VARGJE: Të dashur maskarenj, mos e shpëtoni atë që rivrau Ibrahimin

0
522
Henri Çili

Dita.al, 29 shkurt 2020

Arben DukaArben Duka

Ekrani të bën të njohur,
por asnjë gram më të ditur,
sot ky takëmi me çila,
Zot, sa na janë neveritur!

Subjekt të përsosur humori,
Unë Çilin gjithmonë e kam parë,
Por sot si sekser po shkëlqeka,
Dhe qenka vërtet i paparë!

Mua më dukej si Shvejku,
portreti i tij prej fakiri,
por nën atë petk pafajësie,
Na fshihej ky tjetri, vampiri

I kam kushtuar shumë vargje,
të gjitha dot s’i kujtojmë,
Para shumë vitesh kam shkruar:
“Ne sot, në kohë Çilash jetojmë!”

Dëshmorit Ibrahim Basha,
Poemë dhe libër i kam kushtuar,
“Lobimi” për vrasësin e tij,
më ka shokuar, shokuar, shokuar!

Unë Henrin sot nuk e shoh,
aspak në rol të lapërdharit,
po si personifikim i së keqes,
pjesëtar i “grupit të zjarrit”!

Nuk është “analisti” i vetëm,
pa vlera dhe pa ideale,
këta legena punojnë,
veç për interesa personale.

Ata janë të kudondodhur,
në pritje ambasadash e karnavale,
në protokollin e shtetit,
e në çdo darkë presidenciale!

E thamë në strofën e parë,
ekrani është vërtetë i magjishëm,
saqë dhe kokrrën e legenit,
e bën individ të rëndësishëm!

Ata ndërhyjnë kudo dhe kurdo,
ku ka para dhe asete të tjera,
dhe kështu duke rrjepur dynjanë,
pa sforcim janë bërë milionera!

Ata kanë ndikim të paligjshëm,
në presidencë dhe në qeveri,
duke i menduar vërtet të rëndësishëm,
u’a mbarojnë punët me magji!

Çili u kap në flagrancë,
e tradhtoi fati i gjorë,
Donte ky mostër “kapitaliste”,
Një milionë euro me një dorë!

Në shërbim të një krimineli,
drejtësia e kapi mat,
po sa ndërhyrje të tjera ka bërë,
për të mbajtur në këmbë një universitet privat?

Në një hetim të thelluar,
do dalin hynere akoma,
Për mua nuk ka diskutim
që Çili shet edhe diploma!

Braktisi Berishën, u lidh me Ramën,
se rrugën e kish plot me fate,
për llogari të Çilit u mbyllën,
plot universitete private

Mos e mendoni peshk të vogël,
është peshkaqen nga të mëdhenjtë,
ndaj besoj që për ta shpëtuar,
do hidhen në sulm maskarenjtë!

Duhet të vihen në shtyllën e turpit,
Çili dhe Çilat e tjerë,
që veç butaforisë e lëpirjes
nuk kanë as vepër, as vlerë!

Universiteti i famshëm,
duhet të mbyllet garant,
Ose qindra vajza dhe djem,
Do diplomohen nga një trafikant!

Ibrahimin-djalë tridhjetë vjeçar,
Naim Çili e vrau përsëri,
se mbi gjakun e tij të pastër,
do merrte super pasuri!

Natyrisht që pa fund e urrej,
gjithë poshtërsinë e Naimit,
se jam i rreshtuar këtej,
në krahun e dëshmor Ibrahimit!

Duhet të ecim përpara,
dhe pse e keqja na ka lodhur,
Ky bari i keq i çilërisë,
gjer në rrënjë duhet korrur!