojnë Vatrën, mbajnë gjallë nga Detroiti, Florida e Ëashington!

Dielli sot po vetëshuhet, se nuk ka mbetur as edhe një sa për be, i thonë më shqip. Aty nuk ka më gazetar idealist, patriot dhe atdhetar, qoftë edhe me ndonjë traditë vatrane, përfshirë edhe bashkëpuntorët e Diellit, që ka zgjedhur privatisht editori i sotëm, janë ish gazetarë të ushtrisë popullore proletare të Shqipërisë.

Ku është katandisur Dielli sot?

Sot Dielli si fletushmë familjare i ngjason një llampushke, që ndizet kur i teket partizanëve, të cilët mbas vitit të zi 1991 kanë mbërritur në SHBA. Ai udhëhiqet nga një kryetar aktual Dritan Mishto, i biri i ish-Prokurorit, në kohën e komunizmit, të Partisë Komuniste (Punës) të Shqipërisë. Aty para pak viteve ka nisur te vegjetoj një kryeredakor i ri Diellit Dalip Greca, i cili ka qenë më parë kryeredaktor i gazetës “Shkëndia”, gazetë e Komitetit të Partisë Komuniste (Punës) në rrethit e Lushnjës, deri në vitin 1991.

Dielli pro komunist, ka një Sekretar për Shtypin Dritan Haxhia, i cili bën pjesë në kryesinë e Vatrës. Ai është i biri një këngëtari nga më të njohurit e asaj kohe në Shqipëri, i cili me zemër dhe shpirt i këndoi diktatorit Enver Hoxhës, por që edhe vet ka qenë një ish militant i PS (anëtar i FRESH-it), në “demokraci”. Porter i Vatrës ngjyroset me komunistë të stazhionuar në Shqipëri, midis të cilëve dallohen bashkëpuntorët besnik të partisë, ish oficeri komunist Qemal dhe bashkëshortja e tij Këze Zylo, ish mësuese e partisë.

Gazeta më e vjetër shqiptaro-amerikane Dielli (1912), sot udhëhiqet e drejtohet nga një grup enveristë me miq e familjarë të idealeve komuniste të Partisë së Punës, parti, kjo që ngordhi, por la bijt e saj, të cilët po vazhdojnë rrugën e largqoftit edhe këtu në diasporë. Ata kanë pushtuar me djallëzi shtypin (Diellin) dhe Vatrën e Nolit dhe Konicës. Nëse këto dy korifej të mendimit përparimtar atdhetar shqiptar do të ishin gjallë ato do të kishin bërë vetëvrasje, pse komunizmi shqiptar pushtoi SHBA-në!

Dalipi, punoj më shumë si gackë e mbuluar pr të bërë pushtimin e Vatrës me komunistë të stazhiunuar. Si me urdhër të peshkut na mbiu pa pritur dhe kujtuar një farë Dritan Haxhia, që si u thotë ai shokëve të vet nuk e dinte se ku ishte dera e Vatrës… deri sa me “yzmin” e Dritan Mishtos, tani është caktuar në postin e sekretarit për komunikimin me Median.

“Dielli” i Enver Hoxhës në Vatër (që është bërë sot kopja e gazetës Zëri i Popullit), ka hapur dyert (i ka shqyer ato) edhe për dy bashkpuntorët të ish Sigurimit të Shtetit, kushurirën ose një nga të afërmet e tepelenasit së tyre, Kryepralamentarit Gramoz Ruçi, mbi të cilin rëndoi krimi i vrasjes së katër deshmorëve të demokracisë më 9 prill 1991 në qytetin antikomunist të Shkodrës.

Në Vatër i është dhënë vend të bijës së një ish Kryetarit të Kooperativës dhe Sekretarit të Partisë së Kooperativës Byjqësore, ku ishte Kampi i tmerrshëm i Tepelenës, në kohën e krimeve kolektive, ku vdiqën shumë fëmijë për bukën e gojës, në kampet e internimeve që ngjasonin me kampet e shfarosjes së Maht’hauzenit dhe Aushvicit, gjatë kohës së nazismit gjerman…

Për dy miqët familjarë të kryetarit Dritan Mishto dhe vetëemëruarit kryeredaktori Dalip Greza, Vatra sot ka nepotizëm në afrimet e saj, që bien ndesh me kodin dhe etikën e Federatës në fjalë.

Ata më larguan me “dhunë” mua dhe Mimoza Dajçin, vetëm për të afruar dhe futur në Vatër dhe bashkëpuntorë të organit të saj, Qemalin dhe pseudo gazetaren Këze Zylo, si shpërblim pse ajo kishte shkruar 4 vjet më parë për largimin nga Konsullata, pra nxjerrjen nga puna të diplomatit komunist Mishto.

Afrimi i tyre sikurse është shprehur edhe vetë ish Konsulli deshtak, ka qenë se: “Shoqja ime komuniste Kozeta ( alias Këze) Zylo, ishte e vetmja “gazetare” nga diaspora, që shkroi kundra Edi Ramës, në shkarkimin e Konsullit.” Kjo është ajo që vetë Mishto, ka thënë publikisht (ndaç ta mohojë dhe ndaç pohojë). Kjo është e vërteta, mbasi Dielli nuk mbulohet me shoshë. kKo është vërteta!

Nëse, nuk themi të vërtetën dhe vetëm të vertetën nuk bëjmë gjë tjetër, por veçse pohojmë një fatalitet tonin, se po e humbim Vatrën, dhe Diellin. Të dyja motra e vjetra shqiptaro-amerikane po udhëtojnë të sigurta drejt varrezave të Nju Jorkut, mbasi është pushtuar me kohë nga social komunistët dhe sigurimsat, që mbështetën nga naivët miop.

Vatra në Amerikë, është mbajtur gjallë dhe me dinjitet vetëm nga korrifejt e politikës, letersisë dhe media, partiotët e atdhetarët e flakët, anëtarët e saj luftëtar dhe njerëz që nuk kursyen asgjë, për Federatën dhe atdheun e tyre për shumë dekada në mërgim.

Vatrës, tani i duhet reforma e pastrimit sa më parë nga mostrat e diktaturës komuniste. Vatra duhet të jetë një shtëpi apo vatër e ngrohtë për të gjithë patriotët shqiptarë dhe jo për vemjet e diktaturës komuniste, atyre që deri dje e kishin halë në sy Federatën Panshqiptare…

Dërguar për publikim nga Agim Murati