VARRI I PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA SI MOLLË SHERRI MIDIS PARTIVE?!

0
474
Varri i Dr. Ibrahim Rugova

Nga Binak MAXHARRAJ

Në prag të koalicioneve parazgjedhore, jeta politike i përngjan një zgjoi bletësh, secili del nga foleja për te kërkuar partner, qoftë parazgjedhor apo paszgjedhor. Këtë e bëjnë së disa parrti te vogle këkojnë strehim te ndonjë parti pak me madhe nga friga se zgjedhjet do te ua humbasin farën.

Përderisa Partia e Pronto mafisë ka mbëtë në izolim të hekurt e rrethueme nga te gjitha anët me fijat të kuqe te hekurta, debatet dhe bisedat më të shpeshëta kohët e fundit po behën për një koalicion parazgjedhor midis opozitës LDK-së dhe LVV-je. U banë takime, propozime, dolën se jemi afër, por qe edhe nuk jemi afër për një koalicion të madh i cili do te shpetonte Kosovën nga këthedrat e Pronto mafisë e cila ka kapë, zapu Shtetin me ushujzen e vetë kriminele SHIK.

Por ajo së çka është më e dhmbshmë, jo toleruese, skandaloze dhe shumë e turpshme është futja e varrit te Presidentit historik Ibrahim Rugova në lojën për arrijtën e një koalicioni midis këtyre partive. Kjo është pritë me rizgjedhjën ”demokratike” e antirugovistit më të përbetuar ne kreun e LDK Isa Mustafës. Kjo garda e vjetët e cila hiq nuk është më e mirë se sa Pronto mafia, për t’i ruajtur pozita e veta ne kapjen shumëvjeçare të LDK, qetë edhe kësao farë spicash apo pykash së nuk duhet ba koalicion më LVV sepse lideri i sajë Albin Kurti nuk e ka vizituar asnjëherë varrin e Ibrahim Rugovës.

Më i zëshme dhe me i porosituri për këtë punë ishte Lutfi Haziri i cili edhe është i njohur më miqesin e tij më Porto mafinë, i cili edhe ne bazë të kësaj miqesije edhe eshtë ba njeri nderë pasaniket me të medhënjë të LDK qe nuk ua lëshon rrugën as atyre te PDK. Ky harifi nuk përton qe te përserit si papagalli se nuk bajmë koalicion me LVV sepse ata nuk e vizitojnë dhe përkulën pranë varrit te Ibrahim Rugovës. Kjo është punë shtrigash. Çfarë kuptimi do te kishte një non sens i tillë edhe sikur LVV do të thoshte se se paria e plakur e LDK nuk e viziton varrin e Adem Demaçit.

Presidenti historik Ibrahim Rugova është ikonë e Kosovës, është vlerë kombëtare, i cili dha shumë deri ne vdekje për lirin e Kosovës, i cili e qojë Kosovën deri ne skutat më të largëta te cilat nuk dinin se ku është Kosova. I tregoi botës se në Kosovë jeton një popull i mirë,i dashur, i respektueshëm i cili i është nenshtruar në gjenocidi të parapar deri në zhdukje dhe i cili duhet të mbrohet. Dhe bota e kuptoi,veproi dhe ia solli lirinë Kosovës. Kurse sot loja midis qafirave të tipit të Lutfi Hazirit me shokët e molisur nga mosha, nuk përkon me asgjë veç më ndonjë budallek të llojit të vetë.

PO,hiq nuk është e rendesishme se a vizitohet varri i Rugovës apo ai i Demaçit, më rëndësi e koalicionit LDK dhe LVV është një çështje tjetër madhore për shtetin qe të hiqet qafe Pronto mafija nga kapja e shtetit. Ai i cili e luaj lojën e varreve vetem shtinë molla sherri midis këtyre dy partive duke ia ba argatin dreqit. Koalicioni nuk bëhët për varre, por për një bashkëpunim, për ide dhe programe për nje qeverisje më të mirë, për një zhvillim më te hovshëm ekonomik dhe punësim më te madh, për nje aresim dhe shendetesi të mirfillët.

Nga ana tjëtër edhe i arratisuri dhe rebeli i dikurshëm pas kaq shumë vite gjoja paska deklaru se LVV nuk e paska lënë (pa e përmendë asnjë emer) të shkojë të bëjë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova. Kjo deklarat e rrebelit dhe pro Devollve, nuk mund të jetë e vertet, është një non sens dhe rrenë e këtijë prijesi te kaçakeve te dikurshëm te arratisur nga LVV.

Vizitat, homazhet dhe përulja pranë varreve është një shenjë respekti ndaj njeriut qe e viziton, ajo mund te jetë edhe vizitë private e çdo njerit qe te vizitoi varrin e kujdo çoftë dhe se akush nuk ka të drejtë qe dikujtë te ia ndaloj të bëjë një gjë të këtillë. Edhe Presidenti i jonë Hashim Thaçi e ka vizituar jo me deshirë dhe zemer të hapur varrin e Ibrahim Rugovës, sepse të vizitohet dhe te perulët para varrit te ikone se kombit nga ana e Hashim Thaçit i cili dikur e mbante ne grykë te pushkës është vetem një mashtrim e mbshtjellë me velat e histerisë se tij. Ai me me deshirë, pa e shty askush i viziton varret e shkijeve te cilet na vranë na gjymtuan si populli. Shkon perulët te permendorja e atyre ku shkruan se këta ishin viktima te terroristeve shqiptar. E krejtë kjo nuk ishte e rëndësishme për Presidentin e Thaçi. Shumë e çuditeshme qe “terorristi” t’i përkuët viktimes.