Vargje poetike nga Thomaidha

0
1788

Thomaidha Tanuçi Cullufe

Më dërgo një shkronjë
e do ta bëj fjalë,
të pushtojë heshtjet,
që zaptuan shpirtin.
Më dërgo një fjalë
se do ta bëj varg,
ku jetojnë
lajthitjet,
lajthitjet dhe marritë.
Më dërgo një varg,
ta bëj poezi,
ku martirizohet
koha me dëshirë.
Më dërgo një poezi
se do ta bëj prekje
dhe,
kur ty
të të pushtojë
dëshira
për t’ia mbathur…
ta bëj dashuri.

Ti vjen me aromë deti,
unë me ngjyrë mjelme,
dy shpirtra të lirë
që vrapojnë nga dashuria;
unë lë flokët degëve,
ti var puthje si qershia,
deri në dehje
më thua:
“Kë do më shumë
erën apo shiun
shiun apo mua?”
“Ty kur puthur të ka era
dhe lagur shiu të ka!”
By me

Në oborrin tim,
nuk ka qiell fare,
ka veç gur e mur,
nuk ka as dritare.
Ne oborin tim,
nuk ka lule fare,
ka veç rrënjë e drunj,
të parritur fare.
Në oborrin tim,
nuk ka shtëpi fare,
ka vetëm ca shkallë,
që nuk duken fare.
Në oborrin tim,
nuk ka oborr fare,
nuk ka as shtëpi,
nuk ka as dritare.
Nuk ka asnjë stinë,
kanë ikur përfare.
Në oborrin tim,
me ca sy dhe flokë,
që ecën pa këmbë,
që është vetëm kokë

Frymë si më le pa frymë?!

Në mëngjesin e ditës sime vdisja,
në tëndin zgjimin ringjallesha
që të isha gjallë për ty;
e nëse ti kishe vdekur pa mua,
të të jepja frymën time;
e nëse nuk kishe më jetë,
të të jepja jetën time.

Më shfaqeshe si një vegim pa emër,
më shfaqeshe si emër pa emër,
me shtigje të pakalueshme për frymën time;
dhe në çast vdiste përsëri fryma,
shpirti, jeta ime;
vdisnin pak nga pak,
në shtigjet e pakalueshme,
në shkretëtirën e thatë,
në rrugën e mundimshme
për të ardhur tek ti,
në rrugën ku jeta vdes,
në rrugën ku vdekja ngjallet,
për të vdekur një ditë përgjithnjë
apo për t’u ngjallur,
nga lëngu i puthjeve të tua.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar