VARGJET E SHPIRTIT

0
2114
Blerina Pëllumbi

Poetja Blerina Pëllumbi ka lindur dhe rritur ne Korçe, ka mbaruar studimet e larta per mesuesi, eshte nene e dy femijeve, ka disa vite qe punon dhe jeton ne Tiranë.
Blerina ka botuar nji liber mjaft interesant, ai titullohet “LOTET E NJE GRUAJE“.

Poetja duke perjetuar realitetin e gruas shqiptare, jo ne pake raste e dhunuar, ajo e ka shprehur ne vargjet e saj, plot dhimje, po edhe me nji optimizem per nji te ardhme ma te emancipuar. Blerina ka gati per botim librin tjeter, po pret ndonji sponsor, pasi krijuesit jo pak ndeshen me vishtirësitë ekonomike.

Poetja ka zgjedhur disa nga krijimet e saj, qe t’i publikojë ne gazeten “Fjala e lirë”. I uroj asaj suksese dhe bashkepunim te mbare me gazeten.

/Gjin Musa, gazetar.


Muzgu

Ti muzg qe thyesh ne mbremje
Dhe mbytesh ne detin e gjere
Harohesh leshuar mbi yje
Ve ne gjume token dhe pyje
Mes afshesh aromash hyjnore
Mbulon ti token e gjere
Spektakel zemre kerkoje
Tek mbysje dhe djellin me hene
Humbasin ne syte e tu
Sa e sa njerez, dashuruar
Ne muzg puthen shpirtrat ne buze
Disa i pergjerohen zotit vetmuar
Si jeta lind edhe vdes
Ashtu vdes nje muzg perenduar
Ne krahet e nje nate pagjume
Mes yjesh muzgore leshuar

Lot Shiu

U dashurove shume me shiun
Ashtu ne nje nate pa hene
Ca pika i kapje dhe luaje
Veç henen kerkoje dhe qaje
Sa shume shi leshoi vet qielli
Ne zemer te hyri dhe djelli
Nga shpirti buronin ngadale
Smeralde mbi lekuren e bardhe
Syte kerkonin veç yje
Mes shiut qe rezonte dhe pyje
Sa shume dashurove ti shiun
U plake dhe prap e kerkoje
Smeraldet me shije te kripur
I mbaje si yje kurore

O zot sa te kam pritur

Buzeqeshjen rembyer haruar ne dhimbje
Koha ma mori ashtu tek po lindte
Syte shkrepetinin ne rinine harruar
Ashtu neper endra dashurine kaleruar
Vetem djellit i qeshja e mbaja ne krah
Dhe prap buzeqeshja me dhimbjen perkrah
Haroja te ecja me ca tokesore
Vec zotin kerkoja te me merte ne dore
Vec dhimbje me fali ne jeten e shkrete
Shpirtin sec ma mbushi me nje tjeter jete
Gjej ne ate shpirt nje femije te paritur
Qe belbezon me ze “O zot sa te kam pritur

Violinë vetmie

Nje violine e hedhur ne bregun e detit dallgeshume
Gjemon si klithme pulebardhe
Dridhet nje dore haruar ne muzgjet ku djelli
veç humb
Varet atje si lavjeres nje diell nen tinguj
violine
Vetmi, violine e haruar ne dimra
Sa, shpejt harove te flije, si pulebardhe
shtegtoje ne dimra
Kerkoje veç yje qe zhyten ne detin
haruar
Ashtu te vetmuar veç çmallen
Nen tinguj violine vetmuar

B. Pellumbi 22/6/2016