“Vargje të Moçme për ditë të Sotme”

0
1041
Ejll Miculi

Duke shfletuar liberin e poetit “Ejell Miculi”

Miku i mire kur do te kujtojë, te nderon duke te dhuruar nji liber, keshtu veproj edhe poeti Ejell Miculi, pata kenaqesi kur ne poste gjeta ate zarfe me mbishkrimin e z. Miculi.

Autori i bene nji ekspoze liberit te tije, aje tregon se qe ne feminin teme te hershme kisha deshiren te shkruaja poezi, ky ishte hobi im.

Disi me dhimbje ai thotë: megjithate, asnjihere nuk kam tentue botimin e tyne e tashma shumica e krijimeve te mija kane humbe, kane mbete vetem disa qe jane memorizue ne mendjen teme e qe jane pa interes per lexuesin. Z. Miculi perfundimisht viteve te fundit krijon, krijime qe pasqyrojn realitetin e diteve qe po perjetojme.

Diku lexoje ne parathanje keto reshta mjafte domethanes: Nuk e di sa ja kam arrite qellimit. Por nuk kam si te mos ja rikujtoj lexuesit demostratat dhe mitingjet e rinise dhe te gjithe popullit ne vitet 90, si dhe thirrjet e saj, “E duem Shqipnine si gjithe Europa”. Jemi nji cope e Europes dhe duem te jemi ne Europe, Pike.

Jemi Europiane, jo Kineze, Ruse, Arabe apo Turq… autori nuk e lene pa e politizuar librin e tij, ndjene nji tradheti ndaj ishe Presidentit Sali Berisha.

Ja si shprehet:
Presidenti i tradhetise demokratike Sali Berisha, siç e pat quajt dikush, pa aprovimin e parlamentit shqiptar, niset per Arabi, “Shqiperia ka deshiren e madhe, te etshme per t’u fute ne shtet islamik”::: Hapu toke!!!!!Po nuk u heshte! Doli nji prift, te cilin e quanin SIMON JUBANI, AI THERRET ME TE MADHE, TRADHETI, TRADHETI…

Presidenti ne Arabi ka marre me vete nji katolik,zevendesministrin e jashtem Mehill Markun, bile ai ashte edhe kryetari i delegacionit Shqiptare, do qe te firmose aktin e tradhetise nji katolik. Po ai asht vertet nji diplomat i kohes, asht nji djale fisnik, i pakorruptueshem, nuk asht prej atyre qe tradhettojne, jo, jo.

Po ja sie quan poetin z. Miculi:

Poeti
Poet te jem e dyshoj se se kam aftesi
Fjale e madhe fjala poet
Diku perkedhel e puthe me ambelsi
Diku tjeter vargu i tij si plumbi vret…

Ne parathanje autori shtjellon me vertetesi ngjarjet qe u rrokollisen ne vitet e “Demokracis”.
Ne politiken injorante shqiptare shohim te misherohet politika e tyne e vjeter. Se shqiptaret jane muslimane, athere prej Matit ne Vermosh qe asht katolike nuk asht shqiptare. Poo jugu ortodokes i Shqipnise ça asht? Grek?
Poeti Miculi eshte i gjithanshem ne krijimet e tija, ju shkruan legjendave te luftes, bukurisë alpine te Vermoshit, vajzave rinore, po nji krijim prekes ashte ai qe eshte titulluar THYESVE TE KRYQEVE.

Ne ate Bushat ne kryebushat
jane çue hijet mahlugat
si t’pabese e naten per hane
turp e marre vetit tuj lane.
Kryqet ne kodra me i sharrue
per toke kryqet i kane rrezue
Kryqja e Krishtit mos ju ndimofte!
e mara ne shtepi kurre mos ju qofte!
Mos ju lindte kurr djale ne voter!
Mos paçi vlla as mos paçi moter!
Ne trup semundja mos me ju nda
Ju shofte moti gjithmone tu qa…

Miculi shfryn dufin e pa drejtesis dhe persekutimit te fese dhe te meshtareve qe u flijuan ne emer te JezuKrishtit.

Ne fundin e parathanjes z.Miculi ju drejtohet lexueseve me keto fjale.
Laxues i dashtun i shkrova keto pak rreshta per te denoncue me forc tradhtine e politikes, politiken e shitun dhe te korruptueme, denancim qe do ta gjesh me force edhe ne permbajtjen e nji pjese te mire te vargjeve te mia.
Vargjet e mia i kendojne edhe heronjve. Atyne qe u perleshen e derdhen gjakun e tyne, kunder tradhtetise, injorances e erresines. Atyne qe krijuan dhe mbrojten atdheun.
Lavdia asht e tyne,
Kjo asht arma ime per ti dale zot races, fisit dhe kombit tem.

Pregaditi per botim Gjin Musa, gazetar.