Dea Halimi
Paqe do të thotë cicërima e zogut miturak
Në fluturim hapësirës nga dega e mollës
Në ardhje e shkuarje qiellit të kaltër të shkollës,
Deri te abeceja e shkruar në shuplakë.
Paqe është qielli me plot pëllumba në pemë
Është njëra degë e lulëzuar e tjetri rremb
E zgjuar në udhëtim të pafund kudo gjithësisë
Me pije të ëmbël në zemër të mirësisë
Me zëra të hareshëm në të gjitha gjuhë në botë
Me dashurinë e lumturinë e secilit nga thotë
Të dua nënë motër vëlla e ti që e kalon jallinë
Në fustan të blertë me kalli qëndisur pavarësinë.
Paqe është ajo që flet lirinë në gjuhë të vet
Është motra me të vëllain e vogël
Kaq të vogël sa një mollë sa një gogël
E merr për dore e del të shëtisë në qytet.
Kthen pak në ëmbëltore e në bibliotekë pak
Marrin libër të ri e aty lexojnë rrëfime dashurie
Për fëmijët pa dallim race e gjuhe e etnie
Në kopshtin e botës në një valle me bistakë.